top of page

Për vëllain tonë të shtrenjtë, Ilirjan Zhiti...




Visar Zhiti

Për vëllain tonë të shtrenjtë, Ilirjan Zhiti,

për shuarjen e tij që s’e prisnim, këto ditë kam patur ngushëllime tê shumta, nga larg dhe afër, takime

e biseda, mesazhe e statuse e imazhe, etj.

I falenderoj të gjithë me zemër një për një,

edhe për vleresimet e kujtimet me të si mik të mirë e atdhetar, - kështu shkruajnë, - por dhe dashamirës të pandarë të librit.

Do të doja t’i dëgjoja ende, duke pirë kafet

së bashku e mbase do të tregoja dhe unë diçka që më ka bërë përshtypje, teksa endesha rrugëve, larg, duke vazhduar me mend bisedat e pambaruara me Ilirjanin tim: ndanë një kishe amerikane, jashtë, kisha parë një bibliotekë të vogël, në fakt një si arkë metalike të mbushur me libra, pa çelës, ku shkruhej se mund ta merrje njërin e ta sillje prapë. Kushdo që të ishe, i atyshëm, i panjohur, që mbase s’kthehëshe kurrë. Sa marrëdhënie njerëzore gjithë respekt për tjetrin, edhe pa pranitë! Dhe po mendoja se dhe jeta ngjan, ja ashtu si një libër që na i japin me dëshirë për ta lexuar e që duhet ta kthejmë.

Dhe Ilirjani ka shumë libra, jo vetëm të trashëguara, blinte dhe kur ishte gjimnazist, edhe punëtor krahu, më sillte dhe mua në burg, çdo libër të ri, edhe kur u bë zyrtar e shtonte bibliotekën, edhe së voni... shumë libra, shumë jetë.

Lexonte me ëndje dhe i pëlqente të shkruante atë të tijin. Vargje, sentenza... Libri i jetës së Ilirjanit është puna dhe nderi, sakrificat për familjen, rritjen

e shëndetshme të fëmijëve, por dhe përkushtimi i tij qytetar. Dhe e ktheu të pastër, me shënime të vlefshme për ne, e me porosira... duke e bërë më të dashur dhe për ata që e njohën.

Mirënjohës juve,

Visari

109 views0 comments

1 Comment


Ngushëllime Familjes! Lexuesve, Poezisë..! A ISHA UNË NJË ËNDËRR ?!

A isha unë një ëndërr,

a Zoti pa një ëndërr,

që ishte

Jeta ime !?

Ilirjan Zhiti: Zili do ta kisha dhe një murg.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page