top of page

Për Nënën, Zyshen dhe Gjyshen shembëllore Drita Tushen...


Pirro Minella Millona

DEDIKUAR MESUESES TE MREKULLUESHME DRITA TUSHE!!


.."Per mua je Nena Drita, gjitonja ime e bukur, Zyshe Drita dhe Gjyshe gjithmone e bukur Drita, si ke emrin ashtu ke je edhe tani..."!!!

...Nje zile celulari i Doles dhe zeri i saj: -Pirro, ka ardhur ish mesuesja jote Drita, gjitonja jone. Nuk e zgjata me nje fryme arrita ne shtepi, e mora per krahu dhe u ulem tek :Ego" lokali ne zonen tone te lagjes. Prane kam Zonjen Finike te paperkulen, te re gjithmone ne shpirt Driten. -Ne kemi lidhje te vjetra te farketuara nder vite, une do te te therras si dikur ne Pallatin 23 atje ne Lagjen "18 Shtatori" Gjirokaster. Me lejo te derdh ketu kujtimet tona te perbashketa qe kemi per rreth 57 vjet, qe na ndjekin te dyve. Kam ardhur cilimi dhe ne syte e tu Nena Drita jemi rritur dhe ne. Do te te them dicka qe e kam te fiksuar. I pelqeje ngjyrat e ndezura. Te mbaj mend me nje fund ngjyre tulle dhe nje bluze po rreth asaj ngjyre, apo e kam gabim??!! Tundi koken ne shenje miratimi dhe buzeqeshja ju shtua ne ate fytyre qe vetem buzeqeshje dhuron. -Ah po harrova, i mbaj mend edhe kepucet ngjyre bezhe ate ngjyre e kishe te preferuar. Kur dilnit te dy prej krahu me te paharruarin Tomorr Tushen, ishit cifti me i persosur ne pallatin tone te madh dhe te tere ju ndiqnin me veshtrim deri sa merrnit kthesen tek qoshja e pallatit. -Edhe nje fakt interesant mbaj mend Nena Drita. Kur u martua motra jone e madhe Neta,ne mos gabohem ju erdhet e rregulluat si nuse. Nenokja ime tek ju kishte besim. Perseri e shtoi buzeqeshjen. Dhe ketu per rreth 15 vjet perseri jemi gjitone si dikur, shihemi me rradhe, por me vjen mire qe gezon shendet te plote. Ketu mbaroi rrefimi im me nje fryme, sikur kisha frike se mos e harroja, por ja te gjitha keto detaje jane skalitur ne kujtesen time. Morra fryme thelle dhe me miresjellje i thashe Nena Drites, te lutem rrefimi yt, me ben krenar . -Tere jeta ime -filloi me ate energji Zysh Drita- ka qene ne kontributin tim ndaj komunitetit. Kam punuar ne Shkollen "Koto Hoxhi" si mesuese, edhe si sekretare e organizates se Partise. Po keshtu dhe ne forumet e gruas. Nje rast interesant ishte dhe pjesmarja ime ne aksionin e rinise ne Sektorin e Zhames, tek kembet e ures, ka qene dhe Neta jote ne ate aksion.Une shkova ne 10 diteshin e fundit dhe erdhem me Flamurin e Komitetit Qendror te Rinise, Po- i thashe une e mbaj mend qe nisja u be nga oborri i Shkolles "Koto Hoxhit" kurse ardhaj juaj u be ceremoniale ne Sheshin "Cerciz Topulli" -Nje fakt intersant tha Zyshe Drita, Kur u afruam afer Tepelenes kishte dale dikush nga ana e organeve drejtuese te Gjirokastres dhe na thane te rrime rreth nje ore aty, sa te rregullohej sheshi per pritjen e madhe. Ishte Porosia e Sevo Tarifes. Kam punuar shume ne drejtim te emacipimit te grave sidomos ne fshat. Nuk kam lene fshat paa kaluar per keto probleme. Kam marre edhe nje dekorate nga Kuvendi Popullor. Kam mbaruar Universitetin Dega Histori Filologji, ne fakt e kam bere ne Gjirokaster, por qe varej nga Instituti i Larte Pedagogjik Shkoder.. Ne vitet 1973 1983 kam punuar si Drejtoreshe e Shtepise se Pionerit. Kam marre pjese 3 here ne Kongresin e Grave, si e deleguar e Rrethit Gjirokaster. Kuvendi Popullor me ka dekoruar me dy medalje, nje ate te medaljes te punes dhe nje "Naim Frasheri" E the bukur me Tomorrin perbenim nje cift itelektual te bukur. Edhe Tomorri ka nje karrire interesante. ka qene i pari Drejtor i pare i Shkolles Pedagogjike " Pandeli Sotiri" per rreth 10 vjet dhe pastaj me hapjen e Shkolles se Mesme Industriale edhe ketu per rreth 10 vjet drejtori i pare. -Ti ke qene per ne, Nene Drita, kuptohet sa mire ndiheshin femijet e tu: -Po - Pirro- vazhdoi Nene Drita, Vojsava vajza e madhe mbaroi inxinjere kimiste dhe ka qene dhe Drejtore e Fabrikes Duhanit Gjirokaster deri ne 1990, pastaj ne Ministrine e Ekonomise. Dhe dy capat e Vojsaves, e madhja doktoreshe gjinokologe, e vogla inxhinjere ndertimi me specializimet jashte si ne Suedi, pastaj inxhinjere ambenti dhe tani punon ne nje organizate Gezimi djali i dyti nga femijet i doli ushtarake ne radiollokacion, pastaj dhe Inxhinjeri Elektrik. -Po-nderhyra -une, u emerua ne Shijak se e kam takuar ne ato sherbimete mia ne tere territorin. - Djali i Gezimit per ekonomist me specialisme jashte shtetit tani mbron doktoraturen ne Amerike. Vajza ka mbaruar finance me master ne Paris dhe punon ne nje kooporate amerikane ne Paris. Drini djali. i treti nga femijet, ka mbaruar inxhinjeri ndertimi ka punuar dhe ne Drejtorine e Policise Ndertimore ne Gjirokaster dhe ketu ne Tirane me vone Vajza e Drinit femija e pare ka mbaruar farmaci tek "Zonja e Keshillit te Mire" Djali eshte i vogel dhe eshte xnenes ekselence deri tani. -Nene Drita une e di qe leximi eshte pjese e jetes tuaj . Nuk fle gjume pa mbaruar ate "norme " ditore, Te pakten keshtu e kam informacionin. -Nuk gabon ti jo- ma kthehu, informacioni eshte i sakte tek koka, nen jastek ate kam shokun me te mire. Besoj se dhashe nje panorame te qarte per Nenen, Zyshen dhe Gjyshen shembellore Drita Tushen. Kur e percolla deri tek hyrja e saj, qe eshte rreth 50 metra larg meje i thashe: -Nuk eshte takimi i fundit. Te pres te shtunen ne mengjes ta pime kafene te tre, Ju une dhe Dola. -Po me tha kam respekt per Dolen se kam degjuar vec fjale te mira nga mamaja jote Lefteria.... U ndame per sot duke i uruar shendet te plote...


34 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page