top of page

Për një vdekatar


Storie për një vdekatarë

 

Dje e më parë- e di ti

Pa ndërruar dukje fytyra ime,

përveç mimikës si e dashti çasti

Njësoj me retoriken e rebelisë rinore

Ate të fshikullisë për urtim

Njësoj me tonin të ngritur e rrokje zvarritur

Në hartën e gjerë të shpirtit të njeriut

Vura gishtin në copëzën e endërres sate

Në copëzën që endërroje e s’dije

As në ç’vend shtrihej e as ç’fytyrë kishte

Dhe si një kalama nevrik nga bredhjet

Dhe si bërtitës i mendjes kaotike

Të shpija parajsës së copëzës.

Ti, tashmë, tek bëje vrap theqafësh

Drejtë asaj që doje e s’dije portretin e sajë

Se ç’lëndoje pashpirtëshem veten e vocërr

Se ç’e përplasje skajeve të thepinjta

E shpirti të rrënkonte nga përrocka gjaku

Në ç’trajta të pakufijshme do gjetet ky shpirtë i gjorë

Se ç’do rrokulliset kreshtave deri në tragjedi

Ç’blasfemi do bëj tek mohoj urdhër Zoti

Dhe një dite, një dite të dhimbshme

Tek jep grahmën e fundit mbi jastëk

I lë atyre mbi kokën tënde vetëm një fjali

,,Do iki pa të jam ai që desha të jam

Si një meteor i mallkuar pa vendndalje për prehje

Zot, o Zot, si i madh që je

Më fal që cytesha të kam ate që s’mund ta kisha!

Me priu një djalle pa histori të dijtur”

Dhe ikë në boten tjetër me sy të hapur

Tek i jipet homazh përmbi trup të tij:

Lamtumirë, lamtumirë lakmitarë

Të të pranoj Zoti në pakufi të vetë

Si i madh që është, me falje e ledhatime.

Amin!

24 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page