top of page

Për një konceptim gjuhësor më të zgjeruar të zanës si qenie mitologjike gjithëshqiptare


Ruzhdi Stringa

*Ruzhdi Stringa

Është e nevojshme të vëmë në dukje rëndësinë e pranisë së mbetjeve nga lashtësia të disa shfaqeve mitike në zonat gjuhësisht kalimtare të qarkut të El- basanit, andaj biem këtu një trajtim më të gjerë të semantikës fonologjike që mbartin këto elemente.

Toponimia e Shpatit, veçanërisht balada që ende gjallon atje, veç të tjerash, dallohet edhe për mesazhe mitologjiko-gjuhësore që bie nga një e kaluar më se e hershme, mad- je parahistorike. Me vëmendjen e duhur dikton aty vargje që e kanë zanafillën në botën iliro-arbëreshe të kësaj krahine me tradita të lashta atdhetare e kulturore. Gjejmë në këto balada vargje ngarkuar me grimca mendimesh që sjellin deri ne ditët tona jehonën e largët të një koncepti- mi mitologjik të mjedisit, që praktika e mëvonshme e poetëve popullorë artistikisht ia zbehu kuptimin e mirë- filltë duke i lënë vend një rregullimi të veçantë estetik. Prirë nga mendimi se elementi i lashtë origjinar që shënon trashëgimi mitologjike ka rëndësi, veç të tjerave edhe për gjuhësinë, ne zgjodhëm figurën e Zârzës së pari, se ajo zotëron këtu duke nxjerrë krye mbi elementet e tjera burimore dhe së dyti, ajo plotëson më mirë pamjen gjeografiko-etnike të Zanës shqiptare duke e sqaruar çeshtjen mes dukurish gjuhësore, që u bal- lafaquan historikisht. Ajo, Zârza, vjen mes shprehjesh të goditura që i shkojnë vargjeve mirë e bukur, ve- shur mrekullisht me fjalë të përdor- imit bisedor, shqiptohet me nderim e në përputhje të plotë me ecurinë e fonetikës historike të gjuhës shqipe. Muza popullore e përmend atë duke i siguruar një vend të tillë në poezi që të kujton hijen e një perëndeshe pagano-ilire, pjesëtare e denjë në tërësinë e hyjnive të lashtësisë. Nuk synohet këtu shqyrtimi etimologjik i emrit Zâna, për të cilin kanë shfaqur mendime shkencëtarë të shquar , por theksojmë se në vargje të tilla, si: Ngremu bir e ngemu shpirt/ të ftosh Zârzën e sime bije... ose: Kush je ti o ti moj bij / unë jam Zârza e sat bije / ku gjinet Zârza e sime bije... etj , të cilat nuk po i përmendim të gjitha, ajo vjen e përkëdhelur dhe përmen- det ëmbëlsisht duke nënkuptuar se futet hera-herës në brengat e fatin e gjithkujt (le të kujtojmë takimin e Zanave me Mujin në ciklin e kresh- nikëve). Zârza është e aftë t’i shkojë në ndihmë secilit apo secilës, është njëkohësisht një dhe shumë, vjen vetë por edhe e ftojnë. Këto kuptime të përkëdhelisë dhe të hyjnisë së nde- ruar, gjuhësisht i shpreh prapashtesa -z (Zâr-z-a) që “është e lashtë në shqipet se na del te autorët e vjetër’ . Po të hiqet kjo prapashtesë del në pah trajta parësore kalimtare Zâra, që mbijeton akoma edhe në toponimi, duke ruaj- tur hundorësinë në zanoren e thek- suar si dhe rotacizmin, tipar dallues i vonë ky i të folmeve jugore. Pas em- rit të kësaj Zâre që bashkë me të tjera dëshmon lashtësi dhe autoktoni fshihet ndoshta nga kriptopaganët ilirë të këtyre viseve një kult i tërë vendës që i kundërvihet atij të Dianës romake, për të cilën qe ngritur një tempull i njohur diku “...mbi rrugën Egnatia përbri shtegut në lindje të Scampas (Elbasanit)” . Një dukuri e tillë që ruan vlera kulturore e shpirtërore do të shfaqet në Shpat edhe gjatë Mesjetës me kriptokristianizmin karakteristik të kësaj krahine. Duke menduar se përmendëm çka është e nevojshme për këtë shkrim shënojmë që, edhe pse tërthorazi, varianti Zâra vërteton shkencërisht dhe saktëson mirë nga ana gjeografike praninë e Zanës shqiptare kudo në etninë tonë. Ajo nënkupton një shtrirje më të gjerë nëpër krahina të ndryshme, në veri apo në jug të Shkumbinit. Kjo trajtë (Zâra) nuk mund të lindte pa ballafaqimin e çiftit Zana – Zëra, aty në vijëndarjen e dy dialekteve të shqipes. Kështu pra shpjegohet që “...janë përhapun në fillim në zona kufitare jugore pastaj ma në veri dublete fonetike. Nga përpjekja e këtyne dubleteve konkuruese lindën format e kompromisit (kon- taminime); pra nga kontaminimi i formacionit (p.sh.) bana dhe bëra u përftue si rezultat bâra.” Këndej shpjegimet që japin botimet shken- core ose enciklopedike për emrin e Zanës, konceptuar në Veri më gjerë si figurë mitologjike duhen dhënë të shoqëruara jo vetëm me Zërën, që mbart sot në Jug ato funksione të njohura estetike, por edhe me Zârën si hallkë e mesme dialektore, që ka ruajtur deri diku mirë përmbajtjen e vet mitike. Kështu kur shkruhet se “Kulti i Z. më shumë është i njohur në viset e veriut shqiptar; në Jug e në arbëreshët e Italisë e të Greqisë (zëra) njihet me të njejtat tipare, po më e zbehtë” , informacioni enciklopedik ka nevojë të zgjerohet. Për sa thamë më sipër ne mund të plotësojmë dyemërsinë (binomin) Zâna – Zëra, sepse e lënë ashtu del me mangësitë që u munduam t’i vëmë në dukje më lart. Ajo duhet shndërruar në triemërsi (trinom), ku në mes të rrijë Zâra që shfaqet fare natyrshëm si urë që lidh të dyja variantet në një treshe gjuhësore gjithëshqiptare Zâna – Zâra – Zëra, përligjur shkencërisht.


Për vendësimin e Temp- ullit të Dianës (Zanës)


Dijetari shqiptar Eqerem Çabej në “Hylli i dritës” më 1942 duke folur për e kultin e Dianës në Shqipëri citon: “m’u n’afërsi të Partinëvet Kandavët kishin një tempull aq të rëndësishëm të Dianës, saqë ndod- het i shënuar te Tab. Peutingeriana mbi rrugën Egnatia përbri shtegut në Lindje të Scampas (Elbasanit).”

Të lind menjëherë pyetja: Ku ndodhej ky tempull i rëndësishëm ilir e ç’fakte historike, gjeografike e mitologjike mund të sjellim për të provuar qenien e tij në një zonë të hamendësuar ?

Së pari, duke u nisur nga kumti i qartë se tempulli i lashtë ndodhej në toka kandave fare pranë parti- nëve, ne sot mund të vendësojmë këtë truall të lashtë kulti ilir në vija të trasha brenda qarkut tradicional të Elbasanit. Përmendim këtu dy stacionet “Ad Dianam” në rrugën “Egnatia” që u përkisnin kandavëve (sot Babje dhe Spatharë). Partinët, një fis i njohur ilir banonin në krahinat midis Matit e Semanit. Madje ata “...duhet të zotëronin krahinat kra- hinat e Dumresë dhe Darsisë” . Për- ballë tyre nga lindja banonin albanë e kandavë. Meqë tempulli i përkiste kandavëve që dihet se banonin në Luginën e Mesme të Shkumbinit, ne pikërisht këndej duhet të nisemi për të arritur në vendin e kërkuar dmth “mbi rrugën Egnatia përbri shtegut në lindje të Scampas” . Në Babje s’mund të ndodhej tempulli sepse merret si pikë qëndrore e fisit kandav. Parafjala mbi përjashton ndodhjen në vardarin Gogtimë- Shkumbin, megjithëse shumë afër nocionit gjeografik të dëshmisë. Ajo (parafjala mbi) nënkupton me siguri lartësi relievi. Më së miri kushtet e mësipërme të dëshmisë i plotëson Lugina e Gostimës majtas ose djath- tas këtij dikuesi të Shkumbinit, ku ndodhet zona Polis-Shpat me një trashëgimi etnografike e gjuhësore shumë të afërt. Ne praktikisht po të nisemi nga vardari i lartpërmendur ngjitemi në fakt “mbi rrugën Egnatia përbri shtegut në lindje të Skampas (Elbasanit)”.

Së dyti, në të mirë të këtij hamendësimi flet edhe tradita gojore e zonës Polis-Shpat, kandavë këto pas gjase në lashtësi, në të majtë të Shkumbinit, ngjitur me partinë jug- lindorë. Gjuhësisht kjo zonë sot është kalimtare. Në Mesjetë ato bënin pjesë në zotërimet e Gjergj Aranitit, vjehrrit të Skënderbeut dhe tërë krahina, madje edhe më gjerë thirrej Shpatni. Mund të bëhet fjalë në këtë rast për një trashëgimi të lashtë shpatarake. Balada, që gjallon edhe sot e kësaj dite dhe është e përhapur në viset e përmendura më lart plotëson më së miri këtë mendim. Ajo pruri deri në ditët tona elemente të mjaftueshme mitologjike e toponimike interesante që të çojnë me siguri në truallin kult të Djanës kandave, që sipas shumë dijetarëve “...prapa saj fshihet një perëndeshë epihore vendëse” , andaj, më saktë, mund të shprehemi edhe të Zanës kandave. Por emri i kësaj Zane autoktone, regjistruar në antikitet si pjesëtare e panteonit romak nuk del këtu në trajtën e vet origjinare (Zanë), as e risuar sipas ecurisë gjuhësore të toskërishtes (Zërë), por në përputhje të plotë me ndërrimet fonetike në të folmet kalimtare (Zârë), më shpesh edhe e zgjeruar me prapashtesën e lashtë -z (Zârzë) që mbart subjektivizmin eufemistik popullor. Pra, go- jëdhënat e toponimet për Zârën mbi- jetuan më tepër këtu, në krahinën Polis-Shpat, rreth këtij tempulli të lashtë ilir e jo gjetiu, p.sh. në Çermenikë, Kërrabë, Dumre, Myzeqe etj., sepse ndikimi i tij qe më i pranishëm dhe kur humbi krejt funksioni i saj hyjnor, ato mbetën si relike të një ma- teriali origjinar ritual që plotësojnë edhe sot e kësaj dite mendimin mitologjik e folklorik shqiptar. Prania e kësaj Zâre merr gjithashtu rëndësi të veçantë, sepse vërteton gjuhësisht shtrirjen gjithëshiptare të kësaj perëndeshe autoktone në Veri dhe në Jug të trojeve shqiptare.

* Beijing Foreign Studies University School of European Languages Albanian Language Department

31 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page