top of page

PËR GJUHËN SHQIPE!




Ende gabime të rënda gjuhësore në mediat dhe shtëpitë botuese


Nga Skifter Këlliçi


Ish-redaktor gjuhësor, shkrimtar


Prej vitesh, si kolegë të tjerë që merren me gjuhësi, në artikuj të ndryshëm kam trajtuar disa nga problemet e mësipërme, që lidhen me domosdoshmërinë që ta shkruajmë sa më mirë dhe sa më saktë gjuhën tonë amëtare. Po përpiqem përsëri që në këtë punim t’i ngrej ato përsëri, duke shtuar dhe të dhëna të tjera që, mjerisht, dëshmojnë se gabimet gjuhësore po shtohen në shqipen e shkruar dhe radio-televizive.

Vendosja pluralizmit demokratik në Shqipëri pas gati 50 vjetëve të diktatures komuniste, nuk do të thotë që edhe në gjuhën shqipe të vendoset një “pluralizëm demokratik” ashtu si, për fat të keq, e përceptojnë shumë nga mediat e të gjitha ngjyrave, TV-të, si edhe nga shtëpitë botuese në Shqipëri.

Ky bi$im “pluralizmi…gjuhësor”, i cili ka nisur pas vitit 1991, ka sjellë si pasojë që gjuha shqipe, e shkruar dhe e folur në këto institucione, të ketë gabime, të cilat mund të viheshin re gjatë periudhës ‘20-‘40-të, të shekullit të kaluar, kur në Shqipëri ende nuk ishin vendosur normat e drejtshkrimit.

Në këtë shkrim do të ndalem në gabimet më tipike që vihen re në të shtypin shqiptar :


-Mënjanimi thuajse i plotë i kohës së kryer e thjeshtë të mënyrës dëftore të foljes:

”Dje presidenti... ka deklaruar… “, kur duhet shkruar dhe lexuar edhe në mikrofon, ose kamera: ”Dje presidenti... deklaroi…”.

Dhe kjo, sepse e kryera e thjeshtë tregon një veprim të përfunduar plotësisht para $astit të ligjërimit, ose një gjendje, a veprim të kaluar. Kurse e kryera tregon një veprim, a gjendje të kaluar, në mënyre të tillë që rezultatet janë të pranishme edhe në $astet e ligjërimit. (“Fjalor i gjuhës shqipe”, faqe 897,1981). Mendoni për një $ast sikur ky shtrembërim të bëhej normë në veprat letrare!..

Po shkëpus një dialog të shkurtër nga vepra “Përballë pasqyrës së një gruaje” të Kadaresë, (faqe 148).

-Eshtë krej ashtu ,-i thashë

-Bëjnë sikur na kanë harruar, po mendjen e kanë te ne, -_përsëriti ai ngadalë… .

Shkrimtari ynë i madh, si $do shkrimtar tjetër shqiptar, ka përdorur foljet them dhe përsëris në kohën e kryer e thjeshtë, pra ai shkruan: thashë dhe përëriti.

Mendoni sa sa do të qeshnim, sikur Kadareja të shkruante:

-Eshtë krejt ashtu, - i kam thënë.

-Bëjnë sikur na kanë harruar ,por mendjen e kanë te ne, - ka përsëritur ai.


-Zhdukja e pjesëzes “të” në kohën e ardhme e tashme të mënyrës dëftore të foljes:

Do shkojmë…” dhe jo:”Do të shkojmë..,.ose: ”Do e bëjmë…” dhe jo:”Do ta bëjmë..”

Madje edhe në tituj artikujsh!..


-Mënjanimi i trajtës së shquar të emrit ,madje edhe gjatë lakimit:

Makron bisedoi me Putin.”, kur duhet shkruar :”Makroni bisedoi me Putinin.”(Pas parafjalës “me” duhet të përdoret rasa kallzore).


-Përdorimi ndajfoljes “pavarësisht” si parafjalë në rasën rjedhore:

Pavarësisht rezultateve të arritura…”, kur duhet shkruar:”Pavarësisht nga rezultatet e arritura…”.

Ose shkruhet:

“Pavarësisht mungesës sate”, kur duhet shkruar: ”Pavarësisht se ti mungove”.

Ky gabim vjen kryesisht ngaqë përkthyesit prej anglishtes në shqip, ose ata që njohin anglishten, gabojnë në përkthimin e fjalës “despite”, që në anglishte është parafjalë e cila përdoret me gerundin e foljes që ka mbaresën -ing. Por në gjuhën tonë ajo duhet të të përkthet me ndajfoljen “pavarësisht”+ lidhësen ftilluese “se”.


- Përdorimi i gabuar foljes “join” në anglisht gjatë përkthimit të saj në fjali në gjuhën shqipe:

Jo rallë në shtypin e shkruar shohim të shkruhet: “X politikan iu bashkua opinioneve te shprehura nga Y koleg i tij”.

Edhe në kët rast kemi përkthimin mekanik të foljes “join” që do të thotë në shqipe bashkoj, lidh. Ja një shembull i marrë nga “Fjalori anglisht-shqip”, (1999):” To join the navy”-“ Hyj në flotën ushtarake”. Kurse një përkthimin mekanik i kësaj fjalie, (si$ ndodh sot rëndom në shtypin tonë), do të ishte: ”T’i bashkohesh flotës ushtarake”. Ndonëse nga ana morfologjike në këtë rast nuk kemi gabim gjuhësor, duhetv të nënvizojmë se një ndërtim i tillë, me përdorimin e rasës dhanore të trajtës së shkurtër të përemrit “(t)’iu” dhe të emrit, po në këtë rasë, “flotës ushtarake”, nuk është në natyrën e gjuhës sonë.

Duke u kthyer te shembulli i parë i mësipërm, nënvizoj se nuk duhet të shkruhet “X politikan iu bashkua opinioneve të shprehura nga Y koleg i tij”, por: ”X politikan u bashkua, (ose ra dakord, ishte i njëmendjeje ), me opinionet e shprehura nga Y koleg I ij.


- Ne veprat e veta jetëshkrimore Enver Hoxha jo rallë ka shkruar: “Bëj kujdes” në vend që të shkruante :” Kam kujdes”. Dhe kjo, sepse ai është ndikuar nga shprehja në frengjishte “faire attention”.

Me ta përdorur diktatori, një pjesë e madhe e atyre që botonin aso kohe materiale në shtypin e përditshëm, gazetarë a shkrimtarë, zunë ta përdornin shprehjen “bëj kujdes” dhe jo “kam kujdes” e cila vazhdon të përdoret edhe sot, madje edhe në gjuhën e përditshme. Po të pranonim këtë shprehje, atëherë në vend të shprehjes ”Ki mendjen”, duhej të shkruanim: ” Bëj mendjen”, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të përdoret në gjuhën shqipe.


- Në gjuhën juridike tashmë ka nisur të përdoret rëndom emri “ankimim”. Eshtë absurditet qesharak, sepse në gjuhën shqipe kurrsesi nuk mund të përdoren dy prapashtesa të njejta. Pra, nga folja”ankoj”, ( më dendur dhe më saktë përdoret në trajtëv vetvetore- ankohem), me prapashtesën -im krijohet emri foljor “ankim”. Por specialistët tanë të nderuar në fushën juridike, i ngjisin emrit “ankim” të njejtën prapashtesë, me sa duket për të përforcuar edhe më shumë “forcën” e…“ ankimit”(1?). Pra, përdorin termin e ri “ankimim”. Atëherë u dashka të themi dhe shkruajmë “punimim”, “lehtësimim”, “zemërimim”…


- Shkrimi i fjalëve, termave, titujve, emrave të personaliteve të huaja etj., sipas drejtshkrimit të këtyre gjuhëve:

”The Neë York Times”, George Bush, Ollbright…, kur sipas rregullave të drejtshkrimit emrat, titujt dhe emërtimet në gjuhë të huaja duhen shkruar sipas parimit fonetik të gjuhes shqipe,pra, ashtu sic shqiptohen:”Dhe Nju Jork Tajms” , Xhorxh Bush, Ollbrajt…


- Vërshimi pa asnjë arsye të fjalëve të huaja ne media, për të cilat është shkruar vazhdimish, shumica e të cilave zëvendësohen fare mirë me fjalë të gjuhës shqipe, si dhe mosrespektimin e shenjave të pikësimit. Po përmend vetëm një xhevahir të tillë: Fjala “ surprizë” të paktën prej 30 -40 vjetësh është zëvendësuar me fjalën “befasi”, ose “ e papritur”. Sot atë nuk e gjen vetëm të ringjallur në shtypin e përditshëm, por, për më tepër, gjen edhe foljen… “suprizoj”, që rjedh prej saj, e cila nuk ka qenë pëdorur...


- Duke imituar në mënyrë dogmatike titujt e marrë nga gjuhë të huaja, sidomos nga anglishtja, janë krijuar emërtime që nuk i përshtaten natyrës së gjuhës shqipe.Kështu kemi emërtime të tilla “Tirana Bank” ,kur ky institucion duhet titulluar “Banka Tirana”, aq më tepër që funksionon në Shqipëri dhe jo në ndonjë vend të huaj.

Mania për të vënë emërtime me terma nga gjuhë të huaja është bërë “rregull” nga pronarë kompanish, hotelesh, restorantesh, dyqanesh…, sa që pandeh se nuk ndodhesh në Shqipëri, por në një vend të huaj.

Dhe të mendosh se në vende të tilla, me vendime qeverie ndalohet rreptësisht përdoromi i emërtimeve të huazuara nga gjuhë të huaja.


Gabime të rënda gjuhësore në vepra të shtëpive botuese


Por e keqja më e madhe vërehet në botimin e librave, ku me përjashtime të rralla, mungon emri i redaktorit dhe korrektorit letrar. Si rrjedhim, librat botohen me gabime gjuhësore.

Pronarët e shumë shtëpive botuese, pa përjashtuar, natyrisht as ata të gazetave, si$ duket, duan të kursejnë në kurriz të gjuhës dhe kështu parapëlqejnë që librat e të gjitha llojeve t’i botojnë, pa ua nënshtruar redaktimit dhe korrekturës letrare dhe gjuhësore. Madje rastis që në një vepër letrare mund të gjesh vetëm emrin e…recensuesit(!?). Për redaktor a korrektor letrar, as që bëhet fjalë.

Gabime gjuhësore vërehen sidomos në veprat e përkthyera dhe botuara nga disa shtëpi botuese. Ka përkthyes që njohin mirë gjuhët nga të cilat i përkthejnë ato, por nuk njohin mirë gjuhën shqipe. Si pasojë, gjuha e këtyre veprave paraqet dobësi të theksuara.

Me këtë rast do të përmend vetëm një rast: Romani “Kodi i Da Vincit” , i shkrimtarit të njohur amerikan Dan Broun, me sa di është botuar nga dy shtëpi botuese. Në njerën, përkthyer nga një krijues i talentuar, fatkeqësisht ka gabime të mëdha gjuhësiore dhe logjike. Duket se libri nuk ka kaluar fare në procesin e redaktimit gjuhësor dhe korrekturës letrare. Eshtë e $uditshme si e ka lejuar një dukuri të tillë botuesi që ka studiuar për gjuhë-letërsi shqipe.

Ndodh, gjithashtu, edhe një dukuri tjetër: ribotohen vepra të përkthyera, që janë botuar dekada me parë, sidomos para se të vendoseshin përfundimisht regullat e drejtshkrimit, (shtator 1972), por pa kurrëfare redaktimi, a korrektimi. Si pasojë, vende-vende, ndonëse këto vepra, të përkthyera nga shqipërues të njohur dhe me pervojë, kanë nivel të lartë artistik dhe gjuhësor, $alojnë nga ana drejtshkrimore.

Nga këta pak shembuj del në pah një dukuri shumë shqetësuese: gjuha e shkruar,ose e folur edhe në mediat eletronike, si dhe gjuha e librave, jo vetëm nuk është përmirësuar, por, për, mjerisht, po shfaq të meta që kurrë nuk janë vërejtur në botimet e të gjitha llojeve gjatë periudhës komuniste.

Na vjen ose nuk na vjen mirë, por duhet të pranojmë se në atë periudhe, edhe në gjuhë kishte “diktaturë”, por në kuptimin e mirë të fjalës. Por kjo “diktaturë” ishte e domosdoshme. Nga të gjitha shtëpitë botuese, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Shtëpia Botuese “8 Nentori’, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Shtëpia Botuese e Librit Universitar…Mjekësor, Bujqësor,Ushtarak, si dhe se fundi,Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, asnjë vepër nuk mund të botohej pa iu nënshtruar rreptësisht redaktimit dhe korrektimit letrar dhe gjuhësor. Madje, edhe korrektimit teknik në shtypshkronjë. Dhe, në qoftë se pas këtyre procesve ndonjë libër do të kishte gabime, cilado shtëpi botuese, në bashkëpunim me shtypshkronjat, ishte e detyruar të shtonte në fund të tij një flete-korigjimi. Dhe kjo, për të respektuar lexuesin dhe gjuhën shqipe.

Gjithashtu, $do gazetë ishte e detyruar të kishte në organikën e vet redaktorin, ose korrektorin letrar. Madje me përvojë.

Po kështu dhe në RTVSH kishte nje redaktor qe kontrollonte titrat dhe dialogët, të përkthyer nga filma te huaj.

Edhe Këshilli i Ministrave kishte gjithashtu një redaktor që merrej me redaktimin gjuhësor të “Gazetës Zyrtare” dhe të urdhëresave më të rëndësishme të dala nga prej tij, në mënyrë që të mënjanoheshin gabimet e mundshme gjuhësore. (Do të ishte $udi që të mos ishte edhe sot një redaktor i tillë).

Ve$ ketyre, herë pas here në shtyp botoheshin rubrika për pastërtinë e gjuhës dhe për probleme te tjera, të cilat ritrajtoheshin më thellë në revistën “Gjuha Jonë”.

.

Ta shkruajmë gjuhën amëtare sa më mirë, kjo është detyrë atdhetare e cilitdo shqiptari. Mbi të gjitha, e gazetarëve, publicistëve, shkrimtarëve, nga krijmtaria e të cilëve mëson secili nga ne, mëson qytetari shqiptar kudo që ndodhet.

36 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page