top of page

PUTHMË


ZHAK PREVER 1900 - 1977


Jacques Prévert (Frëngjisht: [ʒak pʁevɛʁ]; 4 shkurt 1900 - 11 Prill 1977) është një poet dhe francez skenarist. Poemat e tij u bënë dhe mbeten për të njohur në qytetin frëngjisht-folëse, drejtuar në shkolla. Filmat e tij më të vlerësuar formuan një pjesë e lëvizjes poetike realiste dhe përballë Les Enfants du Paradis (1945).


KUR TI FLE

Natën ti fle

unë vuaj nga pagjumësia

të shoh të flesh

kjo më bën të vuaj.

Sytë e tu janë të mbyllur trupi i madh shtrirë

diçka qesharake kjo por më bën të qaj

dhe ja papritur ti qesh

qesh me të madhe ndërsa fle

po ku ndodhesh vallë në këtë çast

ku je nisur vallë vërtet

mbase me një tjetër vajzë

shumë larg në një tjetër vend

dhe ti qesh me të ti më qesh mua

Natën ti fle

unë vuaj nga pagjumësia

të shoh të flesh

kjo më bën të vuaj

Kur ti fle unë s’e di në më do

më afër por dhe larg

unë shtrëngohem pas teje nudo

por njëlloj sikur ti të mos ishe aty

megjithatë unë dëgjoj se rreh zemra jote

pa e ditur në rreh për mua

unë s’di asgjë unë nuk di më

do të doja që zemra të mos të të rrihte më

nëse një ditë ti s’do të më duash më

natën ti ëndërron fle

unë vuaj nga pagjumësia

të shoh të ëndërrosh

kjo më bën të vuaj

Ç’do natë qaj gjithë natën

dhe ti ëndërron dhe qesh

po s’mund të vazhdohet kështu

sigurisht një natë unë do të të vras

atëherë edhe ëndrrat e tua do të marrin fund

dhe pastaj meqë dhe unë do të vras veten

do të marrë fund edhe pagjumësia ime

dhe kufomat tona të bashkuara

do të flenë së bashku në krevatin tonë të madh

Natën ti ëndërron

unë vuaj nga pagjumësia

të shoh të ëndërrosh

kjo më bën të qaj

Zbardh dita dhe ti zgjohesh menjëherë

tani ti qesh me mua

me diellin ti qesh

dhe unë për natën s’mendoj më

dhe ti më thua përherë po ato fjalë

«Ke kaluar një natë të qetë»

dhe unë si një ditë më parë të them sakaq

«Po, i dashur, kam fjetur qetë

kam ëndërruar për ty si çdo natë.»

PUTHMË

Ishte një lagje e qytetit - Dritë

Ku bën përherë errësirë ku s’ka ajër kurrë

Dhe dimri si verë bën atje përherë dimri

Ajo ishte mbi shkallë

Dhe ai pranë saj dhe ajo pranë tij

Ishte natë

Binte erë squfur

Sepse pasdite kishin mbytur çimkat

Dhe ajo i thoshte atij

Bën errësirë këtu

S’ka ajër

Dhe dimri si verë bën përherë dimri këtu

Dielli i Zotit të mirë nuk ndriçon këtu te ne

Ka shumë punë në lagjet e të pasurve

Shtrëngomë në krahë

Puthmë

Puthmë gjatë

Puthmë

Më vonë do të jetë tepër vonë

Jeta jonë është tani

Këtu plas gjithçka

Nga vapa dhe të ftohtit pastaj

Ngrin bën vapë

Ajër s’ka

Nëse ti pushon së puthuri mua

Besoj se do të vdesësh nga vapa

Je pesëmbëdhjetë vjeç, jam pesëmbëdhjetë vjeçe

Të dy bëhemi tridhjetë

Tridhjetë vjeç s’je më djalë i ri

Jemi pra në moshë pune

Kemi pra të drejtë të puthemi

Më vonë do të jetë tepër vonë

Jeta jonë është tani

Puhmë pra, të putheml !

KU SHKOJ, NGA VIJ

Ku shkoj, nga ç’vend vij,

Pse jam lagur.

Shkojmë, s’është e vështirë ta kuptosh.

Po bie shi.

Unë eci nën shi - dhe pastaj,

Dhe pastaj asgjë tjetër.

Shkoni në rrugën tuaj,

Si unë timen.

Pse llokoçitem në baltë?

Sepse më pëlqen.

Po shiu, më bën për të qeshur.

Qesh me gjithçka,gjithçka, gjithçka, gjithçka.

Po patët lot në xhep,

Është mirë që të ktheheni në shtëpi,

Është mirë që të qani veten tuaj,

Por lërmëni, ju lutem, lërmëni, lërmëni,

Po, lërmëni, ju lërmëni.

Tingullin e zërit s’dua ta dëgjoj,

Shkoni në rrugën tuaj,

Shkoni në rrugën tuaj,

Si unë në timen .

I vetmi njeri që doja

Ishit ju ata që e vratë,

Që e rrahët me shkop, që ecët mbi të...

Që e goditët për vdekje.

Pashë gjakun e tij të rridhte,

Të rridhte në prroskë,

Në prroskë.

Shkoni në rrugën tuaj,

Si dhe unë në timen.

Njeriu që doja vdiq.

Koka në baltë.

Ah,sa mund t’ju urrej.

T’ju urrej... është marrëzi... është e pabesueshme.

Dhe ju mallëngjeheni,

Ju jeni të mirë,shumë të mirë me mua,

Eh po,besomëni,tepër, tepër të mirë.

Të mirë... të mirë si vrasës minjsh ,me minj,

Por një ditë... një ditë të bukur,miushi do t’ju Kafshojë...

Shkoni,shkoni në rrugën tuaj

Njerëz të mirë... njerëz për së mbari.

Përktheu: Faslli Haliti

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page