DY LIRIKA NGA MYSLIM MASKA
PUTHJA
Ishe kaq shumë e bukur
Sa kisha frikë
Të të puthja!...
Kur u puthëm,
E bukura,
S’di pse iku dhe ku?...
Ngela i trishtuar!...
E BUKURA
E bukura,
Nuk vdes kurë…
Edhe kur Njeriu vdes!
Ngelet diamant në gurë
Nëse u tret
Për të vërtetën… shtator, 2023, Athinë
Comments