top of page

PUTHJA


NËNË E BIJË NË VARREZA

Mama, po mbërdhi!

Do të hedh nëna një velenxë.

Mama, pikojnë pika shiu

Mbi trupin tim.

Dridhem, po ngrijë…

Po vij,

Të tretesh brenda meje

Dhe unë brënda teje

Më tej nuk e dimë,

NATËN E MIRË…

Prill 2022, Athinë.

JETA

Jeta është mjaltë

Ëndërr pambarim…

Kështu thonë të vdekurit

Të gjallët,

E dinë a s’e dinë?

Po hëna pse u çmend,

Shkoi dhe puthi yllin?

Ç’faj bëri zogu

Që i dogjën pyllin?...

2022, Athinë.

DHE VEZULLOI BOTA

Ajo që më dhëmbi

Tmerrësisht,

S’ma shëroi dot askush!...

U ngrit nëna nga varri,

Më puthi,

Bebe të bukur,

Më bëri…

Më morri në krah

Më perkëdheli,

Dhe vezulloi gjithë bota…

JANAR, 2021, Athinë.

PUTHJA

Kur të putha ty

Sikur putha Perëndinë!

Perëndisë më duket iu bë qejfi

Gjersa duke qeshur më tha:

FALEMINDERIT!,

Tani,

Shko e puthu me VDEKJEN!...

26 – 2 – 2022, Athinë.

39 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page