top of page

Veza apo pula ka shpirt






Prof Dr Fatmir Terziu


Përtej leximit të poezisë së Sadullah Zeqirit për enigmën filozofike pula dhe veza në pyetjen po kaq filozofike të jetës, gjejmë dhe një arsye më shumë të shkojmë në pikën ku fillon referimi. Poeti me një risi tashmë të njohur të shpotitjes dhe alegorisë e ndjek këtë udhë duke e zbërthyer në grimca të tjera që rifillojnë aty ku ajo ka nisur pikërisht. Kështu poezia „Ç’mё doli telash me njё Kashelash“ merr guximin të zbresë në fronin më të bukur që të jetë parëudhë për fëmijët në vëllimin e tij të ri që ka në botim. Sakaq ajo do të lexohet edhe pse atashti (në dorëshkrim) me tërë atë që rrethrrotullohet në këtë enigmë të lashtë sa vetë ekzistenca e pulës ndoshta. Pra që nga zanafilla e jetës e deri tek mosha në të njëtën udhë e lexuesit do të shtrohen pyetjet vargore: „Cila është e para,/Veja apo pula,/Pula apo veja,/Cila është e vjetra,/E cila e reja?“

E ndërsa poezia do të vazhdojë kështu me pyetje nga emrat e qëndisur në vargje, që natyrisht u përkasin hapësirave dhe gjeografisë në gjithështrirje do të mësojmë më tej thelbin e pyetjeve: „Pyet, Iliriana nga Ulpiana,/Liria nga Çamëria,/Adea nga Morea,/Gjini nga Ulqini,/Etleva nga Presheva,/Gjakova nga Tetova,/Zana nga Tirana…“, pra vetëm kaq. Në këtë kontekst nis punën e tij durimi. Durimi si element psikologjik i poetit shkon të zbërthejë pyetësorin e gjeneratës. E në këtë pyetësor hyjnë gjyshi, gjyshja, tezja dhe halla, axhallarët dhe dajallarët, miqtë e kumbarët, e natyrshëm mësuesit, arsimtarët, sekretarët, dijetarët, drejtorët dhe sytë mbesin nga televizori.


Aty nis një punë tjetër. Nis relama me emra vezësh, por jo me emra pulash që i sillen instiktivisht rreth e rrotull sot botës. Nis dhe… vetë miti tjetër i kohës. Çfarë i duhet një pule për të qenë e lumtur? Gjeli në shtëpinë e pulës dhe një oborr ku mbledh i zhytur në mendime gjatë ditës. Ajo ka nevojë, sigurisht, një grusht thërrime nga dikush që bërtet "shshshhshsh, sht, ose pul, pul, pul…..". (Ishallah nuk e dëgjuan komshiu ynë ballkanas, ai nga Rumania). Po pula e televizorit, qoftë ajo e sponsorit të vetë emisionit nuk do t'ia dij për poetin, as për poezinë. Etij, as që bëhet fjalë të sponsorizoj një vëllim poetik. Por pikë! Pikë kur vihet pikëçuditje për këtë lajthitje vezore dhe pulore në faqen tonë të madhe televizorore dhe kotësore, që jep begati për disa emisione. Në këmbim të kësaj begatie, pula e kalon jetën duke shtruar, duke kërcitur dhe duke rënkuar dhe në një moment ajo drejtohet me mirësjellje drejt tenxheres, e rrethuar nga fëmijë dhe nipër e mbesa. Dhe poeti pyetjes së madhe të fëmijëve u hap internetin: „Hulumtuan dit’ e net’/Edhe n’internet…!/Të gjithë mbetën të nemitur/Nga kjo pyetje e papritur/Nga qielli lartë e zbritur?!“ dhe kjo të shpie diku tjetër… Një jetë e jetuar denjësisht, disi e ngjashme me jetën njerëzore!


Pulat duket tashmë se e kanë ngarë atë udhë ashtu që kur dilema e pyetjes i pushtoi, dhe deri në këtë mit të ri poetik të poetit Sadullah Zeqiri. Mirëpo, doli se edhe kjo nuk i ka shpëtuar vërtetësisë poetike të pyetjes në fjalë. Ndaj poeti na imponoi standardet e tij të buta të lumturisë së pulës, që synonin thelbin: „Gjakrat kur të ulën,/Përgjigjet kur sulen,/Mendjes suaj të qenë/T’ia gjeni folenë:/Bëri veja pulën,/Apo pula venë?!“ E prapë në një heshtje disi ndryshe, ku del në pah dhe forma më e ashpër vizive: „Mjaft më, mjaft, - tha nipi,/Mjaft e mundove letrën,/Unë mendoj, - tha tipi:/Se bënë njëra - tjetrën!!!“ E ndërsa e ka fiksuar tashmë këtë poeti Sadullah Zeqiri, televizioni i eksperiencës më të madhe të shekullit të njëzetë e një fikson disa rregulla. Këto rregulla zbatohen për zogjtë e robëruar në fermat e shpendëve. Por më pas, që kur ka pasur hajdutë bagëtish që vrapojnë nëpër fshatra, edhe pula shtëpiake ka jetuar e mbyllur në streha të errëta. Tani pyetjet shkojnë më tej se poezia e Zeqirit, që nakatosen deri tek lumturia e pulës. Problemi i lumturisë së pulës bie kështu mbi kokat jo aq të pulave, por të njerëzve, se vezët u rritën në çmim për arsye metafizike! Megjithatë, ky është vetëm një manifestim i pjesshëm i problemit më të madh të të drejtave të kafshëve. Ai ka kohë që rri mbi njerëzinë dhe ne kemi ende shumë për të paguar për të në letër, ndërsa poezia e poetit gërmon atë që ka mbetur tek pyetja e saj e vjetër.

Sot pulat, sipas televizionit kanë dhe Gjëndje Civile të tyre, kanë emra (rea, bea, zea, lea), madje kanë edhe pasaporta dhe janë bërë konsumatorë. Për ta ka dyqane për ushqime, veshje, ilaçe, lodra. Për ta ka krehër, kozmetikë, stoli dhe madje edhe proteza me aftësi të kufizuara. Ata ndjekin kurse trajnimi, klinika veterinare, sallone pularie. Pra, ishte e natyrshme që pulat të kishin një shtresëzim klasor. Disa pula bëhen madhorë, kanë shërbëtorë, trashëgojnë miliona nga pronari i tyre dhe kandidojnë për parlament, ndërsa të tjerët vdesin në rrugë nga uria dhe sëmundjet. E vezët e tyre?! Kush ka sy ti shikoj se për ti blerë duhet vetëm pensioni i poetit…, ndryshe do të duhen gjenerata të tëra të lexojnë edhe shekullin tjetër atë që në edhe në televizion e pashë: „Ç’mё doli telash me njё Kashelash“. Ndaj këtu del dhe pyetja më e paparë në ketë trisht: Veza apo pula ka shpirt?


48 views2 comments

2 comentarios


Sadullah Zeqiri:

I shumenderuari prof. dr. Terziu, ndjehem i privilegjuar, i nderuar dhe shume i kenaqur me perzgjedhjen, analizen dhe vleresimin qe i beni poezise sime: "C'me doli telash me nje Kashelash"! Ju uroj shendet e jete ne punen tuaj te palodhur qe beni ne afirmimin e autoreve te letrave shqipe krahas shkrimeve te juaja brilante! Rrnofshi gjate e gjate, me te Zotit Urate!

Me gusta

Ildije Xhemali: Enigma nuk u zgjidh se enigmës së parë ju. shtuan edhe enigma të tjera.

Bukur shkruar kjo analizë që ju drejtohet fëmijëve, por që qan hallin e konsumatorëve

Urime Urime për dy zotrinjtë!

Me gusta

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page