U linda nga mesi i shekullit të njëzetë, Sëbashku me tre vëllezër e një motër, Në një shtëpi të ftohtë, Pa tavan Me dimra të ftohtë e tufan. Në vegjëli Vuajtëm shumë, Nga sëmundjet epidemike, Si unë dhe vëllezërit e.mi! Kushedi sa herë në muaj , Në doktorë shkonim, Shpenzime,mërzitje,varfëri, Nëna na përcillte me lotë në sy, Babai kurajo na jepte, Me fjalë të urtë të plot dashuri! Shkollën 8-vjeçare , Në Piqeras e bënim, Një copë bukë me djathë,me vete, Lageshim,kishim ftohtë, Nuk ndjenim, gjithë ditën, aspak ngrohtë. Më hipi një mërzi, Por edhe vendosmëri, Do bëhem mjek s'e s'bën,-thashë Të shëroj vëllezërit dhe prindërit e mi, Në Vlorë shkova, Më njëmijë e nëntëqint e gjashtëdhjetë e tetë, Dhe më njëmijë e nëntëqint e shtatëdhjetë e dy, U titullova Ndihmës -mjek! Shërbeva me devotshmëri, Në fshat dhe në qytet, Në jetën civile dhe në ushtri, U shërbeva edhe vëllezërve e prindërve të mi, Një dollap të vogël,sajova me ilaçe, Si një e vogël farmaci! U shërbeva të gjithëve,natë e ditë, Që nga fëmijët, pleqtë dhe të rinjtë! Ja pse zgjodha këtë profesion, Se jetën njerëzve u shpëton! Dhe veten tënde e nderon Dhe jam krenar,si punonjës i shëndetësisë, Në mbrojtje të shëndetit të popullsisë
top of page
bottom of page
Comments