top of page

Pse Poeti i Vlorës Hiqmet Meçaj hesht...


Pse Poeti i Vlorës Hiqmet Meçaj hesht burrërisht dhembshur


Albert Habazaj


Shkruesit e vargjeve shtohen pa rritur si shkurret

Poetët e paktë, si bredha të bukur, të lartë,

Lukunia e shkurreve qelqit digjital turret

S'ka më doganë të merret me shkrimin e artë.


Poeti ynë hesht burrërisht dhembshur

Për qytetin eshtragërryer në furtunë,

Për shtetin tonë liridashës çapaçul i shkulur

Për djalin e tij me universitet, poet e punë.


E... shpirti i tij pashfaqshëm çarë më dysh

Brenga mban sa mban barku i këtij dheu,

Ka të drejtë me pashë të na thotë: “Hiqmuni sysh!”.

Tek qartësonte imazhin tonë mjerisht të zbehur.


Ç' qytetarë të përndritëruar jemi të qytetit,

mirë firmë e vulë, por nuk kemi as zë fare,

detashment me frymë drite për vendin e poetit

po s’u bëmë, na hëngrën krokodilët me kollare.


Mua më vjen turp të takoj Hiqmetin në Vlorë,

Dhe malin, dhe lumin sikur mbaj mbi supe,

Djali i tij pastron qytetin nga mbeturinat, kur ca të gjorë

Të paturpët hanë bukën e ditës me turpe…





192 views1 comment

1 Comment


Qatip Mara
Qatip Mara
Nov 18, 2023

Urime e suksese të dyve miku im Albert Habazaj, Keni të drejtë që është shtuar si fara e miut sasia e madhe e krijuesve të shumtë që vargëzojnë poezi aplikative të rëndomtë. si lopa që lëshon bajgët rrugës,. Poetët dallohen nga cilësia e poetizimit të fjalës duke e tiganisur me mjeshtëri artistike -estetike stilistike që lexohen me endje e të pasurojnë botën mendore e shpirtërore si është krijimtaria e poetit Hiqmet Meçaj dhe krijimtari juaj poetike. Ju përshëndes me respekte e mallin e mërgimtarit .Rrofshi sa më gjatë me shumë gëzime në familje

Qatip Mara

North Carolina USA 18.11.2023

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page