top of page

PS sytë tek emigrantët e Britanisë së Madhe

Updated: Jun 25, 2022


PS sytë tek emigrantët e Britanisë së Madhe


Në Londër është paralajmëruar se të shtunën e 25 qershorit 2022 do të zhvillohet një takim i hapur me komunitetin shqiptar që banon, punon dhe angazhohet në Britani të Madhe. Takimi i inicuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, nën moton e saj të njohur tashmë „Shqipëria e Ardhmja Jonë“ do të ketë në adresën 30 Jamestown Road të Londrës NW1 7BY Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, z Damian Gjiknuri, së bashku me deputetin Lavdrim Krashi dhe sekretarin për emigracionin, Laert Duraj.

Takimi pritet të zhvillohet rreth orës 18:00-20:00. në këtë takim pritet të shpalosen dhe një herë premtimet e bëra nga PS për emigrantët. Ky premtim i hershëm i PS-së u duk në fitoren e thellë të të majtëve më 23 qershor të vitin 2013, ku u duk qartë atëherë sipas të dhënave të publikuara nga PS, se emigrantët kanë luajtur rol jo të vogël. Shtypi shqiptar shkruajti atëherë se të dhënat e sistemit TIMS, por dhe burime nga Partia Socialiste, flasin për mbi 68 mijë emigrantë nga Greqia, të cilët kishin kaluar pikat kufitare gjatë fushatës zgjedhore dhe deri ditën e zgjedhjeve. Një shifër e konsiderueshme kjo, tri herë më e lartë se në vitin 2009.

Qarqet në të cilat vota e emigrantëve nga Greqia pati ndikim flitet se janë Vlora, Gjirokastra, Fieri, Berati dhe Tirana, qarqe në të cilët partia Socialiste shënoi një rezultat të thellë qoftë si subjekt, qoftë si koalicion. Sa emigrantë nga Britania e Madhe u kthyen në Shqipëri për të votuar? Vështirë të thuhet një shifër e saktë, por shkuan. E kanë votuar për njërën apo tjetrën parti. Një fushatë elektorale si asnjëherë më parë u bë mes emigrantëve nga shumë forca politike.

Tani që loja mbaroi, tani që të majtët erdhën në fuqi – edhe falë votave të emigrantëve, siç e pohojnë vetë – u kujtojmë premtimet elektorale. Programi zgjedhor i PS-së, në pjesën “Ripërtëritja e shoqërisë”, kur flet për pensionet, mes të tjerash thotë: Zgjidhje, brenda mandatit të parë qeverisës, problemit të sigurimit të emigrantëve përmes: • mundësimit të trajtimit të barabartë të emigrantëve shqiptarë me punëtorët vendas në shoqëritë pritëse; • bashkimit të periudhave të sigurimit dhe transferimit të të drejtave të përfitimit; • intesifikimit të bashkëpunimit dhe marrëveshjeve dypalëshe me vendet pritëse. Por këto mbetën vetëm premtime. Tashmë ky takim duket se po zgjon dhe një herë synimet dhe premtimet e PS-së.

Në kapitullin e tërë kushtuar emigrantëve “Përkushtim ndaj shqiptarëve që punojnë dhe studiojnë jashtë vendit” renditen një sërë pikash të tjera të rëndësishme për emigrantët, duke filluar pikërisht nga e drejta e votës. Partia Socialiste zotohet për “Miratim të Ligjit për Votën e Jashtme, duke mundësuar votimin për të gjithë emigrantët dhe studentët që jetojnë jashtë vendit”, për “Krijim të një pakete financiare për të lehtësuar emigrantët të cilët duan të investojnë kursimet e tyre në ekonominë shqiptare” apo për “Fond të dedikuar qeveritar për abetare, libra dhe materiale të tjera pedagogjike të gjuhës shqipe, i fokusuar veçanërisht në Greqi dhe Itali”.

Urojmë që këto të mos mbesin edhe pas atij takimi që pritet të zhvillohet nesër në Britani të madhe, dhe jo thjesht me vetëm fjalë të bukura mbi letër por të realizohen së shpejti, madje edhe ndonjë tjetër që mund të individualizohet gjatë këtij bashkëbisedimi e bashkëpunimi me emigrantët, për më shumë që tashmë ai nis nga Londra, që e shtoi një deputet nga radhët e komunitetit shqiptar atje, që vetëm pak kohë më parë ishte pjesë e komunitetit shqiptar në Londër.



33 views1 comment

1 Comment


Eshref Ymeri
Eshref Ymeri
Jun 24, 2022

Emigrantët kontibuan për fitoren e partisë socialiste në vitin 2013. Por lind pyetja: kush i detyroi më shumë se 610 mijë shqiptarë të braktisin vendin nga shtatori i vitit 2013 deri në shtatorin e vitit 2020, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, të botuara në internet?

Emigrantët le të vazhdojnë të votojnë për partinë socialiste, me në krye kryemashtruesin, kryegënjeshtarin me damkë Rama, por le të kenë parasysh shprehjen e famshme, me vlera aforistike, të kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili ka thënë:

“Kur të majtët janë në pushtet, historia përfundon në varfëri dhe kriza”.

Eshref Ymeri

Kaliforni, 24 qershor 2022

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page