top of page

Protesta zë i shumë zërave!


Nga Majlinda Sota Mullaj


Protesta zë i shumë zërave!


Pankartat e protestës shprehin pakënaqësira, ultimatumin dhe mjaftueshmërinë e moskënaqësisë së shoqërisë. Nuk bije theksi tek asnjë parti por tek një shoqëri e mbledhur dhe e shprehur në lirinë e dëshpërimit ku hendeku midis të mirës dhe të keqes nuk ekziston më, sepse e keqja ka shënur dhe gllabëruar çdo shpirt : E/di kush i mbyllkopshtet ? Faleminderit që na qite në dritë !! Oktapodi i Shqipërisë!! Durrësi Protesto. Vlora proteston! Oligarku mban në prehrë kë? Paik Rama dhe Veliaj, nuk shpëton Shqipëria!Gomonia mavi e zezë dhe flamuri shqiptar meatë anglez një pamje tejet e dhimbshme ku përpara të cilës gjunjët e të gjithë shqiptarëve dridhen duke mos duruar më këtë situata kritike të krijuar, të ngujuar dhe të mirë rehatuar në shtëpitë e tyre. Mjaft mjaft se u sëmurëm!! Shqipëria në rrezik! MAfJA SOROS nongrata!! Rilindjae Bllokut!! Teatri kuishte, si ishte! Po digjen fondet pojo plehrat ! Shqipëria në rrezik. Lali inceneratori po ju vjedh ..,.

Janë të gjitha pankarta domethënëse aq sa domethënëse është pjesmarrja e protestuësve. Çdo pankartë nëse analizohet me kujdes prek jetën e përditëshme të shoqërisë. Fjala kopësht, është e ardhmja e vendit. Është embrioni dhe krijesa e shoqërisë. Në pankartat e protestuesve nuk mungon sensi i ironisë që është shprehja me e mirë e kritikës. Është kjo ironia që simbolizon një vend me burime të papara natyrore, por pa dritë mjaftueshëm dhe pa ujë mjaftueshëm për qytetarët e saj, ndërsa qeveria lidh kontrata energjie dhe uji ashtu sic tregon dhe ajo e fundit me Italinë e jugut. Qytetarët e këtij vendi informohen për kontrata të tilla jo nga qeveria, por nga mediat e huaja të cilat i japin dritë këtij eventi. Është i dukshëm, gjithashtu, dhe sensi figurativ apo paragonet që tregojnë larmshmërinë e imagjinatës duke personifikuar grykngrënësen qeveri sikurse fatin e keq të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Nuk lihet mënjanë pakënaqësia lokale sepse sapo ndodhi që në parlamentin Shqiptar, maxhoranca kaloj me urgjence projektin e portit të Durrësit, duke injoruar konsultat me qytetarët sikurse dhe ato me ekspertët apo me opozitarët në parlament.

Oligarkët gjithashtu kanë shënuar, sipas protestuesve, politikën Shqiptare që sapo doli në arenën internacionale nuk i rezistoi dot tundimit të asaj që ishte e shpejtë por e padrejtë arritja në mënyrë galopante e pasurisë galopante. Bindja se dy veta kanë kapur komplet politikën e vendit është një nga pankartat që valon pa asnjë problem në mes të turmës protestuse. Nuk dua të shtoj asgjë ose asnjë lloj opinioni apo sensacioni personal asaj që u pa, ndërsa dua ti jap dritë pamjes rrënqethëse të gomones e shoqëruar me dy flamujt atë shqiptar dhe atë anglez. Sa e sa tragjedi ka shënuar kjo pamje rrënqethëse por, ta shikosh të ripërsëritur dhe pas 30 viteve do të thotë të kesh ndënjur në vend numëro ose të kesh keq punuar, duke renditur vetëm tragjedit e jetëve të humbura në ujrat e hapura dhe të kesh krijuar, edhe pas tre dekatash, histori vuajtjesh dhe vetëm romane me fragmente antiumane apo me oktapod deti që të krijojnë pafundësisht memorie shpresash të humbura.

Mafja një tjetër fjalë që rrënjosi me të keqen dhe moshën infantile sikurse dhe tre brezat e lindur dhe rritur në këto kushte. Prandaj fytyrat e nënave janë ato me të lënduarat dhe të rrënuarat sepse të shikosh fëmijën tënd, djalin tënd, që humb jetën për “gabim”, të shoqëruar dhe në fundin e jetës së tij me epitetin më të fëlliqur, do të thotë t’ja huazosh pikërisht atë, atyre që i takon ta mbajnë mbi supe sepse të tillë janë. Rilindja e Bllokut lexon pankarta e radhës, nuk e di, por më erdhi në mendje njëri prej artikujve të mi i titulluar: Për kë bije ora ekthimit, citoj: mos vallë sot cdo gjë bëhet për të kursyer sistemine djeshëm dhe për të vazhduar mbijetesëne sagës së stërnipave të sistemit të pardjeshëm apo qoftë të atijtë djeshmit që të munden kështu tëkrijojnë një serial të ri jo vetëmpër të nesërmen por dhe për të pasnesërmen.

Teatri një tjetër temë që ngre kulturën kur kurohet dhe e eliminon atë kur shkatërrohet. C’hynë politika thonë analistë të ndryshëm!! Po si nuk hynë politika e cila nuk ka ose nuk jep fonde për artin e fjalës, artin viziv apo artin në përgjithësi që duhet të jetë shpirti i ditës, dhe jo vetëm një festë apo një event ta thërrasi në “causa”. Teatri duhet të jetë atje, të shprehet në vazhdimësi, duke ndihmuar mëndjen e shoqërisë me të shprehurit që personifikon atë që jeta sot, dje dhe nesër do t’i paraqesi asaj si sfidë, qoftë ajo positive apo negative. Fondet një pikë dolente vetëm këto dy muajt e fundit me një konfrontim të shpejtë, rezulton që dikush paguan një shifër të majme taksash e dikush paguan zero fare. Si është e mundur!? Taksat duhet të trajtohen dhe paguhen njëlloj për të gjithë. Fondet tona ose taksat tona keq përdoren ose shpërdorohen. Qytetari zgjedh juve si qeveri për t’i mirë menaxhuar lekun ose taksat! Ndërsa ju si qeveri farë bëni e shpërdoron lekun e tij pa marrë parasyshë ekzistencializmin e tij apo nevojat e tij si qytetar. Kjo është në linja të përgjithëshme arsyetimi që qytetarët e protestës vënë në dispozicion të mediave për qeverinë. Inceneratorët plagë e pakuptur dhe e pa shëruar. Shteti në rrezik nga se!! Nga inflacioni, nga varfërimi në mënyrë masive i shoqërisë, nga eliminimi i klasës së mesme dhe së fundmi edhe në rrezikim të mbijetesës.

Populli shprehet në protestë: Të moshuarit protestojnë. Të bënë përshtypje pjesmarrja e tyre ose dhe presenca e tyre përpara kryeministrisë në mënyrë gati të anticipuar. Fraza sikur ajo e problemit të ekonomisë, pensionit jo vetëm të pamjaftueshëm por edhe të pakonsiderueshëm, apo, të ardhurat kombëtare që po shpërdorohen ka bërë që të iki gjithë populli. Kemi ngelur ne, të vjetërit thotë një tjetër zë i lodhur nga fuqia e rrebeshit të kohëve të vështira. Suvencionet janë vetëmpër patronazhistët. Protestojmë per korrupsionin galopante njëkohësisht i themiJodrogës, “Joshpopullimit të atdheut. “Jomafjes. “Jo”shpopullimittë Shqipërisë. Jemi mbledhur jo per eksistencën tonë por për dashurin për prindrittanë për të mos i lënur vetëm ata. E gjithë Shqipëria ka besim tek qëndresa juaj. Së bashku tishëmbim blindat dhe prapablindave të vendosim atë.

Flet zëri i politikës: Beteja që kemisot nuk është vetëm midis partive politikepor është beteja kundër klubittë miljarderëve. Të gjithë bashkë kundër padrejtësive. Shqiptar të lirëtë vendit tim, dëshmitar të një shpopullimikombëtar. Largimi i hajdutëve. Zoti bekoft demokracin, zoti bekoft shqiptarët. Të nderuar qëndrestar. Kthimi i vendit nëshinat e duhura janë klithma jo kërkesa. C’montimi i plot i regjimit të autokracisë. Shpresa për ndryshim kapitullon përpara tëkeqes që duhet hequr. Dita e fillimit të shpëtimit të Shqipërisë. Sistemiarsimor ka prekur fundin. S’mbajnë premtimin për buxhetin 5% për arsimin. Plot presione, intimidime, stop. Stop nëpërkëmbjessë popullit. Mërgata Shqiptare është shtuar me mbi 700.000antar. E duam Shqipërin me shqiptar. Tokëe bekuar që po ngelet bosh. Nukështë fajtore Suela porsurrelsi. Kështu ju keni 365 arsye nëvitë që të protestoni. Sepse ne nuk jemilindje por jemi qëndra e kulturës evropiane. Kështu protestuesit kerkojnë: Qeveri tranzitore dhe lokalepër të organizuar zgjedhjet. Sepse ndryshiminuk do vij kurrë nga jashtë. Shqiprinëdhe demokracinë e saj do ta shpëtoni vetëm ju. Deri parapak kohësh të flisje për shpopullimin tëquanin të cmëndur.

Foltorja qytetare shprehet: Të heqin ngapuna, të vret policia. Familja krijojdhe mbrojti kombin shqiptar. Mendojnë senuk kemi ideale për të mbrojtur familjen, besimin dhe kombin. Do të merremi mepolitik si etrit tanë. Instalacion eksperimental po duan të bëjnë me ne. Pjesa më e madhe e shqiptarëvekanë ndërtuar jetën e tyre jashtë shtetit. Pse i përzejnë njerzit tanë. 6 ton nëditë qumësht pluhur vjen nga importi ndërsa..,. Jemi vend i NATO-s, jemi në qëndër të Europës. Ne përsëri ikim, pra largohemi, me ritme akoma më të shpejta. 10vitet e fundit ikje masive. T’ja shkurtojmëditët kësaj qeverie. Takim madhështor i lirisë. Era endryshimit po fryn në të gjithë Shqipërinë. Nuk do të mund të kemi të ardhmepa votën e lirë. Indiferenca është fundi i cdo lirie. Ne kërkojmë ndryshimin që po vjen. Ne do të fitojmë, kjo nuk ka asnjëdyshim. Përshëndes të gjithë shqipet e dëbuara nga Shqipëria. E dinëdhe socialistët madje e dinë dhe patronazhistët që liria do të fitoj.

Foltorja dhe politika shoqërohen me fjalët e hymnin të flamurit. Përdorimi i këtyre fjalëve ka një pesh dhe përgjegjësi të madhe kështu që në vijim duhet që cdo kush të mbaj premtimet e dhëna ose të bëra sikur ata që i citojne këto fjalë por dhe ata që i degjojnë nën frymën e protestës: Hiqni dorë, hiqni dorëmos u bëni tradhëtor se pastoj do të pendohi…sezoti e tha vet me goj se kombetshuhen përmbi dhe por Shqipëria do tërroj, për të, për të punojmë ne.

Foltoria i jep mundesinë profesoreshës në Kanada të vij e të shprehet kështu: Eksodi i intelligencës shqiptare. Jo projektittë Skavicës sepse do të shuaj Dibrën dhe të gjitha specietunike në Shqipëri dhe në Ballkan. Protesta sikonkluzion po kthen shpresën tek shqiptarët. Judhe klika juaj duhet ta lini këtëvend një ore e më parë. Nëna e një fëmijë klithmon në dhimbje nga Foltorja: Tënderuar qytetar të lirë të këtij vendi, fëmijët tanë, nga mosha trenë gjashtë vjec, ishin këtu në protest. Kopshti ynë do të hapet. Ai kopështdo të jet aty si një gur themelii demokracisë së re. Vota jonë nukshitet e nuk blihet sepse Shqiptarët janë tëlirë. Ju që ende nuk e keni ndarmendjen por që do jeni këtu mene. Sot jeni oqean lirie, dallgë shprese për vendin.

Foltorja dhe politika: Mijra vota tëblera e kush nuk blen dot vota duhettë përdhosi opozitën. Loti jalagu faqen çdo nëne. Shqipërinë do taëlirojmë nga grushti oriental në tentativë Liria nuk do të jetë vetëm njefjalë Demokratike por punë..,. Poshtë komunizmi, poshtë komunistët. Dje na mori jetën sotna mori shpresën. Në hymnin tonë nuk ekzistonfjala dorzim por ekziston fjala tradhëtor. Axhenda e tyre është vidh, shpopullo, shkombëtarizo. Arsimi sot është pasqyra më e zbehtëdhe asgjesuese për kulturën. Shkatërron pasurit e cmuaratrashgimnisë. Amnistia për katet pa leje në mes tëTiranës..,. Shqipëria me cmimet më të lartanë gjithë Ballkanin.

Qeveri e kapur për gryke nga oligarkët dhe nga mafja. Askushnuk e di në të vërtet se sa është borxhi i Shqipërisë. Kjo qeveri i ka shpallur luftë shtresëssë mesme. Cunam i lirisë së shqiptarëve. Qytetar të të gjitha bindjeve e kauzavetë drejta. Shpreh besimin se ky venddo ndryshoj.. dhe 31 vjet me vonëbota na sheh si njerëzit e gomoneve. Sepse dikushju ka grabitur votën, ju ka plackiturvotën ka shndruar votëntuaj në iluzion. Ai që të merrshpresën të ka marrë dritën hyjnore drejt të ardhmes. Ai që të merr votën të ka marrëshpresën të ka marrë dhevendin. Me vjedhjen e votës ka vendosurmonizmin. Ai që të merr votën tëmerr të ardhmen dhe dinjitetin. Qeveritarqë skan asnjë norm morale, kanë vetëmkombin e vjedhjes, kombin e krimit. Njerëz tëvjedhur deri në palce. Shqiptarët njerzitme të vjedhur në Planet. Shqipëria skakurr stabilite pa votën e lirë. Por Shqipëriaka sot më shumë se kurrë besim dheentuziazëm.

Folësit të dalur nga populli, nga diaspora, nga inteligjenca brenda dhe jashtë vendit, nga familja, nga profesionet, nga rinia, nga kultura, arti, nga radhët e pensionistëve, nga të gjitha viset e Shqipërisë por dhe nga ata të profesionit politik dhanë një mesazh dhe bënë një premtim të dobishëm përpara vetvetes dhe të gjithë të pranishmëve. Gjithashtu të gjithë këta folës ftuan, folën dhe njëkohësishtë premtuan edhe për jo të pranishmit që e ardhmja do të jetë, respektivisht për të gjithë, premtuese, pozitive dhe, gjithashtu, rrespekti do të jetë piknisja e njohjes së dinjitetit dhe krijimit të mardhënieve humane. Kjo sipër thënë është një nga premtimet që mirpritet nga e gjithë shoqëria për tu vënë sa më shpejt në zbatim.

Por ajo cka bënë të reflektosh është gjithë kjo politik sperimentale që nuk ndryshon edhe pse brezat avancojnë dhe ndryshojnë status, politika prodhon dhe riprodhon vetëm vetveten duke rritur në shoqëri ankthin, stresin dhe pa sigurinë. Politika deri me sot ka shpërfyturuar fytyrën institucionale dhe kjo e fundit si rrjedhoj ka ndikuar në karakterin shoqëror të shoqërisë sonë. Fjalimet e folësve ishin sikur klithmat e atyre që rastësia i ka sjellur në këtë vorbull ambjentale e cila kërkon të lëri përshtypjen sikur nuk është e ndërtuar prej dekadash. Kjo cfarë sot u demostruar në këtë protestë mendoj që nuk është ndërtuar apo krijuar as për një vit, as për dy dhe as për tre. Kjo gjëndje është kultivuar pak nga pak nga cdo pushtet i kaluar, ndërsa sot, bindshëm, ka marrë përmasat e një vullkani ku i drejti, i rregullti, intelektuali që të mbijetoj duhet të ndryshoj personalitet, karakter, klasë dhe mbi të gjitha etikën dhe edukatë.

Kjo situatë kritike e pahijshme sot me padyshim ka nevojë dhe thërret në kauza shoqërinë e gjerë dhe njëkohësishtë me padyshim ka të nevojshme ripërteritjen e klasës politike. Njëkohësisht dhe pa perjashtim kërkon marrjen e përgjegjësisë nga të gjithë ata që deri më sot kanë operuar në fushën e politikës. Ky hap do të duhet të bëhet jo vetëm në përmbushje të sensit të përgjegjësisë por dhe për ti dhënur një kuptim reflektues të gjithë asaj cfarë është operuar dhe formuar në mënyrën më të gabuar. Sepse sheshi me të vërtet ishte plot por duhet të jetë plot sensi i të bërit politik. Sens që në dukje të parë duket sikur ka krijuar indiferentizëm.

Por më e saktë do të ishte të thuhej se lodhja, mos dëgjimi, denigrimi, keq trajtimi, bullizimi, korruptimi duket sikur kanë qënë pjesë e platformave politike të deri tanishme. Nuk është aspak normale që një pjesë e mirë e shoqërisë, sikurse dhe ajo e protestës, të shprehi një zëri se ajo cfarë na ka përfaqësuar deri më tani nuk ka qënë ajo që ne paskemi pritur. Prandaj këtë indiferentizëm shoqëror që protesta denancon ka pjestar të shoqërisë që prej dekadash e kërkojnë dyerve të institucioneve dhe të partive. Këto të fundit shpesh herë e kanë minimizuar duke justifikuar gjithmonë atë cfarë denancon shoqëria si të pa vlerë përkundrejt asaj që, sipas atyre, mund të jetë afera më e madhe korruptive por e padukshme dhe e pakapshme nga sensi shoqëror, sepse e panjohur ose e pa proklamuar në shoqëri përderisa e prodhuar nga vetë politika.

Pra ky është indiferentizmi që politika ka ndihmuar dhe krijuar, duke mizuruar cdo të keqe qytetare me masën e vet dhe jo me atë të shoqërisë që ndoshta po të kishte qënë dëgjuar që në zanafillën e ankimit të parë këto sjellje jo ligjore të politikës galopante sot, të denancuara nga cdo palë tjetër, do të ishin më të besueshme dhe do të kishin në shesh edhe atë që mund të jetë dukur indiferent duke menduara se ceshtja nuk e prekte. Pra politika është për, dhe e qytetarit dhe peshën e cdo denancimi nuk mundet dhe nuk duhet t’ja mizuroj ajo, pra politika, që duhet ta përfaqësojë. Se mënyra jonë e të bërit politik do të di të përcoj këtë frymë, me siguri që emigranti, shtresa gri, demokrati, socialisti, persona pa parti dhe me bindje ndryshe do të jenë pjesë e sheshit të demokracisë.

Pra indiferentizmin, që protesta sot kritikon, ka në shoqërinë tonë zanafillë dhe rrënjë akoma më të thella dhe ky konkluzion pa as më të voglin shqetësim mundet dhe të verifikohet përderisa është vet ajo, pra politika që e ka ndërtuar dhe sponsorizuar duke i dhënë zë asaj “padrejtësie” që ka parë vetëm me sytë e saj. Pra ky është një nga faktorët që sheshi i demokracisë duhet të ketë parasysh, asgjë është më shumë apo më pak e rëndesishme sikur ajo e parë nga politika dhe ajo e parë nga shoqëria. Ky faktor ka rrënjët në atë që quhet empatia; pra arrijmë të besojmë atë c’ka dikush nga shoqëria denancon vetëm atëhere kur arrijmë ta shohim me sytë e saj, ta dëgjojmë me dëgjimin e saj dhe ta shohim me vështrimin e saj. Ky është parimi që kthen besimin, pritshmërinë dhe rrit sensin e përgjegjsisë ku cdo kush ka dicka për të bërë, për të thënë dhe për të dëgjuar. Shpesh herë e kërkojmë zgjidhjen në xheste apo sjellje të mëdha ndërsa e gjejmë atë në xheste apo sjellje shumë më të vogla nga ato ç’mendojmë ne se janë të rëndësishme.

147 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page