“PRONAR” I KUJTIMEVE
Kushtuar
mikut tim vlonjat, Viron Kona
“Pronar” i dy deteve unë jam,
por asnjërin nga ata s`e kam,
n ‘flladet e tyre t ‘ëmbla u rrita,
vend perëndish, nata dhe dita.
I ëndërroj të dy detet çdo natë,
dua t`u afrohem, më ikin larg,
s`di ç`të them, kështu e ka jeta,
me mall u them “Tungjatjeta!”
Shtëpinë ku linda, edhe u rrita,
plani ma zuri dhe e bënë pallat,
s`ka më gjurmë t ‘vegjëlisë sime,
atje ku çdo gur ndizte kujtime!
Shenjtorë: Vlorë, Adriatik e Jon,
do t ‘jeni zemra ime gjithmonë!
Ju kam kyçur fort n ‘gjakun tim,
sot dhe nesër, gjer në amshim!
Comments