Programi i larmishëm që u zhvillua sot për nder të 15-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në sallën e koncerteve të shkollës shqipe Ardhmeria, ishte një nderim për të gjithë.
Festë e organizuar nga Shoqata Ardhmeria me shkollën e saj shqipe (mësues, nxënës, prindër) në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Diasporës dhe shoqata Peja.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare, z.Lutfi Vata kryetari i shoqatës Ardhmeria përshëndeti komunitetin shqiptar të pranishëm në sallë dhe ftoi për përshëndetje të ftuarit e nderit:
Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z.Qirjako Qirko.
Një fjalë përshëndetëse nga prof Fatmir Terziu, nga z. Abedin Bajraktari, nga z. Zenel Hoxha, nga znj. Mirela Thanasi drejtoresha për Diasporën në Agjencinë Kombëtare, nga znj. Karen Buck deputete në Parlamentin Britanik, nga Kryetarja e Bashkisë e Barnet znj. Alison Moor, nga z.Alban Beqiri kryetar i shoqatës Peja.
Gjithashtu erdhën miqtë tanë nga Northampton zoti Petrit Shahini dhe Naim Cupi. Në vazhdim programi u paraqit nga aktorja e talentuar Ina Nallbani dume e hapur me nxënësit e shkollës shqipe Ardhmeria, filizave të familjeve shqiptare, gjenerata e bukur e diasporës që i dhuroi publikut nëpërmjet vargjeve, këngëve dhe valleve urime të dlira. Për t’u falenderuar mësueset Aida Haziri, Anila Kadija, Vlora Vojvoda, Zejnepe Zeneli, Albana Vata. Vajzat e grupit të valleve Ardhmeria shkëlqyen nën rritmin e valles së Pavarësisë, atë të Krushës së madhe dhe me potpuri valle.Vazhdoi programi nga interpretues dhe artistët e ftuar.Nderim figurës së Halil Alidema me një poezi nga libri i tij “ Pakohë” që në skenë u interpretua nga vajza e tij znj. Yllka Alidema.Në skenë u ngjitën violinisti Izet Hivzolo, Eliona Kodra, Selman Lokal, Burim Turjaka!Kënga popullore e DJ Kastrati dhe Arif Madana e fuqishme.Nga Postriba kishim Goflie Papleka me valltaret. Gjithashtu, Blendi Polena nga Shqipëria. Një ekspozim skenik u bë edhe me disa kostume popullore të ardhura posaçërisht nga Tradita.AL nga Tirana në skenën tonë.
A.K
Comments