top of page

PROFESORËVE TË MI


PROFESORËVE TË MI

Profesorëve të ish-NORMALES për vitet(1955-1959)

(poezi)

Nga Përparim Hysi Nesër është 1 dhjetor Dhe për mbarë SHQIPTARINË është DITË e BEKUAR SE më 1 dhjetor 1909 Është hapur SHKOLLA NORMALE në ELBASAN. Kanë kaluar plot 114-vjet Dhe nuk ka shqipfolës që nuk e kujton këtë datë Ajo qe shkollë e mesme(unë e quaj UNIVERSITET) Se kish programe perëndimore dhe PROFESORË shumë të aftë Nuk shkruaj me"apriorI",por kam qenë nxënës për 4-vjet Profesorët që të gjithë ishin të mrekullueshëm JO vetëm na jipnin dije,por na formuan për jetë Tek shkruaj për ta,nga malli jam i parezistueshëm. Mjerisht,për arsye moshe,asnjë prej tyre nuk rron Por unë jam gati t'ua puth një për një pllakën e varrit Jo vetëm unë,por kush prej ne,nxënësve,i harron Sado jam 80-vjeçar më rigon syri prej mallit. PROFESORËT E MI! Po cilin prej tyre mund të veçoj? I kujtoj të gjithë me dashuri Asnjërin prejt tyre nuk harroj. Ata ishin modele që duheshin ndjekur Dhe nuk njihnin hatëre a anësi Tek e mbyll vjershën,mallgjimi më ka prekur Zëre se vendosa një lule a ndeza një qiri.

Tiranë,30 nëntor 2023

12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page