I nderuar zotëri Mateli.
Titulli “akademik” në ndonjë rast të bën për të qeshur
Siç edhe ju e vini mjaft mirë në dukje, profesor Eshref Ymeri, me gjithçka ka bërë në jetën e tij si mësimdhënës shembullor e me një përgatitje të lartë shkencore në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, me përkthimet e shumta mjaft cilësore, me tekstet mësimore por jo vetëm, me fjalorët e shumtë, me artikujt e panumërt në shtypin shqiptar por edhe në atë të diasporës, - ku spikatin në veçanti njohja e gjërë e fakteve historike dhe e politikëbërjes në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe më gjërë si dhe atdhedashuria e flaktë, - duhet të kishte qenë prej kohësh anëtar i Akademisë së Shkencave në Shqipëri.
Nëse ndonjë ditë, ndonjëra prej Akademive që ju përmendni e pranon profesor Eshrefin në radhët e saja, unë mendoj se më shumë nder i bëhet vetë Akademisë sesa profesorit.
Natyrisht kjo, për vetë Akademitë, ku titulli “akademik” në ndonjë rast të bën për të qeshur, do të krijonte ndonjë problem, pasi duke u matur me përmasat e profesor Eshrefit, ndonjë kandidati të radhës, kostumi do t’i rrinte shumë ngushtë, pale kravata!
Uroj të ndodhë sa më parë! Më mirë vonë sesa kurrë.
Ndërkohë profesor Eshrefit që nuk resht së punuari, i uroj shëndet, jetë të gjatë e punë të mbarë!
Sefulla Kata
Itali
Artur Shemaj
E pergezoj autorin e shkrimit dhe i uroj sheendet e suksese , Ja i nje mendimi me shkrimin e tij per proferor doktor Eshref Ymerin miku tim te madh , Shendet e suksese uroj per prof,dr. Esherefin Respekte