Profesor Eshref Ymeri është një nga figurat më të rëndësishme në botën akademike shqiptare. Puna e tij me fjalorët u shërben shqiptarëve të të gjitha trojeve tona, edhe atyre në Diasporë, ndaj një vlerësim shtetëror mund ta bëjnë Qoftë Kosova, Shqipëria apo Maqedonia. Një propozim për një vlerësim të lartë le të bëhet nga Akademia jonë, në të tre këto shtete dhe presin nga secili ta vlerësojë punën dhe kontributin e tij.
top of page
bottom of page
I dashur Sefulla,
Ju falënderoj nga zemra dhe ju përcjell mirënjohjen time më të thellë për reagimin tuaj ndaj propozimit të Akdemikut Kujtim Mateli.
Punën tonë të përbashkët për përgatitjen dhe botimin e Fjalorit frazeologjik frëngjisht-shqip, që doli nga shtypi në gushtin e vitit 2021, e kam vlerësuar dhe e vlerësoj si një model të shkëlqyer të bashkëpunimit intelektual.
Ju uroj shëndet dhe mbarësi familjare.
Eshref Ymeri
Kaliforni, 07 shkurt 2023
I nderuar zotëri Mateli.
Siç edhe ju e vini mjaft mirë në dukje, profesor Eshref Ymeri, me gjithçka ka bërë në jetën e tij si mësimdhënës shembullor e me një përgatitje të lartë shkencore në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, me përkthimet e shumta mjaft cilësore, me tekstet mësimore por jo vetëm, me fjalorët e shumtë, me artikujt e panumërt në shtypin shqiptar por edhe në atë të diasporës, - ku spikatin në veçanti njohja e gjërë e fakteve historike dhe e politikëbërjes në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe më gjërë si dhe atdhedashuria e flaktë, - duhet të kishte qenë prej kohësh anëtar i Akademisë së Shkencave në Shqipëri.
Nëse ndonjë ditë, ndonjëra prej Akademive që ju përmendni e pranon…