top of page

Prof Dr Reshit Koburja...


Një grusht fjalësh meritore për lamtumirjen e Prof Dr Reshit Koburja


Prof Dr Fatmir Terziu


Më pati qëlluar të jem në disa lidhje arsimore në kohën që isha mësues. Ai ishte në të gjitha rastet Drejtor i Kabinetit Pedagogjik Elbasan dhe më pas Shef i Seksionit të Arsimit Elbasan. I thjeshtë, i sjellshëm dhe i respektuar, por korrekt dhe mjaft i striktë në detyrat dhe udhëzimet e tij. E ndërsa këto ia kujtoja në studiot e TV „Dardan“ ndërsa kisha rastin ta kisha në studio, Prof Dr Reshit Koburja gjithnjë buzëqeshte me një nënkuptim të thellë. E në të gjitha takimet tona,, më pas për kafe dhe biseda, meraku i tij më i madh ishte, sikurse kishte merak të ngjashëm dhe i paharrueshmi, Prof. Sefedin Trungu, shkrimin drejt dhe bukur të fjalëve të ndryshme të Gjuhës Shqipe.

E kështu „Mësuesi i Merituar“ Reshit Koburja, gjithnjë kishte paraysh thelbin e të gjithave, por parësoren dhe të vetmen e të qenit i komunikueshëm dhe respektues. „E vetmja gjë që mbajmë është të qenit Njeri.“ – thoshte gjithnjë ai. Njeri, mbetet çmimi më i çmuar që një i tillë merr në vitet e jetës së tij. I tillë ishte dhe mbeti Profesor Dr Reshit Koburja, fisniku dhe i rrepti i fushës së arsimit të Elbasanit. Dhe kështu në këtë ikje të dhimbshme të tij dikush shikon prapa me vlerësim për mësuesit e shkëlqyer, me mirënjohjen më të madhe për të dhe për ata që prekën ndjenjat tona njerëzore. Kurrikula është lëndë e parë shumë e nevojshme, por ngrohtësia është elementi jetik për bimën në rritje dhe për shpirtin e fëmijës. Dhe këtë e kishte parasysh ky profesionist i pagjendshëm i fushës së arsimit të Elbasanit, që nga koha kur ai mbaroi studimet shkëlqyeshëm për Gjuhën Ruse dhe për Psikologji.

Në një jetë që mund të jetë një aventurë e trazuar, ne mbledhim shumë gjëra. Disa gjëra duam dhe disa jo, disa gjëra na gjejnë dhe disa gjëra i gjejmë vetë, shprehej ai. E vërteta është se në fund të udhëtimit tonë ne largohemi ashtu siç kemi hyrë. Fundi i botës ne erdhëm pa asgjë dhe nga bota nuk marrim asgjë me vete, dhe trashëgimia jonë përfundimtare është thjesht një copë toke ku ata që lëmë pas do të na pushojnë, - shtonte bisedave Profesor Reshiti.

E vetmja gjë që mbajmë është kujtimi, vlerat, përkushtimi, ajo që më së shumti na mban dhe na bën të jemi Njeri. E kjo është ajo që e mban në kujtimin dhe memorjen më të sinqertë e respektin më të madh, larg nga fryrja dhe mburja, kryespecialistin e fushës së arsimit të Elbasanit, Prof Dr Reshit Koburja.

Këto e mjaft gjëra ët tjera e bëjnë Profesor Dr, Mësuesin e Merituar, Reshit Koburja, një ikonë dhe një model që vërtiten e do të sillen rreth tij dhjetëra breza më pas. Ai gjithnjë ishte dhe një veprimtar i palodhur i Shoqatës “Normalisti” dhe një nga drejtuesit e Shoqatës së Veteranëve të Arsimit të Shqipërisë. Nën shoqërinë dhe miqësinë e ngushtë e të përkushtuar me të tjerë profesionistë të arsimit si Kristaq Mullisi, Zeqir Sarja, Qazim Radoniqi, Sefedin Trungu e të tjerë, ai është ndër të parët që pas viteve nëntëdhjetë lidhën dhe forcuan arsimin elbasanas e më gjerë me Kosovën e Maqedoninë e Veriut. Ai ka një vlerë të madhe në këtë drejtim në vizitën historike që bëri në Shqipëri, veterani i arsimit të Kosovës Mehmet Gjevori dhe bashkëpunëtori i tij i palodhur Tahir Zeqë Verbani (Berisha).

Reshit Koburja dha një kontribut të madh në Himarë dhe në arsimin e Gramshit dhe më tej në disa etapa të arsimit shqiptar. Kështu mund të themi pa frikë se Prof Dr Reshit Koburja ishte dhe mbeti legjenda e arsimit elbasanas dhe atij kombëtar. Ky kontribut nuk duhet harruar edhe në gjirin e familjes së tij, pasi solli dhe edukoi në jetë fëmijë me vlera dhe kulturë të madhe, intelektualë të denjë për të gjitha fushat. Dy vajzat e tij Lura dhe Besa mbeten modele më vete në rrugën që u udhëhoqi ai, jo thjesht si baba, por si një Njeri model dhe edukator fisnik.

Ndërsa tashmë janë mbledhur në Elbasan që të hedhin një grusht dhe të delegojnë buqeta e kurora me lule erëmira për përcjelljen e tij të Lamtumirës, ne ndjejmë detyrimin moral të zbresim këto fjalë që bëjnë një pikëz të vogël të respektit ndaj këtij Njeriu Gjenial. Të qoftë Dhéu i lehtë Prof Dr Reshit Koburja, Mësues i Merituar. Qofsh gjithnjë i paharruar!



DREJTUES TË ARSIMIT NË ELBASAN



Rreshti i parë, nga e majta në të djathtë;

1. Ibrahim Shehguma

2. Salih Ceka

3. Mustafa Kruja

4. Ahmet Duhanxhiu

5. Fadil Gurmani

6. Vasil Llapushi

7. Ali Myftiu

8. Faik Pajuni

9. Shyqyri Daiu

10. Xhevdet Ekmeçiu

11. Ahmet Çaku

12. Tomor Mukja


Rreshti i dytë, nga e majta në të djathtë;

1. Mihal Naska

2. Vangjel Nanushi

3. Thanas Meksi

4. Stefan Bebi

5. Sulejman Dedej

6. Agim Kurrizi

7. Bashkim Paheshti

8. Ardian Turku

9. Reshit Koburja

10. Adem Paralloi

11. Bardhoshe Sejdini


Rreshti i tretë, nga e majta në të djathtë;

1. Kozma Hakani

2. Vjollca Devolli

3. Roland Çerepi

4. Natasha Popoçani

5. Fatos Bajraktari

6. Kujtim Mema

7. Mimoza Matraxhiu

8. Mati Çela

9. Jonida Cungu



127 views1 comment

1 Comment


Ofroj ngushëllimet e mia për humbjen e një Mësuesi kaq të madh, kaq të veçantë. Profesori Reshit Koburja do të jetë gjithmonë në zemrën te të gjithë arsimdashësve. Mësimet dhe leksionet që dha nuk mund të harrohen kurrë. Ngushëllimet e mia!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page