
Prof. Dr. Mehdi HYSENI: Barometri diplomatik
Duke qenë se ai me “trashëgimtarin” e tij, Edi Rama (sot kryeministër i qeverisë së Shqipërisë) e izoluan Shqipërinë nga BE-ja dhe nga bashkimi me Kosovën (1990-2025 ) ! Kjo ishte e vërteta, që e pamë deri më sot ( 5 mars 2025).Ndërkaq, nesër, ende nuk dihet se çfarë dhurate poliitike” Edi Rama së bashku me Aleksandër Vuçiqin (president i Serbisë) kanë fshehur për Kosovën dhe për Shqipërinë.
Historikisht është provuar se në të gjitha sistemet socialiste, të instaluara me dekret, burokracia, krimi, plaçka, vrafërimi, shfrytëzimi , ushtrimi i mjeteve të dhunës mbi vlerat e njëmendta të demokracisë pasqyrojnë me vërtetësi ndërlidhurinë e sistemit dhe të sundimit të një kryefigure arbitrare shtetërore, të cilit në mënyrë jodemokratike dhe joligjore i nënshtrohen interesi dhe vullneti i shumicës dërrmuese të popullit. Kështu ka ndodhur me sistemet e pushtetit të personalizuar “socialist” të Stalinit, të Mao Ce Dunit dhe të Titos etj.
Dhe, ja, fatkeqësisht, kështu po ndodhë tani, edhe me pasardhësin e tyre “xhugashvilin” socialist, Fatos Nano, politika e të cilit ishte larg parimeve dhe frymës së sistemeve demokratike të Evropës Perëndimore.
Përkundrazi elementet burokratike dhe burokracia e fetishizuar e kreut të Partisë Socialiste (me gjithë të metat e deritashme të drejtimit dhe qeverisjes së pushtetit demokratik në Shqipëri)edhe në Kongresin e Gjashtë të kësaj Partie, e ngritën në piedestal të “drejtësisë” dhe të “demokracisë” sistemin socialist të dekretuar nga Fatos Nano, duke u përpjekur që në këtë mënyrë t’i mbrojnë “parimet” dhe “vlerat” e këtij sistemi, dhe të krijojnë kështu mitin mbi kultin e pazevendësueshëm dhe të pagabauar të kryesocialistit të restauruar Fatos Nano, përkatësisht të shtrirjes së mëtjeme të politokracisë dhe të burokracisë së tij të pakontrolluar nga forcat politike demokratike të opozitës në marrëdhëniet e përgjithshme shoqërore në Shqipëri.
Vërtet, elementet dogmatikë, oportunistë dhe konformistë, të identifikuar me “rekuizitat socialiste” në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin politik të Fatos Nanos, deri tani kanë arritur të tregohen të pathyeshëm në vendosjen e kontrollit të sistemit të dekretuar socilaist mbi demokracinë, mbi shtetin dhe mbi jetën e përgjithshme politike dhe ekonomike në Shqipëri, duke përjashtuar çdo kufizim dhe kundërshtim të sundimit të tyre.
Në shpërputhje me kriteret e përmbajtes së sistemit demokratik pluralist, dhe me interesin e përgjithshëm kombëtar shtetëror, makineria e sistemit socialist politik, e dekretuar nga Fatos Nano (në përpjekje që t’i fshehë veçoritë themelore të sistemit totalitar nën konceptin e demokracisë dhe të reformave ekonomike të vendit sipas standardeve më të reja evropiane dhe ndërkombëtare) ka arritur t’i eliminojë nga “gara demokratike” e zhvillimit dhe e udhëheqjes së vendit, të gjitha ato forca nacional-demokratike kombëtare, të cilat nuk përbëjnë rrethin koncentrik, dhe nuk janë në shërbim të qarqeve udhëheqëse të regjimit të ashtuquajtur socialist të Fatos Nanos. Këtë logjikë të restaurimit të sistemit totalitar, e dëshmuan edhe thyerjet dhe papajtueshjmëritë përbrenda Partisë Scialiste.
Në këtë kontekst, më së keqi pësuan ish-zëvendëskryeministri i qeverisë së Shqipërisë, Ilir Meta dhe ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë dr. Rexhep Mejdani me mbështetësit e tyre. Kjo paradigmë negative e politikës së qeverisjes së Fatos Nanos, edhe kësaj radhe praktikisht dëshmoi se, iu kundërvihet të gjithë atyre oponentëve të saj (qoftë Berisha, qoftë Meta a Mejdani etj.), që paraqitën me ide përparimtare dhe me parime të shprehjes së lirë të mendimit dhe të interesave të shënodsha në favor të ndërtimit dhe të forcimit të politikës dhe të rendit demokratik shoqëror në Shqipëri.
Për më tepër në zgjedhjet e fundme vendore në Shqipëri, “deviza politike” e sistemit socialist të dekretuar nga Fatos Nano nxori në shesh argumentet e pamohueshme, se proceset demokratike në Shqipëri janë vetëm një maskë e rrezikshme e “demokracisë së premtuar”, që në esencë nuk duron, as nuk pranon asnjë mendim a ide të ndryshme, që shfaqen nga të tjerët (qoftë edhe përbrenda “kokës” së partisë socialiste në pushtet), që janë në funksion të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm të kombit dhe të shtetit, por këto i shpallë frakcioniste, antisocialiste dhe të huaja për qenien e saj, të normativizuar sipas logjikës utopiste-ideologjike dhe burokratike të sistemeve totalitare, që në mënyrë permanente prodhojnë vetëm dështime dhe divergjenca në sferën e normatives dhe reales, midis reales dhe së mundshmes, midis programeve dhe veprave. Në relacionet e këtilla mjetet shndërrohen në qëllim, dhe stimulojnë ndërgjegjën se, qëllimi i justifikon të gjitha mjetet, edhe në rastet kur ato nuk janë në përputhje me parimet e moralit qoftë indvidual, grupor apo kolektiv të një rendi të caktuar shoqëror.
“Mua më quajnë Fatos Nano edhe prapa më vjen historia e përbashkët”(!!!)
Brendia “domethënëse” e kësaj deklarate të çoroditur historikisht, politikisht, kombëtarisht dhe diplomatikisht, nxjerr në pah vetëm këtë të vërtetë : Pa dyshim se, autori i saj, quhet Fatos Nano(ish-kryeministër i qeverisë së sotme të Shqipërisë), që brenda udhëheqjes së tij gjashtëvjeçare ka krijuar epizodin më të mugët dhe më tragjik të historisë tradicionale të institucioneve demokratike kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë.
Këtë e provon edhe gjendja e tanishme e mjerueshme ekonomike dhe shoqërore(varfëria, papunësia, shpërngulja e vazhdueshme e popullsisë, krimi i orgnaizuar, korrupsioni, prostitucioini, kontrabandimi i njerëzve etj.) e Shqipërisë. Mirëfilli, do të vijë ajo ditë, që edhe Fatos Nano së bashku me politikën e tij falimentuese kombëtare dhe ndërkombëtare, do të arkivohet në “lëndët” e sirtarëve të ndonjë muzeu historik, por jo, assesi siç është shprehur përmes kësaj paradigme iluzore dhe absurde, si protagonist pozitiv i historisë së përbashkët gjithëshqiptare, por vetëm si “gangster” i papërmirësueshëm i “historisë së mafisë së nëntokës” të kultit të një çapaçuli socialist me ide dhe me prirje socialiste prolindore sllave, i cili në vend të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror ka mbështetur dhe legalizuar politikën e grupeve të ndryshme të inetresit, vetëm për të qëndruar vetë me çdo kusht në pushtet, e jo për asnjë interes jetik të demokratizimit dhe të përparimit të shoqërisë shqiptare në praktikë, ashtu sikundër është prononcuar deklarativisht me “projektet demokratike-integruese” properëndimore evropiane para institucioneve dhe iniciativave përkatëse të Bashkimit Evropian(BE), NATO-s, OSBE-së e të tjera.
Në këtë kontekst, politika socialiste e Fatos Nanos në sy të integrimeve evropiane perëndimore ka demonstruar vetëm gatishmëri euforike-ekzagjeruese, pa kurrfarë koncepti dhe pa përmbajtje reale të afirmimit të vlerave reale të një sistemi të lirë dhe demokratik shtetëror. Këtë e dëshmojnë edhe raportet vlerësuese zyrtare të komisioneve të ndyrshme të Bashkimit Evriopian.
Difektet e deritashme të politikës socialiste të Fatos Nanos, janë pjellë e dështuar e një ideologjie utopike, sipas së cilës, ai edhe e ka ndërtuar sistemin normativ të tij, që karakterizohet nga format e ndryshme të dhunës mbi proceset e zhvillimit të iniciativës së lirë dhe të demokratizimit të shoqërisë në tërësi. Ky deformitet i “kredos politike”=unë quhem Fatos Nano, që pas, do më vije historia e përbashkët”(kjo “histori” tanimë ka ndodhur qe gjashtë vjet, por në kuptimin negativ të historikut të tij perosna , tanimë është tejet i “lexueshëm” për opinionin demokratik shqiptar, sepse bazohet në idetë dhe në konceptet e tij të doktrinës dhe të praktikës së tij të gabueshme, që kanë për qëllim të shërbejnë si një nga mjetet më oportune për ta murkulluar dhe “zbukuruar” realitetin e hidhur ( i cili qe 13 vjet e ka pllakosur çdo pore të shtetit shqiptar) me të cilin po ballafaqohen idetë fisnike dhe forcat përparimtare të kombit dhe të shtetit shqiptar.
Si në prag, ashtu edhe pas përfundimit të Kongresit të Gjashtë të Partisë Socialiste të Shqipërisë, u fol dhe u shkruan shumë komente e analiza, të cilat për objekt shqyrtimi kishin “pragmatizmin politiko-demokratik” të kryeministrit të “pazëvendësueshëm” Fatos Nano lidhur me manipulimin e zgjedhjeve të fundit në Shqipëri, si dhe me efeketet e deritashme të tij në sfondin e vendosjes dhe të zhvillimit të reformave ekonomiko-shoqërore e institucionale të shtetit shqiptar. Me keqardhje, duhet të konstatojmë se konkluzioni sintetik i të gjitha atyre komenteve dhe analizave lidhur me fenomenin e absolutizmit dhe të despotizimit të quajtur Fatos Nano gjatë mbijetesës politokratike të tij të deritashme gjashtëvjeçare (1997-2004) është negativ si në planin e brendshëm të politikës kombëtare, ashtu edhe të asaj ndërkombëtare, dhe assesi nuk premton ditë më të mira për lulëzimin e vendit në kuptimin e përparimit ekonomik, politik dhe demokratik.
Shikuar realisht, brenda 13-vjeçarit të shkuar (1990-2004) parashikimet dhe premtimet e politikave euforike të autoriteteve zyrtare të Shqipërisë lidhur me reformimin ekonmiko-demokratik të vendit, jo që nuk janë përmbushur në asnjë segment të tyre, por janë edhe më të brishta sesa në të gjitha sistemet e mëparshme shtetërore të Republikës së Shqipërisë. Një nga shkaktarët kryesorë të stagnimit transicional ekonomiko-shoqëror dhe demokratik të Shqipërisë, pa dyshim janë recidivat e ideologjisë dogmatike, apodiktike dhe utopike të sistemit të dekretuar, të ashtuquajtur socialist të kryeministrit Fatos Nano me garniturën e tij të ngushtë politike, që tërë luftën e deritashme politike dhe propagandistike e ka bërë jo për zhvillimin dhe prosperitetin e interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të vendit, por për pushtet dhe sundim të dhunshëm personal burokratik. Këtë, në një mënyrë, e dëshmon edhe kjo sintagmë e politikës së tij diletante:” MUA MË QUAJNË FATOS NANO EDHE PRAPA MEJE MË VJEN HISTORIA E PËRBASHKËT”?!
Duhet të ritheksojmë se, mesazhi i kësaj deklarate të pakontrolluar logjikisht si në kuptimin doktrinar, ashtu edhe në atë praktik të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm demokratik kombëtar dhe shtetëror, provon qartë fetishin e sistemeve socialiste të dekretuara nga Josif V. Stalini, Mao Ce Duni, Josip Broz Tito etj. Mirëpo, në rastin konkret, këtu ekziston një deskrapancë e madhe, që nuk mund të krahasohet me sundimin absolut socialist të Fatos Nanos, sepse ata, asnjëherë në fjalimet dhe referatet e tyre, nuk kanë deklaruar se “pas tyre, do t’iu qepej historia e përbashkët”, siç është shprehur Fatos Nano(!)
Eh, ky është problemi kryesor, i cili kërkon zgjidhje imediate përkatëse si nga ana e forcave të njëmendta demokratike në Shqipëri, ashtu edhe nga institucionet demokratike të Bashkimit Evropian, sepse përderisa në krye të Shqipërisë ndodhet një “socialist” i tillë, siç është Fatos Nano me ambicie politike të mbitejçmuara personale paranoide, që ka për qëllim të murkullojë të gjithë minusat e tij të deritashëm në restaurimin ekonomik, politik dhe demokratik të vendit, as Shqipëria, as shqiptarët në Ballkan, e as Bashkimi Evropian, përkatësisht bashkësia ndërkombëtare nuk mund të presin ndonjë rezultat efektiv në demokratizimin dhe në përparimin ekonimk dhe integrues të vendit, sikurse që janë duke vepruar vendet e tjera të Evropës Juglindore, Sllovenia, Çekia, Hungaria, Polonia etj.
Ndër të tjera, sipas logjikës psikopatologjike të politikës së absolutit Nano, Shqipëria nuk ka kurrfarë gjasësh, që të hapërojë drejt prosperitetit të zhvillimit ekonomik,demokratik dhe integrues sipas strategjisë afatgjatë transicionale, të cilin e kanë përqafuar shtetet e Evropës Juglindore.
Në esencë politika deklarative e demokracisë së regjimit absolut të Fatos Nanos, karakterizohet nga konflikti i ideve apodiktike, të cilat kanë dëshmuar se në mënyrë koherente janë në kolizion me parimin dhe me praktikën e rendeve dhe të sistemeve demokratike në Evropën Perëndimore.
Commentaires