Barometri diplomatik
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Serbia është armiqësore, sepse për ç do ditë po e shkel Kartën e OKB-së! Ndryshe, nuk do të "luante me nervat" e drejtësisë shqiptare dhe ndërkombëtare !?
-Ndoshta për këtë armiqësi të politikës dhe të diplomacisë së Serbisë kolonialiste dhe militariste të presidentit Aleksandër Vuçiq ndaj Kosovës dhe partnerëve të saj evropianoperëndimorë (Amerika, NATO dhe BE) ”janë fajtorë” liderët politikë shqiptarë të Kosovës, sepse sipas publicistit Veton Surroi, Serbinë nuk duhet konsideruar si “shtet armik”, por si partner strategjik për interesin tonë” !?
Sipas Surroit, pse shqiptarët po e quajkanë Serbinë “armike e jo partner strategjik”, Beogradi zyrtar se paska pranuar as Planin e Marti Ahtisarit (2007) sipas të cilit Kosova ka fituar “pavarësinë e kushtëzuar unilaterale”. Këtë e dokumenton edhe Rezoluta 1244 e KS-së, e cila as de fakto e as de jure nuk e njeh pavarësinë e Kosovës sipas Kartës së OKB-së e as sipas parimeve e rregullave të drejtës ndërkombëtare. –Ndonëse Gjykata e Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë, më 22 korrik 2010 ka miratuar mendimin këshillëdhënës se “pavarësia e Kosovës, është shpallur në frymën e parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Mirëpo, sa ia vlen, kur Serbia “mike” e Aleksandër Vuçiqit nuk e njeh mendimin këshillëdhënës të GJND-së, por së bashku me Rusinë dhe me Kinën kanë bllokuar edhe Rezolutën 1244 të KS-së në OKB-, duke mos e njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ashtu siç e kanë njohur më se 140 shtete të OKB-së (2008-2024).
Serbia kurrë s’ka qenë shtet demokratik dhe paqësor në Ballkan, por shtet hegjemon imperialist dhe zjarrvënës i Ballkanit !
- Kush është Vuçiqi që po telendiset me BE-në, me NATO-n, me Amerikën dhe me OKB-në , duke shkelur Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare ?!
Pse OKB-ja nuk mbron objektivat dhe parimet e Kartës së vet, duke i penalizuar të gjitha ato shtete-anëtare të saj, siç janë Serbia dhe Rusia për agresionet e tyre ndaj vendeve fqinje, siç janë Ukraina, dhe Kosova, edhe pas njohjes së saj ndërkombëtare nga ana e 140 shteteve të saj (17 shkurt 2008) ?!
Një tolerancë e tillë absurde dhe antiligjore, antihumane, antidemokratike dhe antipaqësore ndaj Federatës Ruse të Vladimir Putinit dhe ndaj Serbisë gjenocidale të Aleksandër Vuçiqit, është në kundërshtim flagrant me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të normave të së drejtës ndërkombëtare .
Për argumentimin e këtij konstatimi mjafton të përmendim vetëm dy (2) raste të fundit të Serbisë së presidentit Aleksandër Vuçiq, i cili për të bllokuar Dialogun e Brukselit (2011-2024), ai në vitin e kaluar, pikërisht “më 24 shtator 2023, urdhëroi Serbinë, që përmes një grupi terrorist paramilitar-policor serb të kryente agresion në Banjskë të Zveçanit, me ç’rast vritet rreshteri Afrim Bunjaku, i cili bashkë me kolegët e tij kishin shkuar të largonin dy kamionët e vendosur në rrugë nga terroristët.Në këtë sulm, u plagos një e u lënduan edhe dy zyrtarë të tjerë policorë...” (https://klankosova.tv/agresioni-i-serbise-ne-banjske-e-tronditi-kosoven-ne-vitin-qe-lame-pas-video/).
Deri kur Kosova në “mëshirën” e padrejtësisë së Serbisë?!
Shumë e çudtishme kjo politikë, kjo antidiplomaci dhe kjo padrejtësi e Serbisë, në njërën anë, presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq po kërkon vazhdimin e Dialogut të dështuar të Brukselit (2011-2024), kurse në anën tjetër, para gjithë bashkësisë ndërkombëtare po kërcënon Kosovën, duke e futur në shtetrrethim të “48 bazave ushtaarke serbe” të vendosura përgjatë kufirit Serbi Jugore – Kosovë.
S’ka dialog paqësor me Beogradin derisa forcat ushtarake të Serbisë kanë kërcënuar dhe indirekt po e kërcënojnë pavarësinë, stabilitetin, sigurinë dhe sovranitetin territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës (2023-2024).
Derisa Serbia e ka rrethuar kufirin e Kosovës me “48 baza ushtarake” të saj, normalisht nuk mund të kërkohet nga kryeminisitri i Kosovës, Albin Kurti, që të vazhdojë Dialogun me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel (2011-2024).
Diplomacia e Prishtinës dhe e Tiranës, të kërkojnë sanksionimin urgjent të Serbisë për shkak të ndërhyrjes në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës, jo Kosova të jetë objekt i sanksioneve ndërkombëtare sipas diktatit, akuzave dhe kërkesave absurde antiligjore dhe antidemokratike të Beogradit zyrtar, që pretendojnë zhbërjen e shtetësisë dhe të pavarësisë së Kosovës.
Nën sanksione ndërkombëtare vihet ai shtet që kërcënon paqen, sigurinë dhe stabilitetin e sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, jo Kosova, e cila së bashku me Amerikën dhe me NATO-n po mbron vlerat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, sepse Serbia në mënyrë kohezive dhe koherente po rrezikon sovranitetin territorial dhe shtetëror të Kosovës së pavarur, që janë në përputhje të plotë me rregullat dhe me parimet e së Drejtës Ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashksuara, duke mos e sjellë asnjëherë në pikëpyetje paqen dhe sigurinë rajonale e as atë ndërkombëtare.
Mbrojtja e sovranitetit të Kosovës nuk po rrezikon interesat strategjike të Amerikës, as të NATO-s e as të BE-së në Kosovë,por politika kërcënuese kolonialiste, militariste dhe hegjemoniste e Serbisë së Madhe, e riemërtuar në “Bota Serbe”, është ajo që haptazi po synon rreshtimin e popujve sllavë të Ballkanit në “Botën Ruse”, duke ëndërruar se kjo është “formula e vetme” ekzistenciale e shpëtimit të tyre nën “ombrellën” shumëshekullore tradicianle historike ruse.
Mirëpo, axhenda gjeopolitike, gjeostrategjike ,diplomatike dhe ushtarake e Kosovës është proamerikane dhe evropianoperëndimore. Ndaj, nuk duhet ngatërruar në asnjë kuptim me “lojërat” politiko-propagandistike dhe militariste të “Botës Ruse” e as të “Botës Serbe”, se gjoja “Kosova po kërcënon sigurinë në rajon” !?
– Kjo është shpifje dhe gënjeshtër e aleancës ruso-serbe, e cila ka ndikuar që Josep Borel dhe Mirsolav Lajçak, Kosovën ta fusin nën sanksione ndërkombëtare !?
-Një vedim i tillë është i gabuar dhe i papranueshëm, sepse Serbia është ajo,që bëri agresion më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, jo Kosova në Rashkën e Serbisë!
Gjithashtu, Serbia është ajo që po rrezikon paqen dhe sigurinë evropiane-ndërkombëtare, sepse Kosovën e ka futur në “shtetrrrethim”, duke instaluar “48 baza ushtarake” përgjatë kufirit jugor të Serbisë me Kosovën.
-Logjikisht dhe ligjërisht, Serbia do të duhej të vihej nën sanksione ndërkombëtare, sepse ka bërë agresion ndaj Kosovës, më 24 shtator 2023, ku forcat e saj policore dhe paramilitare patën vrarë Afrim Bunjakun( rreshterin shqiptar), si dhe pati plagosur një koleg të tij të Policisë së Kosovës. Për dënimin e këtij akti agresioni të Serbisë, udhëheqja e Kosovës (presidentja, kryeministri, kryeparlamentari) patën kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë (Amerika, NATO, BE dhe OKB). Mirëpo, në vend se të dënohej Serbia, nën sanksione vihet Kosova, edhe pse de fakto dhe de jure Serbia kishte kryer akt agresioni, që patjetër duhej të ndëshkohej nga OKB-ja , sepse kishte dhunuar parimet dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Comments