
Barometri diplomatik
-Të mos kishte ndodhur terrori dhe gjenocidi i Serbisë ndaj 2 milionë e gjysmë shqiptarëve në Kosovën e Shqipërisë Etnike (1989-1999), Kosova , edhe sot ,do të kishte qenë koloni e Serbisë, pa identitet kombëtar dhe shtetëror, ashtu sikurse këtu e 100 vjet më parë (1912 -1999).
Prandaj, nuk ekziston gjykatë ndërkombëtare në botë, që do të mund t’i fajësonte Amerikën dhe NATO-n se gjoja këto, sipas akuzave dhe padive të qeverive serbe të Beogradit (1999-2025), si dhe të Kishës Ortodse Retrograde Serbe: “ Amerika është fajtroja kryesore, që Kosovën e ka shkëputur nga Serbia” !?
Përkundrazi, Serbia me Slobodan Milosheviqin në krye (me policinë, me shërbimet e ndryshme të policisë sekrete të nëndhshme, me harangat paramilitare, me ushtrinë , me Akademinë e Shkecave dhe Arteve të Serbisë, si dhe me Kishën Ortodokse Serbe; me Universitetin e Beogradit, me politikën dhe me propagandën e masmaediave çetniko-fashiste serbe..etj., mbajnë përgjegjësi historike, juridike, politike, nacionale dhe ndërkombëtare për kryerjen e përbashkët të gjenocidit serb ndaj Kosovës shqiptare. –Domethëmë, shkaktari kryesor i secesionit të Kosovës nga Serbia kolonialiste, ishte kryerja e krimeve të gjenocidit serb ndaj 2 milonë e gjysmë shqiptarëve në Kosovë (1989-1999), jo SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS ME ALEANCëN ATLANTIKE TË VERIUT-NATO-n, që ligjërisht sipas së drejtës humaniare ndërkombëtare, si dhe në përputhje me objketivat dhe me parimet e Koartës së Kombeve të Bashkuara (1945- 2025) i shpëtuan mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë nga varrezet masive të spastrimit etnik, përkatësisht të gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999).
Realisht, gjenocidi gjithëserb i Slobodan Milosheviqit, është fajtor i shkëputjes së kolonisë shqiptare nga sundimi i egër kolonial i Serbisësë Madhe (1942-1999), jo ish-presidenti i SHBA-së, Bill Klinton e as Kryeministri britanik Tony Blair, që të dakroduar e shpëtuan Kosovën nga ploja masive e viktimave shqiptare të terrorit dhe të gjenocidit të Serbisë së Slobofan Milosheviqit/
Pra, njerëzit normalë, humanistë, (politically acknowledged) dhe objektivë në Serbi dhe jashtë saj), shkakun e njëmendtë dhe llogarinë politike të humbjes së kolonisë 100-vjeçare-Kosovës, duhet kërkuar vetëm në politikën e falimentuar çetniko-fashiste gjenocidale të regjimit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, jo kursesi në politikën e Amerikës së Bill Clintonit, as të George W. Bush, as të Joe Biden, as të Tony Blair e as të NATO-s., sepse këta së bashku me aleatin e tyre-UÇK-në ishin faktorët e ligjshëm kryesorë (sipas normave të së drejtës ndërkombëtare), që me plot të drejtë ndëshkuan krimet e gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999).
Përkundrazi, as UÇK-ja dhe, asnjëri prej këtyre liderëve politikë me famë botërore nuk mbajnë kurrfarë përgjegjësie qoftë morale apo ligjore, që Serbia u bombardua nga aleanca e NATO-s (24 mars -10 qershor 1999, 78 ditë të plota), e cila ligjërisht u mbështet nga Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku si rrjedhim Kosova vihet nën protektoratin ndërkombëtar të forcave paqësore të OKB-së (UNMIK).
Këtë të vërtetë të kapitullimit të luftës pushtuese gjenocidale të Serbisë në Kosovë ( me ç’rast Serbia qe e detyruar t’i tërheqte të të gjitha forcat militare, paramilitare dhe policore vrastare nga Kosova e pushtuar) e vulosi, edhe “Marrëveshja Ushtarake e Kumanovës e nënshkruar më 9 qershor 1999 mes përfqaësueve të NATO-s, Michael Jackson, komandant i KFOR-it dhe ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë së Serbisë, gjeneralit Nebojsha Pavkoviq, i cili më pas u akuzua për kryerje të krimeve të luftës dhe të gjenocidit në Kosovë nga Tribunali i Hagës (themeluar nga OKB-ja, më 1993)”. (https://nacionale.com/politik%C3%AB/Nenshkrimi-i-Marreveshjes-se-Kumanoves-23-vite-nga-kapitullimi-i-Millosheviqit-8087)
Po të mos ndodhte gjenocidi i Slobodan Milosheviqit dhe i “bishtave” të tij çetniko-fashistë ortodoksë fundamentalistë serbë, Kosova nuk do të kishte pasur kurrfarë gjase reale, që të shkolonozohej nga Serbia hegjemoniste dhe militriste (1912-1999).
Një nga shkaktarët kryesorë, që ndikoi në shkëputjen e Kosovës nga Serbia kolonialiste ishte agresioni dhe pushtimi gjenocidal i Serbisë së drejtuar nga kryetari i saj nacionalsocialist dhe ultranacionalist, Slobodan Milosheviq (1989-1999). Kjo ishte “metastaza” e fundme e sundimit kancerogjen 100-vjeçar kolonial serb ndaj Kosovës së Shqipërisë Etnike. Ky ishte epilogu i tragjedisë së Kosovës shqiptare, që tronditi jo vetëm Evropën Perindimore, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat për herë të parë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (9 maj 1945), duke falënderuar presidentit të saj historik, Bill Clinton ia arritën, që përmes NATO-s, ta ndëshkojnë ushtarakisht Serbinë për shkak të kryerjes së krimeve të gjenocidit të saj ndaj më se 2 milionë gjysmë shqiptarëve. Me një fjalë, meritat kryesore historike, politike, diplomatike dhe ushtarake për shpëtimin-shkolonizimin e Kosovës nga Serbia, i ka ish-presidenti-heroi i Kosovës, Bill Clinton, i cili ishte i pari dhe i vetmi nga burrat shtetërorë të bashkësisë ndërkombëtare, që botërisht pati deklaruar se “Kriza e Kosovës është një gjenocid në zemër të Evropës”.
Këtë konstatim të agumentuar aksiomatik, askush deri më sot nuk e ka pohuar dhe debatuar as nga e ashtuajtura elitë politike shqiptare në Ballkan. Mjafton që këtë argument të justifikueshëm shkencërisht, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ta vlerësojë gjithanshmërisht dhe, duke marrë për bazë gjithë angazhimin dhe përpjekjet e jashtëzakonshme politike, diplomatike dhe ushtarake të SHBA-së për çlirimin, për shpëtimin dhe pavarësimin e Kosovës nga armiku shekullor kolonial serb, dhe Bill Clintonin ta shpallë Hero të Kosovës. Gjithashtu, në këtë kontekst, presidentja Osmani, duhet ta shpallë HERO të Kosovës, edhe ish-presidentin e SHBA-së, George W Bush, cili ka meritat kryesore, që më 18 shkurt 2008 njohu Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës ( të shpallur më 17 shkur 2008). Patjetër, këta dy presidentë historikë, duhet të shpallen heronj të Kosovës, sepse po të mos kishin qenë këta 2 HERONJ-STRATEGË LIRIDASHËS AMERIKANË në mbrojtjen e qenies shqiptare në Kosovë nga gjenocidi serb i Slobodan Milosheviqit, Kosova do të shndërrohej në një greminë të pafund me qindra e mijëra viktima shqiptare, e UÇK-ja do të ndiqej, duke u akzuar si “organizatë terroriste”, ashtu siç po ndiqet PP-ja e Kurdistanit 30 milionësh, duke kërkuar liritë dhe drejtat për popullin e vet kurd.
Mirëpo, lufta e saj e drejtë vetëmbrojtëse dhe antikolonialiste, si dhe përqafimi dhe mbështetja e gjithanshme e rezistencës dhe e heroizmit të mbarë popullit shqiptar në Kosovë, bëri që Bill Clitnon, George W.Bush, William Walker, Medeleine Albright , Wesley Clark, Richard Hollbrook, Tonny Blair…etj., t’i mbështetin UÇK-në dhe mbarë rezistencën gjithëpopullore kundër armikut pushtues serb (1989-1999).
Ky autor shkruan tema te thuketa dhe te kopsitura historikisht . E lexoj me endje .