
Prof Dr Ledri Kurti Kraja për librin e Fatmir Terziut
Uni dhe thurjet e rrjetave brenda unit! Nje sfidë për të dalë tek vetja, vetëm pasi arrin rilidhesh me kujtimet e trashëguara të dheut, të prindërve, simbolit "fyell" të marrë nga vendlindja. Persiatjet e unit të individit, pasi ngatërrohen e shkatërrohen për t'u përshtatur me dheun e ri ku jeton, gjithnjë duke pasur në thelbin e vet, të heshtur por jo të shuar, pasurinë shpirtërore të kujtimeve të bartura, krijojnë tek kjo proze një semantikë të re komunikimi nëpërmjet kodeve simbolike "merimangë" dhe " fyell". Prozë që të fal kënaqësinë e artit dhe mundësinë e interpretimit, si vlerë e "veprës së hapur" po të perifrazoja mendimin e studiuesit të njohur Umberto Ecco.

Që në titull u intrigova nga gjetjet dhe vërtetë nuk më zhgënjeu! Ekonomizimi i fjalëve është në funksion të llojit tipik të kësaj proze dhe rrit vlerën e saj duke kërkuar ekuilibrin me mendimin - mesazh, të shprehur po aq konciz. Ky lloj ekuilibri i realizuar, rezulton në tentimin drejt një uniteti të përkryer, prej se ciles, krijesa e përftuar, proza në fjalë është E Bukur! Që në titull, flet ky dualitet i ngjizur në një. Uni- individ, i përfshin të dyja dhe zotërohet nga të dyja. Ai përfshihet nga përsiatjet e jetës konkrete por gjendet pavullnetshmërisht edhe brenda kujtimeve të tij, si ngjizje e dy kohëve. ( Nëse, më lejoni mund të thoja, se në këtë lloj tregimi qe vertetë e pëlqej dhe vlerësoj, si lloj i prozës moderne dhe gjuhë psikoanalitike frojdiane, sikur të mund të shmangeshin ose ndryshoheshin, si jashtë llojit të saj, (sërish e theksoj, për mendimin tim) shprehjet "normë" dhe "emetim".
Comments