top of page

Prof. Dr. Eshref Ymeri: Treshja udhëheqëse në Prishtinë...


  Prof. Dr. Eshref Ymeri: Treshja udhëheqëse në Prishtinë nën peshën e tradhtisë së Hashim Thaçit

 

            Një mikesha ime nacionaliste nga Republika e Dardanisë, më dërgoi sot njoftimin në vijim:

            “Zëdhënësi i BE-së, ka thënë se Ura e Ibrit duhet të dialogohet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë që të hapet.

Kundër tij ishte presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, të cilët thanë se kjo nuk duhet të dialogohet dhe se kjo është çështje e brendshme. Po ashtu, edhe QUINT-i ishte njëzëri me BE-në, se ura nuk duhet të hapet”.

“Ne, përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara, u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona, në konsultim me NATO-n, nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës”, - tha Hovenier.

Është sa paradoksale, sa revoltuese, aq edhe e pabesueshme që Ura e Ibrit vazhdon të mbetet e mbyllur që prej përfundimit të luftës. Por është edhe tmerrësisht e çuditshme që Ura e Ibrit, e mbyllur nga kryetradhtari i Republikës së Dardanisë Hashim Thaçi, në bashkëpunim të ngushtë me kryekriminelin Millosheviç, mbeti po në atë gjendje edhe pas 14 shkurtit të vitit 2021.

Me sa duket, treshja udhëheqëse e Republikës së Dardanisë nuk qenka e aftë, nuk gjeka dot forca në vetvete të çlirohet nga pesha e rëndë e akteve tradhtare të Hashim Thaçit, të cilat ky i pati nënshkruar në Bruksel me kriminelët e Beogradit.

Kjo treshe mos vallë qenka e pazonja  për ta qeverisur vendin me dinjitet, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Dardanisë, mos vallë nuk e paska guximin t’ia përplasë në fytyrë Hovenierit, ambasadorit sorosist të Blinkenit, si edhe të pesë përfaqësuesve të Britanisë së Madhe, të Francës, të Gjermanisë, të Italisë dhe të Shteteve të Bashkuara, duke iu deklaruar troç se trojet e Republikës së Dardanisë janë pronë e patjetërsueshme e popullit dardan, i cili, në bashkëpunim të ngushtë me aviacionin e NATO-s, derdhi lumenj gjaku për të fituar pavarësinë nga bisha fashiste serbe, motra e një gjaku me bishën fashiste ruse?

E kam përsëritur edhe herë tjera:

Treshja udhëheqëse Osmani-Kurti-Konjufca, për të flakur poshtë peshën e rëndë të tradhtisë që kryetradhtari Hashim Thaçi, me bandën e vet, ua ka lënë mbi shpatulla, duhet të marrin vendimin historik të Kuvendit të Republikës së Dardanisë, të mbështetur edhe nga Referendumi mbarëpopullor. Fjala e fundit e Referendumit mbarëpopullor kundër atyre marrëveshjeve tradhtare të Hashim Thaçit, është përgjigjja më e merituar në mbrojtje të integritetit tokësor, përgjigje kjo që duhet të marrin Brukseli dhe Vashingtoni sorosist.

Ura e Ibrit duhet të hapet detyrimisht dhe s’ka për të ndodhur absolutisht asgjë.

Inteletualët me dinjitet të lartë kombëtar dhe sidomos inteligjencia universitare dhe rinia studentore, duhet të çohen peshë më këmbë dhe të bëhen mbështetje e fuqishme e treshes udhëheqëse, e cila duhet të ketë edhe më shumë guxim politik, për t’i dhënë fund një herë e mirë gjendjes paradoksale që i la trashëgim kryetradhtari Hashim Thaçi, i cili vetë po prehet në qelitë e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për tradhtinë e rëndë ndaj interesave jetësore të Republikës së Dardanisë, kurse treshes në fjalë, sipas tekave të Brukselit dhe të Vashingtonit sorosist, iu kërkuaka të zbatojë të gjitha marrëveshjet që burojnë nga ajo tradhti.

Domosdo, kërkesa të tilla idioteske iu shtrohen për zbatim vetëm shqiptarëve, sepse, në marrëdhënie me të huajt, vetëm shqiptarët janë mendjelehtë, siç i pati karakterizuar në vitin 2001 ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Gregori Xhonson.

Kaliforni, 03 gusht 2024

68 views4 comments

4 Comments


Reagim me vend dhe me përfundime logjikisht dhe juridikisht të qëndrueshme. Edhe tani edhe tërë gjysemshekullin para këtij, Ura e Mitrovica ishin pjesë e territorit të Kosoves dhe jeta në te rregullohej me legjislacion të Kosoves. Tani, kjo e drejtë e Kosoves është pranuar qoftë nga jasht e patjetër nga brënda. Hapja e ures jo vetem që nuk implikon pasoja për anet e kundërta por, shliron sërbet nga tutoria sërbe dhe mundëson inkludimin e sërbëve si të barabartë në jeten publike të Kosoves. Dhe këte të drejtë nuk duhet që aleatët t'ia mohonin Kosoves e as që kanë mbështetje në normen. Më në fund 1kosova nuk është pushtuar nga aletatët por është çliruar nga ata. Kam vërejtje në fjalorin pak…

Like

Guest
Aug 25

Reagim me vend dhe me përfundime logjikisht dhe juridikisht të qëndrueshme. Edhe tani edhe tërë gjysemshekullin para këtij, Ura e Mitrovica ishin pjesë e territorit të Kosoves dhe jeta në te rregullohej me legjislacion të Kosoves. Tani, kjo e drejtë e Kosoves është pranuar qoftë nga jasht e patjetër nga brënda. Hapja e ures jo vetem që nuk implikon pasoja për anet e kundërta por, shliron sërbet nga tutoria sërbe dhe mundëson inkludimin e sërbëve si të barabartë në jeten publike të Kosoves. Dhe këte të drejtë nuk duhet që aleatët t'ia mohonin Kosoves e as që kanë mbështetje në normen. Më në fund 1kosova nuk është pushtuar nga aletatët por është çliruar nga ata. Kam vërejtje në fjalorin paksa…

Like

I dashur Ndrek,

Ju falënderoj nga zemra dhe Ju përcjell mirënjhohjen time të thellë për mbështetjen Tuaj prej intelektuali me brumosje të shkëlyer të nacionalizmit shqiptar.

E lexova me shumë kënaqësi analizën Tuaj me titull "Kosova në Mes të Thaçit dhe Drejtësisë", të botuar më 22 korrik 2019 në faqen e internetit "ALBANIANS IN IRELAND" dhe Ju përshëndes shumë përzemërsisht.

Me shumë respekt.

Eshref Ymeri

Kaliforni, 09 gusht 2024

Like

Guest
Aug 04

Nje shkrim brilliant dhe i guximshem prej penes se nje akademiku dhe shqiptari mendjendritur si ky i Prof Eshref Ymerit duhet botuar nga cdo gazete e portal ne Shqiperi e Kosove.

Se kush eshte Hashim Thaci e kam thene qe para 5 vjetesh. Lexojeni: https://albaniansinireland.wordpress.com/2022/05/22/kosova-midis-thacit-dhe-drejtesise/


Me respect

Ndrek Gjini

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page