Sulmi i Rusisë fashiste kundër Ukrainës më 22 shkurt të vitit 2022, krijoi mundësinë për të njohur nga afër Rusinë dhe formimin psikologjik të popullit rus. Krimet barbare që ushtria fashiste ruse kreu në qytetin e vogël Buça, jo shumë larg Kievit, krime këto të rralla në historinë e njerëzimit, qenë tmerrësisht tronditëse në mbarë botën.Vrasja e 410 pleqve, plakave dhe fëmijëve në atë qytet të vogël dhe groposja e kufomave të tyre në varre masive, ishte sa shtazarake, aq edhe tmerruese.
Megjithatë, tejet befasues është një fakt që vjen nga fushat e betejave që zhvillon ushtria heroike e Ukrainës kundër ushtrisë fashiste ruse. Deri në mbrëmjen e datës 01 korrik 2024, sipas të dhënave të Shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës, të transmetuara në televizionin “FreDom”, numërohen 543 810 ushtarë dhe oficerë rusë të vrarë në ato beteja. Por, çuditërisht, në vend që populli rus të çohej peshë më këmbë dhe të organizonte protesta të fuqishme kundër bandës kriminale të Kremlinit, me Putinin në krye, përkundrazi, rri i heshtur, si skllavi para agait të vet. Domosdo, se në formimin psikologjik prej skllavi të popullit rus, gjëja më e shtrenjtë është kulti i kryediktatorit, “madhështia” e Rusisë, jo jeta njeriut.
Fajtorë kryesorë për rrënjosjen në psikologjinë e popullit rus të idesë së “madhështisë” së Rusisë dhe të frymës së tij shoviniste, janë vetë fugura kryesore të saj. Ja si janë shprehur ata:
Perandoresha Ekaterina II (1729-1796):
“Çdo rus, në thellësi të shpirtit, nuk do asnjë të huaj. Rusia është vetë gjithësia dhe nuk ka nevojë për askënd”.
Strategu ushtarak rus Aleksandër Suvorov (1730-1800):
“Natyra ka krijuar të vetmen Rusi. Ajo nuk ka kundërshtare. Ne jemi rusë, ne mposhtim gjithçka”.
Vladimir Putin (1952):
“Rusia nuk ka kufij”.
Ja cilët janë dhe si janë shprehur katër personalitetet që përmenden në titullin e këtij shkrimi. Vlerësimet e tyre janë botuar në faqen e internetit “Adskije Novosti” të datës 19 shkurt 2015, ku përfshihet një material voluminoz, me titull “Citate dhe aforizma për Rusinë dhe për rusët”.
Astolf de Kysten (Astolphe de Custine - 1790-1857), aristokrat, shkrimtar francez, udhëtar. Është autor i shprehjes frazeologjike “burgu i popujve”, e cila pati hyrë në qarkullim në mesin e shek. XIX. Si kuptim kryesor i saj, pati shërbyer përfytyrimi stereotip i perandorisë ruse, si një shtet i prapambetur diktatorial. Në vitin 1839, ai pati vizituar Rusinë me ftesë të perandorit Nikollaj I (1796-1855). Nisur nga bindjet e veta politike (konservatorizmi, monarkizmi dhe klerikalizmi), ai qe pritur në oborrin rus dhe në qarqet më të larta të shoqërisë ruse. Shënimet e tij të udhëtimit, me titull “La Russie en 1839” (Rusia në vitin 1839), qenë botuar për herë të parë në Paris në vitin 1843, duke shkaktuar një stuhi kritikash dhe reagimesh kontradiktore në mjediset e inteligjencies ruse, si në radhët e simpatizantëve të Perëndimit, ashtu edhe të sllavianofilëve. Autori i këtyre shënimeve, Rusinë e shek. XIX, me një sarkazëm therës, e përshkruan si një vend kontrastesh, Në morinë e vërejtjeve kritike të planit të përgjithshëm për natyrën mashtruese të fasadës ruse, për arbitraritetin e autoriteteve, për mangësitë e theksuara të sistemit gjyqësor etj., autori nxjerr mirë në pah gjendjen e mjeruar të të gjithë popujve nën sundimin e perandorit rus dhe mungesën e shoqërisë civile. “Sado e pafundme që është kjo perandori, thekson ai, ajo s’është gjë tjetër, veçse një burg popujsh, çelësat e të cilit i mban perandori”.
Në veprën e lartpërmendur të autorit francez, janë mjaft mbresëlënëse disa shprehje me vlera aforistike, të renditura në vijim, të cilat zbulojnë psikologjinë prej skllavi të popullit rus:
“Secili mundohet ta maskojë të keqen para pushtetarit dhe të reklamojë të mirën”.
“Të pasurit këtu nuk janë bashkëqytetarë me njerëzit e varfër”.
“Në Rusi, çdo sundimtar vlerësohet si një perëndi, çdo femër monarke vlerësohet si Artemida dhe Kleopatra”.
“Rusia është vendi i memecëve”.
Ja si është shprehur ai:
“Në shpirtin e popullit rus zien një pasion i fuqishëm, i papërmbajtur, për pushtimin e vendeve të huaja - njëri nga ato pasione ky, që shpërthen në shpirtin e popujve të shtypur dhe që ushqehet vetëm me fatkeqësinë mbarëpopullore. Një komb ky agresiv nga natyra, i babëzitur për shkak të derteve që ka hequr, për shkak të poshtërimit që ka pësuar në vendin e vet më parë, kërkon të realizojë në jetë ëndrrën e vet për një pushtet tiranik mbi popujt e tjerë. Gjendja pritëse për lavdi dhe për pasuri ia largon vëmendjen nga çnderimi që po përjeton. Një skllav që tërhiqet zvarrë, ëndërron për sundimin e botës, me shpresën se do ta lajë nga vetja damkën e turpit të heqjes dorë nga çdolloj lirie shoqërore dhe personale”.
Ivan Shmelov (1873-1950), shkrimtar, publicist dhe mendimtar rus.
Në vitin 1920, kur ushtria e kuqe pati pushtuar gadishullin e Krimesë, autoritetet sovjetike i arrestuan të birin, Sergein, ish-oficer i ushtrisë cariste, i cili nuk kishte kryer kurrfarë krimi dhe madje kishte shprehur dëshirën t’i shërbente pushtetit sovjetik. Por autoritete sovjetike e pushkatuan. Vrasja e të birit, terrori i kuq, uria e tmerrshme që pllakosi Krimenë nën sundimin e bolshevikëve, i shkaktuan Shmelovit një depresion shumë të rëndë shpirtëror. Në vitin 1922 ai e braktisi përfundimisht Rusinë sovjetike dhe u nis fillimisht drejt Berlinit dhe mandej kaloi në Paris, ku jetoi deri sa ndërroi jetë. Në Paris, në vitin 1923, botoi epopenë me titull “Dielli i të vdekurve”, e cila e bëri të njohur në mbarë Evropën:
“Rusët janë një popull që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë, i ka qejf prangat në duart dhe në këmbët e veta, i do despotët e vet gjakatarë, nuk ka ndjesi për kurrfarë bukurie, është i pistë fizikisht dhe moralisht, gjatë qindravjeçarëve jeton në errësirë, në obskurantizëm dhe nuk ka marrë as mundimin më të vogël për diçka njerëzore, por ama gjithmonë është i gatshëm t’i skllavërojë, t’i shtypë të gjithë pa përjashtim, mbarë botën. Ky nuk është popull, por një mallkim historik i njerëzimit”.
Xhohar Dudajev (1944-1996), ish-Presidenti i parë i Republikës së Çeçenisë, në një intervistë të vitit 1995, i ka bërë “rezonancën magnetike” popullit rus. Nga ajo intervistë bëhet e qartë se ç’është populli rus, pre e shartimit me të cilin kanë rënë popujt e kombësive të tjera. Në vijim teksti i intervistës:
“I vetmi, ndoshta, popull mbi Tokë, i cili nuk beson në asgjë, që është pa botë shpirtërore, pa moral dhe që ka mbetur prapa nivelit të zhvillimit të njerëzimit, një popull i pashpresë për një kohë të gjatë, është populli rus. Nuk ka kurrfarë besimi, asnjë besimi nuk i nënshtrohet, nuk është i prirur për kurrfarë bote shpirtërore, nuk njeh kurrfarë normash sjelljeje, kurrfarë morali. Dhe kjo, për fatkeqësinë e madhe po të vetë popullit rus, vihet re në një masë të konsiderueshme. Për këtë që po ndodh, Çeçenia shërben vetëm si pretekst. Por në thelb, ky është tipari themelor i karakterit të popullit rus, i një populli të sëmurë nga rusizmi, i një populli që udhëhiqet nga ideologjia e urrejtjes. Por për një gjë të tillë ai duhet ta pësojë. Popullin rus e presin prova shumë të rënda dhe parashikimet janë ogurzeza. Mungojnë idetë, idetë e komunizmit, e socializmit, e krijimit të mundësive të ndryshme, rezultuan si flluska sapuni. Dhe kjo për arsye se gjithçka qe krijuar mbi bazën e rusizmit. Por përderisa mungojnë idetë, atëherë nuk mund të ketë një shtet juridik rus. Mungon legjitimiteti i vetë shtetit, nuk ekziston kurrfarë dege e pushtetit. Atëherë, kur mungojnë idetë, kur mungon legjitimiteti i shtetit dhe i degëve të pushtetit të tij, do të thotë se nuk ka vend për politikën, as për atë të brendshmen, as për atë të jashtmen. Në këto kushte, kur mungon komponenti i tretë, nuk ka vend as për ideologjinë. Për pasojë, mungojnë motivet, mungon stimuli. Këtu merr fund perspektiva. Kjo është njëra rrugë. Rruga tjetër e zhvillimit, e qytetërimit të njerëzimit, është bota shpirtërore. Rusi nuk është besimtar as i Krishtit, as i Muhametit, as i Budës, ai nuk beson në asgjë. Por që i tërë populli të bëhet me botë shpirtërore, për këtë duhet punuar derisa të kalojnë, minimumi, tre breza. Por edhe kjo rrugë është e mbyllur. Tani po përpiqen politika, ideologët, për të zgjedhur një rrugë të tretë - ky është sllavianizimi, bashkimi mbi bazë sllaviane. Por edhe nga kjo përpjekje, gjithashtu, nuk do të rezultojë asgjë, sepse komponenti kryesor përbërës i sllavianizimit - ukrainasit - nuk do të pajtohen kurrë me rusifikimin dhe me rusizmin… Popujt e ish-Bashkimit Sovjetik, të Rusisë së sotme ose të ndonjë aleance të ardhshme me Rusinë, janë të sëmurë nga rusizmi. Madje duhet theksuar se kjo është një sëmundje kronike shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme. Rusizmi është më i tmerrshëm se fashizmi, se nazizmi, se të gjitha ideologjitë e urrejtjes së njeriut për njeriun”.
Igor Shestkov (1956), shkrimtar rus. Në vitin 1990 emigroi familjarisht në Gjermani, anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve gjermanë që prej vitit 2009. Është nënshkrues i thirrjes “Të ndalohet agresioni” të shkrimtarëve-emigrantë rusë, të publikuar më 12 gusht 2008. E ka dënuar ashpër luftën agresive të Rusisë fashiste kundër Ukrainës:
“Gabojnë ata që mendojnë se Rusinë putiniste e pret një edukim trishtues në periferitë e Evropës, një degradim gradual dhe një shpërbërje e ngadaltë. Gabojnë edhe ata që arsyetojnë se Rusia rrezikon shumë që pas shtatë ose dhjetë vjetësh të përfundojë në një krizë të tmerrshme, nga e cila nuk do të shpëtojë dot, një krizë kjo, e provokuar nga rënia e menjëherëshme e çmimit të naftës. Të gjitha këto rreziqe s’janë asgjë përpara një lufte të ardhshme, pikërisht të një lufte, në kuptimin e përmasave të gjera të një konflikti të përgjakshëm ushtarak, në përfundim të të cilit Rusia do të ndahet në zona okupimi midis NATO-s, Kinës, Japonisë dhe paqeruajtësve turq në Kaukaz. Me këtë rast, në zonën e okupimit të NATO-s - në pjesën evropiane të Federatës Ruse - do të realizohet deputinizimi i detyrueshëm, sipas tipit të denacifikimit gjerman pas fitores së aleatëve në Luftën e dytë botërore, do të kryhen reforma dhe do të krijohen institucionet e domosdoshme për një shtet të ri demokratik kombëtar rus. Territoret që do të kalojnë në zonat e okupimit kinez, turk, japonez, do të jenë të humbura përgjithmonë për shtetin e ri rus”.
Kaliforni, 02 korrik 2024
I dashur Kozma,
Ju falënderoj nga zemra për vlerësimin tuaj. Vlerësimi i një shkrimtari dhe poeti të talentuar, si Ju, për këdo që i adresohet, është një dhuratë tejet e çmuar, me domethënie të jashtëzakonshme, me nota shenjtëruese, sepse, siç Jua kam theksuar edhe një herë tjetër, shkrimtarët dhe poetët, mbartin në vetvete një bekim hyjnor.
Ju uroj shëndet dhe mbarësi Juve dhe Hyjneshës së jetës Suaj, Zonjës Natasha, dhe ta kaloni verën me plot gëzime dhe argëtime familjare.
Eshref Ymeri
Kaliforni, 04 korrik 2024
Mjaft goditëse e ndriçuese kjo analizë e kompozuar në të tillë mënyre nga një prej zengjinëve të sërës së lartë të diturisë si Prof. Dr. Eshref Ymeri, në të cilën mundësohet të shikojmë më qartësisht e bindshëm nëpërmjet disa optikave tejet të fuqishme gjithë madhështinë butaforike, marrëzit dhe mjerimin perandorak rus. Do të ishte jashtëzakonisht e dobishme që dëshmitë tronditëse që sjell Autori të njiheshin sa më gjerësisht nga lexuesi europianë e më gjerë.
Jetë të gjatë e kurdoherë me energji djaloshare Profesor Eshrefit!
Me respekt, K.Gjergji