top of page

Prof. Dr. Eshref Ymeri: Jam shumë i dëshpëruar që më doli parashikimi


Prof. Dr. Eshref Ymeri: Jam shumë i dëshpëruar që më doli parashikimi

 

Prof. Dr. Fatmir Terziut

                Londër 


            I dashur Profesor Fatmiri,

            Para nëntë vjetësh, dhe pikërisht më 28 janar 2016, në Portalin tuaj të nderuar Ju patët botuar analizën time me titull:

            “Reforma në drejtësi: do të mbarset mali dhe do të pjellë një mi”.

            Asokohe isha plotësisht i bindur se me popullin tonë do të luhej një komedi kriminale me seri të pafundme, si puna e telenovelave turke. Nuk mund të kisha bindje tjetër, përderisa në krye të qeverisë ishte Rama, një përbindësh mitik ky, që më kujtonte Uiliam Pennin (William Penn - 1644-1718), një personalitet i njohur ky në historinë e kolonive angleze në Amerikë, i cili, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nderohet si njëri nga themeluesit e kryeqytetit të parë të vendit - Filadelfias (“qyteti i dashurisë vëllazërore”), që u bë kryeqytet i provincës së Pensilvanisë (“vendi me pyje i Pennit”). Në një aforizëm të tij të famshëm, thuhet:

            “Pangopësia dhe egoizmi janë përbindësha dhe rrënjë të çdo të keqeje”.

Ish-deputeti i ndjerë Dritan Prifti, gati pesëmbëdhjetë vjet më parë, pati deklaruar publikisht nga foltorja e Kuvendit:

“A ka shqiptar, kolegë deputetë, që beson se zoti Edi Rama është i pastrehë? Ai në deklaratën e tij të pasurisë thotë që është i pastrehë dhe ne të gjithë e dimë që Edi Rama është pronar i fshehtë i mbi 200 apartamenteve në Tiranë, sepse flasin ndërtuesit. Taksa e tij e jashtëligjshme është 30 euro për metër katror për çdo leje ndërtimi që ka dhënë nga viti 2000 e deri sot” (Citohet sipas: “PS: Padi penale për Priftin, shau kryetarin socialist Rama”. Faqja e internetit “Info Arkiva. Arkiva mediatike Shqiptare”. 15 korrik 2010).

Gati pesë vjet më vonë, në një raporti të OSBE-së, thuhej:

“Kryeministri Edi Rama ka një pasuri prej 200 milionë eurosh” (Citohet sipas: ““200 mln euro”! Një përshkrim psikologjik për Ramën”. Faqja e internetit e gazetës “Mapo”. 12 shtator 2015).

Në ato kushte, të cilat sot janë bërë edhe shumë më të rënda, kur Rama, kryepërbindëshi dhe kryelubia e popullit shqiptar, përmes armës së pamëshirshme të varfërisë, ka larguar nga vendi një milionë qytetarë, kush mund ta besonte se mund të realizohej një reformë në drejtësi? Aq më tepër kur ajo pisreformë kishte në themel shtyllat sorosiste, në ngulura me shumë kujdes në shtatin e Shqipërisë së gjorë dhe të përkrahura nga kryesorosisti Blinken në Departamentin e Shtetit.

Ju uroj shëndet dhe mbarësi dhe suksese Portalit Tuaj aq të parapëlqyer për mbarë dashamirësit e tij.

Kaliforni, 26 shkurt 2025

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page