top of page

Prof. Dr. Eshref Ymeri: Derusifikimi i Ukrainës



 

Prof. Dr. Eshref Ymeri: Derusifikimi i Ukrainës

 

Rusia cariste, kështjella e errësirës shumëshekulore, si edhe sundimi i egër komunist mbi shtatëdhjetëvjeçar, patën ushtruar një diktaturë të egër mbi popujt e kombeve dhe të kombësive të shumta brenda asaj ngrehine euroaziatke, e cila, në ditët tona, është kthyer në një gërmadhinë në kalbëzim e sipër. Ajo diktaturë, e mishëruar në shumë aspekte të jetës së tyre, qe shfaqur me më shumë barbari në zbatimin e një politike të egër shoviniste për rusifikimin e tyre. Por egërsia më e madhe e asaj politike qe vënë re në Ukrainë, ndaj së cilës diktatura rusosovjetike ushqente një smirë dhe xhelozi të papërmbajtur. Kjo për arsye se Ukraina ka pasë qenë dhe mbetet kryevatra e kulturës sllavianolindore, me kryeqytet Kievin, të themeluar në vitin 482, ndërkohë që Moska është themeluar 665 vjetë më vonë, më 1147. Madje edhe Moskën e pati themeluar princi ukrainas Juri Dollgoruki (1090-1157).

Njëra nga mënyrat djallëzore të politikës shoviniste ruse për rusifikimin e kombeve dhe kombësive joruse, ka qenë vendosja në territoret e tyre e shtatoreve të politikanëve, të poetëve, të shkrimtarëve rusë. Rusifikimin e përhershëm politika ruse e pati intensifikuar sidomos në fushën e toponimisë, duke flakur toponimet vendase nga ato territore dhe duke i zëvendësuar me toponime ruse.

Me kalimin e viteve, shovinizmi rusomadh, përmes shërbimeve sekrete, ka bërë ç’është e mundur për instalimin e agjenturës së vet në Ukrainë. Njëri nga kryeagjentët e Rusisë ishte Presidenti Viktor Janukoviç (1950), i cili, më 21 nëntor të vitit 2013 nuk pranoi të nënshkruante marrëveshjen për pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, çka solli si pasojë shpërthimin e protestave masive në sheshin kryesor, Maidan, të Kievit. Si rezultat i atyre protestave të fuqishme, më 22 shkurt 2014, Janukoviçi qe rrëzuar ng pushteti dhe, për t’i shpëtuar ndëshkimit mbarëpopullor, u arratis në Moskë.

Me kalimin e viteve, kryediktatori rus Vladimir Putin ishte duke përjetuar një gjendje ankthi, i frikësuar nga ndikimi në Rusi i ideve të Maidanit, me pasojë rrëzimin nga pushteti. Kot shqetësohej Putini, sepse, siç thotë shkrimtari i shquar rus Ivan Shmelov (1873-1950), “Rusët janë një popull që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë” (Faqja e internetit “Adskije novosti”. 19 shkurt 2015). Apo gazetari ukrainas Juri Butusov (1976): “Në Rusi gjithmonë kemi të bëjmë me shërbëtorë të egër të pushtetit” (po aty).

Sulmi i 24 shkurtit 2022 kundër Ukrainës së pavarur dhe sovrane, i përkrahur nga shumica dërrmuese e popullit rus, i çori maskën përfundimisht Rusisë, si një vend skllevërisht, kriminelësh, gënjeshtarësh dhe grabitësish nga më të neveritshmit në historinë e njerëzimit.

Pas atij sulmi, të cilin popullit heroik ukrainas dhe forcat e tij të armatosura e përballuan dhe vazhdojnë ta përballojnë me një heroizëm të jashtëzakonshëm, ushtria fashiste ruse, deri ditën e sotme, 12 janar, numëron 808 250 ushtarakë të vrarë (Tv “FreeDom”), kurse shumica dërrmuese e popullit rus vazhdon përkrahjen për kryekriminelin Putin. Kësisoj, Ukraina heroike e shkeli me këmbë mitin e “madhështisë” së Rusisë, bashkë me mitin  e “pathyeshmërisë” së forcave të saj të armatosura. Përveç kësaj, organet ligjvënëse të Ukrainës, që në pranverën e vitit 2013, patën marrë një sërë vendimesh të rëndësishme, vendime këto, të cilat kanë pasur si qëllim kryesor derusifikimin e vendit. Kjo për arsye se personalitetet e njohura të artit dhe të kulturës ruse, me krijimtarinë e tyre, nuk e patën fisnikëruar shpirtin e popullit rus, nuk patën ndikuar absolutisht në edukimin e popullit rus me ndjenjat e dashurisë, të fisnikërisë dhe të respektit për popujt e tjerë, sidomos për popujt fqinj, nuk e patën edukuar absolutisht popullin rus për çrrënjosjen e psikologjisë prej skllavi, të ngulitur në shekuj me zvarritjen para sundimtarëve gjakatarë. Gazetari rus Gleb Pjanëjh (1968), drejtues emisionesh televizive, në YouTube-kanalin e vet “Mëngjesi i shkurtit”, i pati marrë një intervistë gazetarit të njohur ukrainas Dhimitër Gordon (1967), i cili e pati botuar në faqen e internetit “Gordon”. Në atë intervistë ai thekson:

“Kultura ruse nuk qe në gjendje të përballonte problemet morale në shoqëri. Mendoj se kultura e madhe ruse, në personin e etiopiasit [Aleksandër] Pushkin, të skocezit [Mihail] Lermontov, të polakut [Fjodor] Dostojevski, të ukrainasit [Nikollaj] Gogol dhe të rusit [Mihail] Saltikov-Shçedrin, nuk pati funksionuar. Po them se kjo kulturë nuk pati funksionuar në shoqërinë ruse. Në shoqërinë ruse ka funksionuar propaganda e hebreut [Vladimir] Sollovjov, e armenases [Margarita] Simonian, e ruses [Olga] Skabejeva (servilë-tellallë të Putinit në televizionin shtetëror rus “Rusia 1” - E.Y.). Ja, kjo treshe ndikoi më mirë sesa Pushkini, Lermontovi dhe Dostojevski, të marrë së bashku. Rezultoi se shoqëria ruse është bërë çnjerëzore. Rezultoi se rusët janë të aftë të duartrokasin për vrasjet, për bombardimet, për përdhunimet, për krimet” (Citohet sipas: “Gordon: Unë e urrej Rusinë dhe shumicën dërrmuese të rusëve. Dhe kam të drejtë për një gjë të tillë. Asnjëherë s’kam për ta harruar se çfarë kanë bërë”. Faqja e internetit “gordon.ua”. 03 qershor 2023).

Pas fillimit të operacionit special, autoritetet e Ukrainës patën aktivizuar përsëri luftën kundër trashëgimisë ruse dhe sovjetike. Faktikisht, procesi nuk qe ndërprerë që prej fundit të vitit 2013, kur në qendër të Kievit protestuesit çmontuan skulpturën e udhëheqësit të proletariatit botëror, Vladimir Leninit (në Ukrainë, sipas faqes së internetit “inshe.tv” të datës 24 qershor 2022, qenë çmontuar 1300 shtatore të Leninit - E.Y.). Kjo pati nxitur jo vetëm një valë çmontimesh të shtatoreve dhe të përmendoreve në pjesë të tjera të vendit, por edhe aprovimin  e ligjeve për dekomunistizimin. Që asokohe, në Ukrainë qenë çmontuar më shumë se 2500 shtatore dhe përmendore sovjetike, qenë riemërtuar 987 qendra banimi dhe 52 mijë rrugë. Por nëse atëherë në Ukrainë luftonin  për të hequr qafe trashëgiminë sovjetike, tani procesi ka filluar të quhet haptazi derusifikim. Gjatë muajve të fundit u flakën emërtimet historike nga qindra rrugë dhe bulevarde, nga dhjetra qytete dhe fshatra, kurse disa objekte kulturore, që lidheshin me Rusinë, qenë zhdukur plotësisht. Vala e re e derusifikimit pati prekur jo vetëm monumentet politike, por edhe shtatoret dhe përmendoret, kushtuar poetëve, shkrimtarëve, shkencëtarëve dhe personaliteteve politike.

Kur njihesh me këto vendime që qenë marrë dhe qenë zbatuar në Ukrainë dhjetë vjetët e fundit për flakjen e shtatoreve dhe toponimeve ruse, habitesh se si është e mundur që toponimi i neveritshëm serbosllav “Kosovo” nuk qe zëvendësuar me toponimin iliropellazg “Dardani” menjëherë pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008. Edhe sa kohë populli dardan do të vazhdojë të mbajë “mbi shpatulla” një toponim nga gjuha e një vendi armik shumëshekullor?!

Kaliforni, 12 janar 2025

3 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page