top of page

Prof. Dr. ANTON NIKË BERISHA: EKSPOZITA NËNË TEREZA NË LIBRA DHE PULLA POSTARE NJË NDERIM I VEÇANTË PËR JETËN E VEPRËN E SAJ


EKSPOZITA NËNË TEREZA NË LIBRA DHE PULLA POSTARE NJË NDERIM I VEÇANTË PËR JETEN E VEPRËN E SAJ

------------------------------------------------------------------------------------------------

Nga: Prof. Dr. ANTON NIKË BERISHA

Autori i mbi 18 librave kushtuar Nënë Terezës

------------------------------------------------------------------------------------------------ 

 

Dje në Bibliotekën e qytetit të Elbasanit u hapë ekspozita : “Shën Tereza në libra e pulla postare”, nga studjuesi dhe koleksionist i njohur, Hysen S.Dizdari.

Në bazë të publikimit  të kësaj ekspozite në mediat shqiptare si, Tv-RTSh-24 ,MCN- Tv, dhe në You-Tube , mund të thuhet se kjo ekspozitë pati sukses të plotë, sepse çdo nderim që i bëhet figurës madhështore të Nënë Terezës është nderim dhe respekt i veçantë që i behët  Kombit Shqiptarë.

Me nismë dhe me përpjekjet individuale  të studjuesit e koleksionistit, Hysen S.Dizdari, në bashkpunim me Drejtorin e Agjensisë Kulturore të qytetit Elbasanit, Z.Artur Guni  dhe me Drejtorin e Biblotekës qytetit Elbasani Znj.Manjola Hatellari u hap dje një ekspozitë e veçantë me librat dhe pullat postare kushtuar shqiptares së madhe ,Shën Nëna Tereza.

Ekspozita sherbeu për të ta bërë të njohur jeten dhe veprat e Nënë Terezës, sidomos , nga brezit të ri, duke filluar nga shkollat 9 vjeçare ,shkollat e mesme e deri tek shkollat e  larta, nëpërmjët  dy formave të rëndësishme: a) të librave dhe të pullave postare shqiptare, kushtuar Nënë Terezës.

Kjo ekspozitë pati pjesmarrje masive sidomos nga nxënsit e shkollave 9 vjeçare dhe shkollave të mesme të qytetit Elbasnit,por edhe nga qytetaria dhe intelektualët e qytetit Elbasanit.Në këtë ekspozitë kishte ardhur enkas nga Universiteti: “Nënë Tereza”  në Shkup, Prof.Dr. Mustaf  Ibrahimi i cili i dhurojë mbi 20 libra biblotëkës qytetit Elbasanit.

Një përshtypje të veçantë më la dhe akti bujar e fisnik i studjuesit Hysen Dizdari ,ku i dhurojë Biblotekës qytetit Elbasanit 50 libra nga koleksioni i tij privat, kushtuar Nënës Terezës dhe Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Mjerisht një përqindje e madhe e njerëzve tanë, përfshirë këtu dhe intelektualët dhe krijuesit e fushave të ndryshme, nuk e njohim mirëfilli punën dhe flijimin e saj për tjetrin, pa marrë parasysh racën, religjionin  dhe përkatësinë regjionale.



Prania e Motrave të Nënës Tereze në ekspozitë dhe fjala e Motrës Laura se fshehtësia kryesore e saj ishte lutja dhe flijimi për njerëz që shoqëria kishte hequr dorë nga ta, po dhe numri i madh i nxënësve, të bën të shpresosh se ne po fillojnë ta njohim dhe ta bëjnë pjesë të jetës sonë të përditshme figurën e Nënës Terezes, të cilen shumë popuj të tjerë e njohin më mirë se ne shqiptarët, përkundër faktit se ajo në letrën dërguar Vatikanit në vitin, 1948 shkruan se nga prindërit ishte shqiptare dhe se në vajzëri e thërrisnin Gonxhe Bojaxhiu. Këtë fakt Nëna Tereze nuk kishte nevojë ta shkruante në letrën dërguar Vatikanit nga se motra e nderit, kur i jep kushtet, e ndërron emrin dhe emri i vajzërisë s’ka asnjë rëndësi.

Uroj që ekspozita dhe takime të tilla, të hapen në të gjitha qytet shqiptare në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedninë e Veriut dhe në të gjtha trevat ku jetojnë shqiptarë e ku flitet shqip sepse sa më shumë që ta njohim jetën dhe veprn e Nënën Terezës, flijimin dhe dashurinë e saj për tjetrin, aq më shumë do të vetëdijesohemi për atë që po veprojmë dhe për atë çka duhet të veprojmë për mirëqenien tonë individuale, po dhe të kombit tonë.


Prishtinë, më 12 shtator 2024

141 views2 comments

2 Comments


Guest
Sep 13, 2024

Bravo! Urrime Z.Dizdari!

Like

Guest
Sep 13, 2024

Faleminderit profesor Antoni për shkrimin e bukur dhe vlerësimin që i bani ekspozitës së suksesshme të studjuesit të historisë dhe filatelisë z.Hysen Dizdari.

Një falënderim edhe mirënjohje për Z.Hysen për dhurimin e 50 librave bibliotekës së qytetit të Elbasanit.

Lorenc Kaçulini, Shkodër

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page