Presidenti Meta-Personaliteti i Vitit 2019
Nga Skënder Sadri KAPITI
Duke u nisur në mënyrë krahasimore me atë se si janë paraqitur dhe me atë se cfrë kanë promovuar personazhet VIP të politikës dhe të pushtetit rezulton se Presidenti Meta është personazhi i vitit 2019.Pra nëse do të mbahej një sondazh duke pasur dhe duke u nisur nga ato kritere të cilat janë probleme shqetësuese sociale, ekonomike, politike, demokratike ,ligjore kombëtare dhe integruese për shqiptarët, atij të cilit do t’i atribuoheshin si perpjekje dhe merita per perkushtimin në zgjidhjen e tyre ai do të ishte Presidenti aktual i Shqipërisë Ilir Meta si personazh i Vitit 2019.
Presidenti Meta ka meritën se për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar , posti i Presidentit i drejtuar prej tij luajti rolin si institucion mbi partitë politike, si simbol i Unitetit gjithkombëtar shqiptar, si garant i ligjit dhe Kushtetutës. Si President i Republikës është shquar në mbrojtje të demokracisë elektorale dhe referendare, të opozitarizmit politik, juridik, mediatik dhe të Kushtetutës në përballje dhe në sfidë të ashpër kundër autokracisë, kundër korrupsionit, antiligjit dhe antishtetit të politikës e pushtetit dhe si garant dhe mbrojtës i sovranitetit të shtetit e garant i ligjit.
Qëndersa e admirueshme e institucionit të drejtuar prej tij ka bërë të mundur që ky institucion mbeti i vetmi institucion demokratik i pavarur dhe i pa kapur nga ekzekutivi. Ilir Meta është personazh i Vitit 2019 për qëndrimin e tij korrekt dhe parimor , për përkushtimin dhe vizionin e tij kombëtar që ka Shqipërinë të parën dhe interesin gjithkombëtar shqiptar.
Ai e Meriton këtë edhe për faktin si President i cili për herë të parë në historinë politike të Tiranës ka mbajtur një qëndrim prej patrioti e kombëtari të vërtetë në ndihmë dhe në përkrahje të shqiptarëve të Kosovës dhe Shtetit shqiptar të saj madje edhe shumë më mirë dhe më duhur se sa edhe vetë Presidenti i Kosovës; si kundërshtar edhe i politikës së Tiranës kundër pengesave për integrimin Shqipëri-Kosovë; kundër përpjekjeve e marrëveshjeve jo gjithpërfshirëse të faktorëve, ku detyrimisht kerkohej prej tij pjesmarrja e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur; si kundërshtar i taksës së Rrugës së Kombit; kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër të të ashtuquajturit minishengen.
Presidenti Meta nuk ka monopol të tij personal as dhënien e shpërndarjeve e dekoratave e mirënjohjeve të motivuara anshmerisht, politikisht, miqësisht e korruptivisht sic kanë vepruar paraardhësit e tij por edhe Presidenti i Kosovës, ku këtij të fundit dekoratat i janë refuzuar nga një numer pesonalitetesh të shquara.
Dhe ajo e cila të habit më së shumti është kjo : se si është e mundur që qeveria dhe mazhoranca e Parlametit shqiptar, e parlamentit në krizë e cila ka marrë nismën qesharake për shkarkimin e Presidentit pikërisht për këto motive të cilat i citova më lart.
Comentários