top of page

Presidenti i Këshillit Shqiptar të Paqes në MB Krashi takim për regjistrimin e ardhshëm


Lavdrim Krashi


Një takim i rëndësishëm është zhvilluar këto ditë mes z Lavdrim Krashi, Menaxher i Shërbim – Akomodimit në minibashkinë Brent të Londrës, President i Këshillit Shqiptar të Paqes në Mbretërinë e Bashkuar në kuadrin e Federatës Universale të Paqes (UPF) dhe kryetar i Bordit të shoqatës “Ardhmëria”, dhe z Harshil Shah, Menaxheri i Angazhimit të Regjistrimit, nga Zyra për Statistikat Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas njoftimit për shtyp ky takim ka qenë në lidhje me regjistrimin e popullsisë 2021 dhe kjo edhe me qëllim informimin e Komunitetit Shqiptar. Zipas z Krashi „Qëllimi është të sigurojmë që të maksimizojmë numrin e bashkëqytetarëve tanë shqiptarë që plotësojnë regjistrimin e ardhshëm.“

Në këtë njoftim thuhet nga ana e zotit Krashi se „Siç u diskutua, ka afërsisht 100,000 shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia që jetojnë në MB, kryesisht në Londër.“ Më tej z Krashi shkruan se „Për më tepër, unë e kam dërguar këtë email tek të gjitha organizatat e komunitetit, duke përfshirë ato që ofrojnë shkolla në gjuhën e fundjavës, sektorin e tretë, studentët, mediat etj. Unë kam caktuar një takim për 16 dhjetor në 16:00 në MT dhe do të dërgoj ftesa ndërsa kolegët e pranojnë ftesën.“

Duke përfunduar njoftimin për shtyp z Krashi bën thirrjen e mëposhtme: „Të nderuar kolegë, ju lutem më tregoni nëse dëshironi të kontribuoni në këtë iniciativë duke më dërguar me email veç e veç. Unë atëherë do t'ua përcjell ftesën kur ta di se jeni të gatshëm të kontribuoni. Ju lutemi telefononi ose dërgoni me email nëse keni nevojë për sqarime të mëtejshme.“ Dhe fjalia e fundit e këtij njoftimi duket se plotëson dhe qëllimin përkatës: „Shpresoj që të gjithë të jeni në gjendje të kontribuoni, për të mirën e komunitetit“.

47 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page