përrallë për përrallat
i vogël i dëgjoja me dëshirë përrallat
kur m’i tregonte gjyshja,m’i rrëfente nëna
më pëlqenin veçanërisht , se në ato
gjithnjë fitonin të drejtët, festonin “të vegjlit”
fukarejt bëheshin të pasur sa hap e mbyll sytë ,
fati ishte gjithnjë në anën e tyre
diku në rrugë i priste ai(fati), si një princ i kaltër
Hirushës i binte këpuca nga këmba dhe rastësisht princi
e ndiqte atë nëpër botë me këpucë në duar,
nën thirrjet e zemrës së dashuruar
gjersa vinte një ditë e këpucën e mbathte këmba e duhur...
...por tani, për mua, ka kaluar koha e përrallave
jam i bindur, se ato janë shpikja e njërzve të lodhur
nga jeta e varfër dhe shpresat e pafrytshme...
bash për këtë arësye, nga inati, nuk i linin që nëpër përralla
të ndodhte ajo që në jetë ndodh zakonisht
kjo ishte beteja e njerëzve të ndershëm për drejtësinë,
duke i lënë të padrejtët në fund
ato që në fakt gjithnjë fitojnë
me fuqinë dhe hilen e tyre të tmerrshme
me barazinë prej gënjeshtre.
vonë e kam kuptuar,
se këpuca magjike nuk ishte kurrë në këmbën e Hirushes
e mbathi , në këmbën e enjtur, vajza e njerkës së pashpirt
ndërsa Hirushja fatkeqe u mplak aty në hi
princi u çmend nga dashuria e rreme që nuk ishte e tij
vajza e njerkës e mbolli botën me fëmijë të padrejtë
sa sot është e pamundur të luftosh, e pamundur fitorja...
por ti o mik
mos hiq dorë kurrë nga përrallat
përrallat na mësojnë,
të heqim dorë nga ...vetëvrasja!
Comments