top of page

Prend BUZHALA: ME KOSOVËT E SERTA



(Çast i pezmit lirik)

Kosovë e mbërthyer

në vetminë e madhe të rruzullimit

në monologët e shurdhër

të zhurmshëm

E lodhur,

duke folur me vetveten

(shteti u bë plaçkë tregu,

lis i shembur për tokë

atdhe i nëpërkëmbur

Shikojini Njerëzit Tanë të mëdhenj

Nga një maskë u pëlqen ta kenë në fytyrë

Thonë: shteti jemi ne,

shteti është plaçkë jona, thonë)

E kur u griset maska

zë e pikëllohen

si perënditë e Olimpit

Mendimet na godasin

secilin prej nesh,

mendjet na shndërrohen

në zogj të humbur prej mjegulle

Nuk u mor vesh

a ramë për lirinë,

a e kërkuam lirinë

apo na e dhuruan me dhunë

E, me këto Kosovët e sotme

kaq të vështira,

të serta,

nuk dimë çka të bëjmë

12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page