Më ra një lot nga qielli i syrit,
Ma mbyti ditën, për çudi.
I dlirë, i paqtë, si dritë e yllit,
Por jo i ftohtë, si është ai.
Fytyrën tënde mbante brenda,
Dhe yll, dhe lot atje në sy,
Si një kambanë e malltë te zemra,
Që nis kumbon vetëm për ty.
Si më braktisi terri i verbër,
Fatlum e ndjeva përsëri.
U bëra çastit njeri tjetër,
Ashtu u bëre edhe ti.
Më ra një lot e s’lypi falje,
Si buza puthjes pa mëri,
Më bëri shkumë të ndritur vale,
Që prehje vjen e gjen te ti.
Comments