Në male bora humbi mes rrëfenjash,
Më shkronja gjurmësh syri s’sheh tani,
Sepse i bënë petale luleshqerrat ,
Kur shkrepi syri yt në arrati.
Si vogëlush lodron hapësirës dielli,
Vështron sytë e blerimit me habi
Dhe i përhumbur nis një avaz fyelli,
Që na përzien tok një mijë ndjesi.
Gështenja e egër prapë e çeli veten
Si një rrëfenjë të re, me buzë e sy,
Premtim se do të jetë gjithnjë e gjelbër,
Si një bekim për mua dhe për ty.
Comments