Ilir Levonja
Post përvjetori i të parës parti opozitare
Më 10 dhjetor 2019 në faqen zyrtare të Partisë Demokratike thuhej midis të tjerave se anuloheshin aktivitetet e planifikuara për të kujtuar themelimin e kësaj force politike. Që i bie 29 vjetori i të parës forcë opozitare në Shqipërinë e sapo dalë nga diktatura e proletariatit dhe e luftës së klasave. Në një farë mënyre e shqyerjes së njeriut prej njeriut veç për të drejtën e të shprehurit dhe lëvizjen e lirë. Pa përmendur avantazhet e ekonomisë së tregut që pritej karshi asaj monopol dhe totalisht të dështuar të diktaturës. Por jemi tek frymëmarrja, liria njerëzore si ekzistencë përballë një bote të dëshiruar si ajo në perëndim. Se çfarë është një forcë e parë opozitare në Shqipërinë e viteve 90-të askush nuk e di më mirë se ata që përjetuan dallimin dhe privilegjin klasor. Askush nuk mund ta kuptoj sot rëndësinë kohore të saj sidomos ata që nuk e përjetuan kapërcyellin e viteve 80-të në 90-të. Ndofta qe kjo arsyeja që pikërisht kjo forcë politike do t'i nënshtrohej një simpatie sociale numri i së cilës kalonte mbi atë shifrorin e teserave të anëtarësimit. Dhe mbetet akoma si forca politike që ka më shumë përfaqësues demokratë përmatanë kangjellave të oborrit se në atë fletoren e teserave në arshivën e saj. Nëse forcat e tjera janë ato listat emërore apo janë kthyer tashmë në parti, kjo forcë është akoma përmbi nocionin është akoma si thuash një spektër më igjerë social. Dhe ndofta nga kjo nuk i shkon të thuhet që më 11 dhejtor 2011 u themelua Partia Demokratike, është një term që na ka nxjerrë bojën qysh kur themeluam Partinë Komuniste më 28 nëntor 1941. Nuk është themeluar Partia Demokratike, është krijuar, u mbrujt nga shpresa e re për një Shqipëri si Europa. Se si të mbysin gromësirat, thartira etj., kur lexon se për të kujtuar një përvjetor demokratëve u duhen ca fonde, ca para, për ndonjë birrë a ndonjë shishe verë. Eshtë bajate për faktin se përkujtimet janë gjendje që afrojnë gjithkënd për të ndarë idealin e një kohe që afërmendsh nuk ishte kohë pushimesh, por zbori, këmbaleje, tela me gjemba dhe koha e kampeve të internimit. Ne e mundëm atë kohë pavarësisht se sot ka me shumicë propogandë mbi atë që koha kishte vdekur, apo deshi dhe e la Ramiz Alia. Regjimi kishte vdekur që kur vendosëm dhe vramë publikisht inteligjencën por askush nuk guxoi. Nuk besoj që demokratët duan birra që të mblidhen. As deklarata statutesh. Thjesht një shesh si ai kohës kur shëmbën diktaturën. Por shefat mbetën duke thënë se sheshet janë tokë e xaxun. Dhe vet shefat qënie të xaxuna a qënie të lidhura, sy e duar.
Comments