top of page

Portret i trishtë Nëne


Zyhdi Dervishi

Portret i trishtë Nëne





Para duarve të rreshkura të nënës

përgjunjen vargmalet e gjithë krenarive.


Para shikimit të turbulluar të nënës

verbohen yjet e të gjitha yjësive.


Para honeve – rrudha në ballin e nënës

shtangin vrullet e gjithë stuhive.


Para psherëtimave trishtuese të nënës

heshtin bubullimat e gjithë gjëmimeve.


Tiranë, 30 qershor 2015


26 views1 comment

1 Comment


Thanas Gjika
Thanas Gjika
Jan 07, 2020

Poezi artistike dhe foto ilustruese shume shprehese. Figurat letrare jane te ndertuara bukur. Idete jane te qarta plot fisnikeri. Leximi i kesaj poezie na nxit qe te perulemi edhe nje here me respekt ndaj kujtimit te nenave tona. Ju lumte z. Zyhdi Dervishi!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page