top of page

Porto Cesareo Film Festival kujton me veprat e tij, Agim Maton


Porto Cesareo Film Festival kujton me veprat e tij, Agim Maton " Mjeshtër i Madh"


Porto Cesareo Film Festival organizuar nga Shoqata Ambientaliste pro Porto Cesareo & Komuna e Porto Cesareo në Itali, një nga ditët ja kushtoi poezisë së Tim Eti dhe librit të tij të botuar në italisht "Giardini della Memoria" .

Një vlerësim shumë i madh nga ana e organizatoreve të cilët përcollën shumë kujtime, mbresa, histori të veçanta duke bërë që babi im i ndjerë të ndihej pranë nesh çdo moment.

Faleminderit nga zemra Marco Greco, Mino Buccolieri, Piero Rapana dhe gjithë stafin organizues.

Falenderoj për praninë e tij z. Cosimo Durante president i Grupit te Aksionisteve Lokal (GAL) dhe kryetaren e Komunës së Porto Cesareo znj. Silvia Tarantino.

Pas publikimit në rjetin social Facebook nga i biri Dorian Mato, mjaft komentues shprehen si më poshtë:

Thoma Nika: „Urime, Dori, për këtë publikim dedikuar vënies në fokus të krijimtarisë poetike të Agim Matos. Mes asaj që ka lënë, ai frymon si të gjallët“.

Panajot Zoto „Njeriu mund të largohet, të mos jetë mes nesh,por vepra e tij, sidomos krijimtaria letrare mbetet përherë mes nesh si shëmbëlltyrë e krijuesit,njeriut të dashur ,për të mos e haruar kurrë.“

Fatmir Almira Bajrami: „Urime Dori,vepra dhe jeta me kulture e ndershmeri e babait do jete e vleresuar dhe i paharuar per ju dhe nga gjithekush qe e ka njohur“.

Anastas Nika: „Urime Dorjan! Nje ngjarje e madhe dhe shume domethenese! I paharruat Babai juaj dhe Poeti Agim Mato!“

Marko Greco: „Ishte një nder i madh për ne që takuam babanë tuaj, njeriun e madh dhe poetin e madh. Shpresoj se do të arrijmë të sjellim një shkëmbim të frytshëm kulturor për të ardhmen.“

Vangjel Taho „Urime Dori Agim Mato do të ngelet një njeri thesar plot si poet publicist,shkrimtar dhe përkthyes i veprave të huaja në gjuhën shqipe Gëzohem që dhe ju po ecni në gjurmët e tij I pa harruar. Respekte për familjen Mato.“



37 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page