Në vitin 1983 një miku im i sportit të Atletikës së Elbasanit më bëri një ftesë personale të merrja pjesë në festimet që u organizuan me rastin e 70 vjetorit të Fiskulturë-Sportit në Elbasan. Arsyeja ishte ndjekja si atlet për një kohë të shkurtër të sportit të bukur të Atletikës, por që për arsye subjektive, u ndërpre dhe unë u ndava me lotë nga sporti që ëndërroja të merrja rezultate, sidomos në garën 800 metra.
Aty për herë të parë, pra në atë ceremoni festive, ndoqa dhe mësova për shoqëritë sportive „Urani“, „Skampa“, „Ylli“, „Shpresa“, madje dhe për shoqëritë e lagjeve si „Tigri“, „Shkumbini“, „Donika“, „Ora“, dhe „Afërdita“. Mësova gjithashtu se ekzistonte dhe një libërth i quajtur „Rregullore e Shoqnisë „Afërdita“ që ishte i botuar në
Manastir, nga shtypshkronja „Bashkimi i Kombit“ (1909). Ndërkohë nga bisedat me disa miq fjala shkonte tek fjala dhe në memorje të veteranëve sportivë vinin para syve nxënësit sportistë të shkollës „Tebojë“ (1913), skuadra e futbollit të „Normales“ (1926), futbolli i „Shpresa“ (1931), ekipi i futbolit ku bënte pjesë dhe Qamil Guranjaku (1937), deri tek ekipet e futbollit të qytetit të Elbasanit (1940), apo dhe ai i lagjes „Namazgja“ (1942). Në vitet më pas vijnë skuadrat sportive Daut Beja (Hekurudha), Pervinaga, Namazgja, Gurabardhi (Partizani) e disa të tjera, si „Bashkimi“ (1945), „Puna“ (1951), që ishin ekipe futbolli deri sa erdhi ekipi që bëri emër në vite „Labinoti“, që fitoi kupën „Zëri i Popullit“ (1962 dhe 1972) dhe „Mësuesi“ (1965), kupën e Republikës (1975 dhe po në atë vit atë nga „Sporti Popullor“, fitues i vendit të dytë i BFSSH (1980), dhe më pas edhe kampion vendi.
Por ndërsa fjala shkonte tek futbolli, basketbolli, volejbolli, qitja, atletika, çiklizmi, gjimnastika, ku dalloheshin Fitnete Terziu, Ligor Shaka, Alma Meta, peshëngritja, një sport tjetër si mundja që kishte bërë emër në vite dhe kishte nxjerrë edhe kampionë dukej pas si në hije. Për sportin e bukur të mundjes këto ditë iu drejtova një mundësi, sportisti të disa sporteve, dhe një trajneri të mundjes që ngriti ekipe të rrinjsh me perspektivë sportive dhe nxorri talentë model, mundësit Isa Kreka. Të plotë do ta lexoni tek „Albanian Post“ dhe www.fjalaelire.com
Comments