„Pomodoro“ një model që duhet shijuar
Prof Dr Fatmir Terziu
Të emigrosh është një gjë. Tjetra është si të përshtatesh në emigrim. Si të bëhesh ai që duhet të jesh në kushtet e emigrimit. “Kur fillova, të mendoj për të hapur një biznes të tillë nuk ishte e lehtë”, thotë Marseos Selimaj. "Ishte një aksion i paparë." Kuzhinierët duhet të ishin në plan të parë, ideja në anën tjetër, modeli, angazhimi, përkushtimi…, eh, dhimbje koke“, thotë ai. “Kombinimi i kohës së Brexit dhe pandemisë ka qenë si një cunami që godet industrinë e tillë. Londra është një Metropol. Stafi evropian, veçanërisht ata pa familje këtu, kanë shkuar në shtëpi.” Restorantet kanë ndryshuar stil. Edhe Marseos i kishte menduar mjaft mirë të gjitha.
Një bisedë me familjen. Një vendim me babain e tij të mrekullueshëm, e gjithnjë përkrahës të familjes dhe ideve të tilla dhe koha nuk priste. “Njerëzit hidhnin CV-të e tyre gjatë gjithë kohës. Kohët e fundit kam bërë mjaft kërkesa për kuzhinierë dhe nuk kam pasur asnjë përgjigje. Dhe kështu iu nënshtruam vetë të gjitha procedurave. Ky është një ndryshim i madh gjeografik dhe emocional; njerëzit nuk duan më të punojnë orë të gjata në kuzhinë larg shtëpisë, por ne e bëmë këtë vendim dhe projekt që na është bërë tashmë një model.”
Marseos u transferua në Londër pak kohë më parë, në një moshë relativisht plotë vrull dhe ide: “Ne do të vizitonim vende të ndryshme biznesesh të ngjashme kur isha i ri dhe mendoja në vetvete për projekte të ngjashme, kështu që një gjë e tillë ishte gjithmonë në radarin tim. Vizitova një mik në Londër dhe u dashurova me kulturën, historinë, muzikën, futbollin britanik. Unë kurrë nuk shkova në shtëpi mendjebosh. Kërkoja më tej në metropolin e pafund britanik. I shihja disa që silleshin kot dhe ankoheshin dhe më dhimbte koka. Unë dhe familja ime bënim nga dy punë dhe kështu e nisëm ndryshimin.”
Pasi ka punuar fillimisht punëra të ndryshme, ai u kërkoi dhe kërkonte më shumë nga vetja, pasi kishte tashmë më shumë ide në kokën e tij. "Si emigrant, gjuha është një pengesë për punë," thotë ai, "por të qenit në restorante ishte ajo që dija. Puna më përshtatej derisa dija mjaftueshëm për të folur me klientët dhe për të marrë porosi.”
Tryezat e pastra të „Pomodoro“, kualiteti i picave dhe cilësia e ushqimit që gatuhet, produkti i ndryshëm i shërbyer me kulturë, u bënë shpejt ushqimi më i vlerësuar i zonës në High Street, Hornsey të Londrës, pasi ai hapi një mënyrë të re të shërbimit dhe inkurajimit të klientëve të lodhur që të merrnin tre pica, një prej të trijave ishte falas. Kështu kënaqej dhe pjesa tjetër e familjes. Kur themeloi „Pomodoro“, një shenjë italiane për kulturën që pasonte picat tejkaloi limitin, duke shërbyer kuzhinë të kombinuar mes disa kulturave, pa harruar dhe tradicionalitetin shqiptar, që Arjani, i përkushtuari dhe i dashuri i zemrës së tij e bën këtë me kënaqësi dhe përkushtim. E jashtme e saj piktoreske britanike përgënjeshtron ngjyrat dhe aromat e një këndi tipologjik dhe mjaft tërheqës, simpatik, gjithnjë në përmirësim, që do të gjeni brenda.
Ushqimi i „Pomodoro“ është i zhytur në trashëgimitë e vlerave të tilla që ushqejnë përditë idetë e familjes Selimaj. Ai thotë: “Familja ime ka traditë biznesi. Gjyshja ime ishte mjaft e njohur në Elbasanin tim të dashur dhe kishte një emër mjaft të respektuar atje në shërbimin kulinar. Tradita shkon tej dhe mjaft larg në historinë e një traditë të gërshetuar gollobordase dhe elbasanase. Historia shkon në një qytet ku Romakët sollën ullinj dhe agrume; arabët sollën erëza; turqit erdhën për të ndërtuar besime dhe kulte, duke sjellë kafe dhe bakllava; dhe, në fund, tradita e kultura tipike që shkon deri tek byreku dhe thjeshtësia e ushqimit të shijshem shtëpiak. Të gjitha kulturat që formuan sythat e mia të shijes ekzistojnë në menunë time dhe idetë e mia. Unë jam rritur dhe do të ideojë më tej këtë kulturë dhe këto ide.”
Idetë përfshijnë jo vetëm atë që ai gatuan dhe servir për klientët, por dhe mendimet për arkitekturën dhe amjen e lokalit:. “Babai im gjithnjë është modeli më mbështetës. Dhe ai që e njëh Arjan Selimajn dhe familjen e tij të mrekullueshme gjithnjë mendon më të mirën.”. “Është bekimi i fëmijërisë sime. Kur erdha këtu në Londër, nuk doja të isha thjesht një facebooks dhe një aventurier, doja të zbuloja dhe të mësoja. Vetë biznesi im nuk ishte kurrë ndoshta dikur pjesë e planit, por tani është jeta ime. Një djalë i panjohur postoi në Tëitter për ushqimin tim vitin e kaluar. Nuk e kisha menduar kurrë këtë që do të pëlqehej kaq shumë.”
„Pomodoro“ tashmë po udhëton në rrugën e vetë. Është një model. Një arsye më shumë për të treguar se si funksionon jeta me ide, me angazhim, me përkushtim. Ky është Marseos Selimaj, kjo është familja e Arjan Selimaj, që tashmë kërkon nga të gjithë të hidhen sytë atje, e të shikojnë më shumë se sa mund të shohin në realitet. „Pomodoro“ tashmë ju mirëpret për ditëlindje, dasma, gëzime, e për evenimente të ndryshme.
Comments