top of page

Poezia erotike e Rrapit dhe çiftelia deri në agim


Kalosh Çeliku


NGA KALOSH ÇELIKU


Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar, në Shkup me dt. 01, 02 dhe 03 nëntor 2019, për të njëzetekatrën (24) herë me radhë organizoi Manifestimin Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: TAKIME NËN RRAP, në Shkup. Edhe, nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare dhe Bota, erdhën poetët shtegtar të armatosur me poezi deri në dhëmbë, miqtë e Rrapit 2019 për ta pritur Ditën e Nesërme deri në Agim.

TAKIMET NEN RRAP, që herë pas here kishin shtegtuar në Kërçovë, Cërvicën e Xha Derallës dhe Dibër, kësaj radhe ecën më këmbë deri në Hotelin “Kalabria”, në lagjen “Çair” të Shkupit. Lokale, ku edhe i kaluam Netët Poetike të Vjeshtës duke pritur Dimrin e Madh! Ndërsa, Ditën e Nesërme, përpara këmbëve të Filipit Maqedonisë, në “Bit-Pazar”. “Kufi”, ku edhe poetët dolën mbi “Urën e Gurit”, matanë Vardarit. U përshëndetën me Pjetër Bogdanin dhe Nexhat Agollin tek “Parku i Grave”, për t’i bërë një vizitë edhe Shtëpisë të Nënë Terezes, në Shkup. Këmbë e shëtitën Shkupin Historik, edhe e panë Ditën e Nesërme me syrin e tyre poetik për t’u kthyer Natën në lokalet e Hotelit “Kalabria”, në lagjen e Shkupit “Çair” për ta kaluar Natën e Madhe me poezi dhe këngë deri në Agim.

Him Koça (satirist), pasardhës i Xha Derallës, që kishte ardhë enkas me Xhelal Ademin dhe Adem Xheladinin në këtë Manifestim Kulturor Tradicional Poetik nga Kërçova, e hapi Orën Simbolike Poetike me një poezi të Mikut Rrapit Pano Taçi: Na bashkoi Rrapi. Pastaj, radhën e mori Tahir Seferi, rapsodi i këngës shqipe me çifteli. Të pranishmit, i përshëndeti edhe Kalosh Çeliku, Kryetari i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar për mirëseardhje, në Shkup.

Him Koça, nga pusia doli me një fragment nga “Lahuta e Malëcisë” të Gjergj Fishtës, dhe e mori në dorë Orën Simbolike Poetike. Herë pas here, mes poezive të poetëve duke ndërhyrë me fragmente nga “Lahuta e Malëcisë” të Gjergj Fishtës.


POEZIA EROTIKE E RRAPIT DHE ÇIFTELIA PËRTEJ NATËS MADHE DERI NË AGIM

Pasdarke, u shtrua edhe darka Poetike me poezi, këngë me çifteli, raki rrushi dhe verë. Poezi, pas poemës “Bagëti e Bujqësia” të Naim Frashërit, që në mesin tonë e solli artisti i mirënjohur Xhevat Limani. Poezi, lexuan edhe poetët: Prend Buzhala, Seida Beganoviq, Xhelal Tosku, Nehas Sopaj, Mirela #Papuciu, Sami #Velçani, Rakela Zoga, Dhimitër Pojanaku, Shaqir Podvorica, Dibran Fylli, Pëllumb Mane, Asllan Qyqalla, Rozeta Kreste, Gjon Gjergjaj, Xhelal Adeni, Ferida Ramadani, Rami Kamberi, Dan Ibrahimi, Aranit Musaraj, Abdulla Troshupa, Viviane #Horioti, Ramzi Salihu, Bardha Maneç, Rexhep Bajrami, Arbër Çeliku, Him Koça, Adem Xheladini, Mirsada Krasniqi me poezi e këngë dashurie, Sami Sherifi, Tahir Seferi, Asdren Çeliku, Flora Peci, Rezearta Samiu etj.

Papritmas, në valle hyri edhe Gjergj Fishta me përurimin e “Lahutës Malëcisë”, që kët vit ishte publikuar edhe përtej kufinjve të Atdheut. Rreth autorit të kryeveprës të Fishtës, “Lahuta e Malëcisë” dhe “Mrizi i Zanave”, fjalën e mori Prend #Buzhala, publicist, poet, shkrimtar, dhe kritik letrar.

Ora Simbolike Poetike e kaloi Pragun e Shtëpisë. Krahpërkrahu iu bashkuan me fragmente proze edhe pjesmarrësit: Reshat Sahitaj dhe Fatmir Minguli. Pak para Agimit, poetët ikën në strehimoret e tyre për të fjetur me Poezinë.

Dita e Nesërme, poetët i priti këmbëkryq para këmbëve të Filipit Maqedonisë, ku u shtrua edhe Sofra Poetike me raki rrushi dhe verë, krahpërkrahu përurimit të librave (botime të Lidhjes Shkrimtarëve Shqiptar: “Kohëra” (roman) – #Agim #Morina, leximit të një fragmenti nga aktori Vehbi #Qerimi, fjalën e mori recezenti Nehas Sopaj. Dhe, në fund vetë autori. Përurimin e librit dytë me poezi: “Nuse për mort” (poezi), e vazhdoi Adem Xheladini me një recension rreth librit nga recenzenti Xhelal Ademi. Poezitë i lexoi vetë autori i librit. Librin e radhës, “Zezëjeta” me tri poezi e paralajmëroi Dibran Fylli. Recensionin, e lexoi Kalosh #Çeliku. Fjala përfundimtare rreth librit si zakonisht, iu dha vetë autorit. Në fund, u bë edhe përurimi i librit me pjesë teatrore për fëmijë: “Shtriga doli nga përralla” – Kalosh Çeliku. Recensionin e këtij libri nga #Gani Xhafolli dhe fragmentin e një pjese teatrore e lexoi Dibran Fylli.

Pas një shëtitje nëpër “Çarshi” (Shkupin e Vjetër), dhe atij të Riut matanë Vardarit (Urës Gurit), poetët u kthyen në Hotelin “Kalabria”, në “Çair” të Shkupit historik për ta përcjellur Natën e Madhe me poezi, këngë, raki rrushi dhe verë deri në Agim. Pasmesnate, u ndanë edhe Çmimet letrare: “Ulu Mal, të dalë Hana” për poezi, e rrëmbeu Shaqir Podvorica, “E përcolla Natën”, libër i botuar mes dy takimeve poetike, “RRAPI” për vepër jetësore – Tahir Seferi, Miku i Rrapit “Pano Taçi” – Dibran Fylli, dhe Mikja e Rrapit “Hida Halimi”, Flora Peci.

Nata e Madhe Poetike deri në Agim filloi me një monolog të Dibran Fyllit, poezive të poetëve pjesmarrës, këngëve me çifteli, raki rrushi dhe përfundoi me rrugë të mbarë për Ditën e Nesërme...


44 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page