top of page

Poezia e Beatriçe Balliçit, parë ndryshe


Beatriçe Balliçi

Poezia e Beatriçe Balliçit, parë ndryshe



Dr Fatmir Terziu


Roger Silverstone tek libri i tij akademik “Përse studiojmë media” thekson se të kuptosh median si një proces gjithashtu duhet të përqafosh atë proces që është fondamental-politik ose ndoshta më ngushtë i lidhur me elementët përbërës të krijimtarisë. Duke ndjekur Silverstone në këtë libër ne ndjejmë atë që kohë më parë e kemi patur si një ndjesi edhe në tërë krijimtarinë tonë, ose në atëpjesë kur krijimtaria duhej dhe ndeshej me orientime. Kuptimi që afrohet nga teoria e Silverstone përbën një faktor që të lejon të njohësh krijimtarinë letrare shqiptare në një aspekt tejet larg politikës, larg demonit poltizues. Në këtë afrimitet teorik Mark Deuze tek “Gazetaria dhe krijimtaria popullore, apo dhe ideologjia profesionale: reporterët tabloidë dhe editorët, krijuesit më së shumti, flasin hapur” thekson se është vështirë të klasifikosh një krijimtari mbi baza politike apo ideologjike, nëse nuk i përkushtohesh normave të saj të mirëfillta letrare. Pikërisht këtë kam patur parasysh në analizat e mia të krijimtarisë shqiptare. Në këtë këndvështrim kam analizuar edhe krijimtarinë e poetes shqiptare, Beatriçe Balliçi. Vëllimi i saj poetik “Harpa” i cili është analizuar disa vjet më parë, edhe sot parë nën këtë dritë teorike tingëllon i njëjtë. Mjafton të shohësh disa nga poezitë e saj si “Pas vitit 2000”, “Bebja në gjumë”, Bar bufeja “Porta e Kalasë”, “Sytë e mi”, “S’kam kohë të të them çdo ditë të dua”, “Nuk e duroj monotoninë” etj të kuptosh atë që poezia, pra krijimtaria nuk duhet parë e ngatërruar me amalgamën e politikës. Kjo poete parë në këndin e saj krijues është vetvetiu një krijuese që largohet nga këndi politik i gjërave, edhe pse në kohë dhe vend e sidomos në hapësirë disa herë poezia e saj dominohet paksa nga kjo retushe poltike. Një shembull mund të merret poezia “Pas vitit 2000” që në vargun e parë e sheh këtë ndikim, duke sjellë ‘se pas vitit 2000’, ajo, pra poetja do të jetë krejt ndryshe...?! Në kuptimin politik të poezisë ajo kuptohet, pra është pas shumë vitesh në demokraci, dhe në një krijimtari më të lirë, në aspektin kohë ajo ka variacion tjetër... Por më mirë le të kthehemi tek “Harpa”.

Retorika nën melodinë e “Harpës”

E mund apo më mund e liga? Kjo është një pyetje retorike e autores Beatriçe Balliçi teksa hedh idenë se për rreth është jeta që ka dy ngjyra të bardhën e të zezën. Por që këtu fillon frika, ndaj ripyetet: “mund apo më mund e liga”?

Duke gjetur nëpërmjet syve premtimin dhe po këtë nëpërmjet qiellit, del qartë vizioni për të bukurën rikthimi te lumturia padyshim është një flirt rinor, që gjendet në çdo moment të krehjes së flokëve mbi oshëtimën tingëlluese të harpes krahasuar me atë çka sot e kompromentojnë thinjat. Padyshim, të rrekesh pas një bote të “lakuriqësisë” rinore nuk mjafton një shekull . Të jetosh përsëri një, shekull, kështu siç je, me shikim të njëjtë padyshim që është vetëm ëndërr. E tek të dyja gjendet përsëeri retorika.

Rinia , jeta, frika, gëzimi, drita, dimiri, e festa në krejt poetikën e “harpës” rrëshqasin. Askush nuk e ka të tërën, askush s’di për vetem e vet, ndoshta aq sa di për natyrën dhë bimët, edhe se dise kur fryn erë gjethja fëshfërin, apo më mirë dridhet. Dhe brenda enigmës zbulon veten, tek ajo rrugë pranë diellit të gëzimit, ku retorika mposht mjegullën e trishtimiti të rëndë. Edhe koha në krijimtarinë e poetes Beatriçe Balliçi ka hapësirën e vet. Ajo varion me të tashmen, por s’harron të shkuarën, idil dashurie. Autorja e ndien thënien “të dua” në atë qe të gjithë rreken pas përsosmërisë. Të kërkosh një njeri ne hapësirën e reales, për Balliçin është një soj si një zog yë kërkoj një zog tjeter një re e bardhë që shtegton të përqafojë simotrën, një zë që dridhet në hapësirë të kërkojë t’i përgjigjet një tjetër, pra është tepër dialiktike, siq është çdo gjë brenda të përditshmes. Embëlsia buron në kujtestë në ngulitjen e syve, tipareve të fytyrës, zërit karakteristik të paharruar. E ndonëse është e shkuar lehtë në portën e zemrës për diçka të fshetë, që nuk ua thua njeriu. A mbahet dielli mbi gerpike? Për poeten

lbasanase është normale, pasi ka të bëjë me mendimi e pastër që magazonohet në arshivën e kujtesës për gjatë ditës, për gjatë jetës, deri në heshtjen që flet, me gjuhën e veçantë të vështrimit. E përfshire e tërë poetika e këtij vëllimi në lojen e syve, në ritmin e zemres, jashtë të ftohtës, pas çarçafëve të bardhë e të zhubrosur të martesës, nën melodramën filozofike të fjalës së lirë, dëshirë e poetes është që tek bar-bufeja e “porta e kalase” të pijë lashtësitë.

E tërë poetika e Beatriçe Balliçit është më vete si një këngë. Ajo buron në tabanin e bahçevanëve erëmire të Elbasanit dhe ngërthehet me të veçantën e stilit të autores.

Memoria e figuracionit letrat dhe retorika që gati mbush krejt vëllimin i japin ritmin melodioz, të cilin autorja e kërkon që nga vajzëria e deri tek thinjat. Në tërë harkum e vet kohor dhe poetik, libri sjell para lexuesit diçka të re që tingëllon si një mëvetësi e talenit dhe që premton për një hapësirë me të fuqishme poetika. Ashtu siç shprehet edhe vetë autorja, duke mos e duruar monotonimë, le të shpresojmë, në larmine e ngjyrave poetike që do të sjellë në të ardhmen krijimtaria e B.Balliçit.


64 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page