top of page

Poezia " Alzati Lombardi!" e Pojanakut


Poezia " Alzati Lombardi!" e Pojanakut, hyn në zonën e çmimeve. Presidente e Ileana Tudor, e konkurrimit ndërkombëtar " Vinceremo le Malattie Gravi" të San Giovani,Milano,Itali, ka njoftuar poetin e njohur shqiptar Dhimitri Ponjanku se poezia "Alzati ,Lombardi", (Ngrihu.Lombardi) pas finales, ka hyrë në zonën e çmimeve. Renditja përfundimtare do të shpallet në ditën e ceremonisë award, që do të mbahet më 18/09/21 / ore 14.30 preso il teatro Sociale /Sala Imperiale Bianca / Como, Milano. Poezia trajton në një mënyrë krejt të veçantë pandeminë që preku më tepër Lombardinë.Besoj se ka qenë këndvështrimi origjinal e unik që ka suprizuar jurinë duke e finalizuar poezinë shqiptare në zonën e çmimeve mes shumë poezive konkurruese. Një meritë të padiskutueshme ka edhe përkthyesi Olsi Arapi. U deshën vetëm pak ditë që Pojanaku të hidhte pas krahëve s`kualifikimin e Pejës, ndonse poeti shqipptar nuk e ndjeu këtë " humbje". NGRIHU, LOMBARDI! Si të kam Lombardi? Më dukesh e pikëlluar si trëndafili në shi. Ti që më çelësin në çantat Versace e Gucci hapje ditën çdo mëngjes, Si qenke kaq e zbehtë, Si e more ngjyrën e mureve të mbyllur? Ngrihu, Lombardi! Nuk i ka hije një mbretërie shekullore përulja, Ndritja e kërkëllitja dhëmbët të keqes, Digje me flakën e xhindit, Një mbretëri si Jotja mund të hedhë sytë rrallë e pak fare te varret Mendjen i rri te djepi i ri! Ngrihu Lombardi! Ti mund t'ia dalësh pa mua, Unë nuk ia dal dot pa ty! ALZATI, LOMBARDIA! Come stai Lombardia? Mi appari triste come una rosa sotto la pioggia. Tu che con la chiave nelle borse Versace e Gucci aprivi il giorno ogni mattina, com’ë che sei cosi fioca, come hai preso il colore di chiuse mura? Alzati, Lombardia! Non sta bene a una regina secolare l’umiltà. Mostra e digrigna i denti al male, brucialo con la fiamma del genio1, un regno come il Vostro può volgere lo sguardo di rado e per poco sulle tombe il tuo pensiero rimane sulla nuova culla! Alzati Lombardia! Tu puoi riuscirci senza me, io non ci riesco senza di te! _______ Përktheu Olsi Arapi

Përgatiti

Eris Poja

Shtëpia botuese Sfida, Tiranë


 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page