top of page

Poezi të Germain Droogenbroodt


Poezi të Germain Droogenbroodt të përkthyera nga Irma Kurti


Germain Droogenbroodt lindi më 11 shtator 1944 në Rollegem të Belgjikës. Në vitin 1987 u transferua në fshatin artistik mesdhetar Altea dhe u integrua në jetën letrare spanjolle.

Germain Droogenbroodt është një poet i vlerësuar në arenën ndërkombëtare. Ai është i ftuar çdo vit në festivalet më prestigjioze ndërkombëtare të poezisë. Ka shkruar tregime dhe recensione letrare, por kryesisht poezi, deri tani katërmbëdhjetë libra me poezi, të botuara në

28 vende të botës. Është gjithashtu përkthyes, botues dhe promovues i poezisë moderne ndërkombëtare. Ka përkthyer - pasi flet gjashtë gjuhë - më shumë se tridhjetë përmbledhje me poezi gjermane, italiane, spanjolle, latino-amerikane, angleze dhe franceze si dhe poezi arabe, kineze, japoneze, persiane dhe koreane në gjuhën hollandeze.

Si themelues dhe redaktor i shtëpisë botuese belge POINT Editions, ka botuar më shumë se tetëdhjetë përmbledhje me poezi kryesisht moderne, ndërkombëtare.


LAMTUMIRË E VETMUAR


Për ata, të cilët kudo që ndodhen, vdesin të vetmuar


E ftohtë dhoma

mureve të bardha

dëgjohet veçse

jehona e vetmisë.

Asnjë fjalë e ëmbël tanimë

asnjë perqafim i ngrohtë

vetëm koha,

një rubinet që rrjedh,

me ritëm të shpejtë.

Askush nuk troket në portë

askënd ti nuk pret,

askënd, përveç vdekjes.


JETA


Si një lule jetëshkurtër

si një grusht dëbore

që për një çast shkëlqen në diell

dhe shkrihet

ngadalë kullon

bashkohet

me dhe bëhet përsëri

- tokë.


HAPËSIRA


Pastaj hapësira u bë e gjitha një dritë

horizonti e fshiu

kufirin

midis qiellit dhe tokës


koha u venit,

zbrazëtia u bë plotësi

apo zrazëtia ishte më e madhe

- një zbulim?


PERËNDESHA E NATËS



Kërcënuese,

si një qenie kafshërore

errësira rri pezull mbi tokë


çfarë hëne

na sjell një shikim drite të shpejtë


çfarë dielli

-që nuk kërcënon

na jep veçse një shenjë?


KRIJIMI


Pjesa krijuese

e vetë universit

universi

nga çfarë është krijuar?



Mendimi është i kotë

vizioni dështon


gjithçka që avancon

është rrënim e konfuzion


vjeshta është me mjegull

dimri do të jetë i ftohtë.

67 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page