top of page

Poezi sipas sugjerimit të intelektualit optimist



Tek lexoja shkrime prej gjithëfaresh

Tek vështroja jetën e rrethit

Tek dëgjoja rënkimet e urtirat e rrudhanave të mplakur

Tek shihja vraget e plagët n’të qenëmit tim

Se ç’më dilte pandalshëm nga brëndi veteje

Një urdhër i prerë:

Zotëri i harlisur, zotëri i harruar nga vetja

Do që të huqesh jetën si një episod komik

Në ahengje, matine, e këngë në grup pijanikësh

Do që të zgërdhinjësh jetën në gege budallenjësh

Do që perllat e tragjizmit t’i hedhësh në plehëra qen’sh

Dhe kur të japësh grahmën e fundit

Të ikësh nga jetë komike jotja si një miush zhuge

E tek të lexojnë fjalën mortore morbide sikur ishe vetë

Ta thonë padëgjueshëm:

Ky, po ikën nga ne sikur jetoj:

Në jetën e vetë tallave e veç i qeshur

Në vdekje në intimen tonë i përqeshur.

Zotëri i komforeve të synuara që në bangë studimi

Zotëri që aktrove dhimbjen e dashurinë për vendin

E vëte gjurmës të gjetjes së rehatisë të së pasmes

Zotëri miopi që s’shihje përtej të pasmes të rehatuar but

Ti, i betuar me dorë të ngritur në sy të simboleve

Ti që ia dijte hesapit të japësh të voglën për të rrëmbyer të madhen

Sa të provohet parrëzueshëm hipokrizi jotja

E tani rehatuar të pasmen në shkëlqim ëndërre

 ta do e ta thot zemra dhe ia lyp krijuesit

jo pesimizëm, jo zi por çemane, tarabuk e def

zgërdhirje e skajim në këndin luksoz tëndin

dhe tek mbulon vendin e zeza dhe tek rënkon i vogli

dhe tek rri mbi kokë nishan pushke

dhe tek kanos bërje jetë të zhbërjes të atyre

që ua do e ua thërret sevdan

ti, intelektuali i studimit të lartë patriotik

ua thërret më zë megafoni atyre që shohin veten në varr:

optimizm,gëzime! Gëzime, optimizëm

hajde tavalona, hajde tavalona...

, m.m.h.

9 views0 comments

Comments

Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page