top of page

Poezi me rastin e ditëlindjes së gjyshit


DIANE DI PRIMA

Diane di Prima (lindur6gusht 1934) është një poete amerikane. Ajo është gjithashtu një artiste, prozatore, memuariste, dramaturge, aktiviste e drejtësisë sociale, aktiviste për pranimin e dhjamit dhe mësuese.

Di Prima, është autore gati dhjetëra librave. Vepra e saj është përkthyer në më shumë se 20 gjuhë.




Poezi me rastin e ditëlindjes së gjyshit -


PESCE D'APRILE

Sot është ditëlindja jote

dhe pothuaj

unë kisha provuar tashmë të t'i shkruaj këto gjëra,

por tani që çmenduri po trashet,

unë dua të të falenderoj

sepse më ke thenë se çfarë të pres më

sepse s'kanë lëvizur përtej grushta

në atë sallë të zymtë të Bronxtit

falemnderit

per të qarën tende te sinqerte e në kohë

për dëgjimin e shumë operave italiane

zemërthyer për atë

që shkula flokët e mi kur

u zhvasja gjethet nga pemëve kështu

që të dije se ç'do të thotë, ne tani

jemi brenda, revolucioni,

deri te gjunjët dhe batica ngrihet,

përqafoj të panjohur nëpër rrugë,

plot me dashurinë e tyre dhe timen,

dashuria që na ke thënë ose vjen ose dhe jemi

të vdekur, ua the të gjithëve në atë park të Bronxit, unë dëgjoja

në muzgun pranveror të Bronxit, frymën e yjeve, aq të shkëlqyeshme

ti për mua me flokë të bardhë, shtati yt sytë e tu

krenar dhe blu, të rrallë tek një italian, dhe unë rrija

mënjanë duke të parë ty, gjyshi im

se njerëzit dëgjonin, dhe unë rri mënjanë

të dëgjoj ndërsa u shërbej supën

të rinjtë me dritë mbi fytyrat e tyre

në tavolinën time, ata flasin për dashuri, flasin për revolucion

ç'është dashuria, dhe e theksojnë fort, oh, sa

do të na donit të gjithëve, do të buburnit mençurinë tuaj anarkiste mbi ne, duke shpallur Danten, Giordano Brunon, burra besnikë

për t'u shërbyer qëllimeve tuaja, mirë, duhet të dish

që e bëjmë për ty e për gjakun tënd, për Carlo Trescan,

për Sako dhe Vanzettin, pa e ditur

ose mendoni, se e bëjmë për Aubreu Beardsley

Oscar Wilde (të gjitha fanarët e rrugës do jenë vjoletë),

e bëjmë për Trotskyn e Shelleyn e të mëdhin / Kropotkin e lodhshëm

Sulmuesit e Eisenstein, mërzitjet e Jean Cocteau,

i bëjmë për

yjet mbi Bronx

që mund të shikojnë tokën

pa turp

Përktheu: #Faslli #Haliti

56 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page