top of page

POEZI KUSHTUAR DIEGO RIVERAS


Frida Kahlo, lindur në Magdalena Carmen Frieda Kahlo Calderón, piktore meksikane. Frida Kahlo ishte gruaja e parë e Amerikës Latine e portretizuar në një pullë postare të Shteteve të Bashkuara (është një autoportret i artistes I punuar në vitin 1933), I nxjerrë në 21 qershor 2001


POESI KUSHTUAR DIEGO RIVERAS


Në pështymë

në letër

në eklipse.

në gjitha vargjet

në gjithë ngjyrat

në gjithë krikllat

në gjoksin tim

jashtë, brenda meje

në skrivani - në vështirësitë e të shkruarit

në habinë e syve të mi

në hënat e fundit të diellit

(dielli nuk ka hënë), në gjithçka.

Të flasësh "për gjithçka" është çmenduri dhe madhështi.

Diego në urinën time - Diego në gojën time

në zemrën time - në marrëzinë time - në ëndrrën time

në letrërthithëse - në majë të penës

në lapsat - në peizazhet - në ushqim - në metal

imagjinatë.

Në sëmundjet - në thyerjet - në pretekstet e tua

në sytë e tij - në gojën e tij

në gënjeshtrat e tij.


Përkthim nga #Faslli #Haliti

34 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page