
Poetja Gaba në Antologjinë poetike
Një nga emrat më premtues të poezisë së sotme shqiptare, që lëvrohet në SHBA, Arjana Gaba Fetahu, është seleksionuar dhe përfshirë në Antologjinë „Diell s'lind e s'perëndon përmbi Tiranë“ (Antologji e poezisë moderne shqipe 1930-2023) përgatitur për botim nga Ismet Mehmeti. Kjo autore hyn në periudhën e tretë krahas poetëve të tjerë Elida Buçpapaj, Agim Bajrami, Albana Ponari, Alma Jaku, Sidorela Risto, e të tjerë. Pa u përfshirë në detajet e kësaj Antologjie, mbetemi në lajmin e mirë të përfshirjes së poetes Arjana Gaba Fetahu në brendësi të saj, duke konfirmuar kështu një fakt real të vlerësimit të poezisë së saj që vjen përditë e në rritje. Urime Arjana Fetahu Gaba!


Comments