top of page

POETIT ALI ASLLANI


Hiqmet Mehmeti

Më solle, o mik, Një sqep dallëndyshe, Një zog mbi qerpik, Një shqiponjë gjyshe.


Më solle një vetull Me cepin e thyer, Vajzën flokëderdhur, Me hënën e lyer.


Më solle rakinë Të vjetër prej rrushi, Këngën dhe dollinë , Kupëzat prej bushi.


Më kujton dhe labin Me gunën e dhirtë, Që shkon e merr vrapin Për një ftuj' të mirë.


S'kam si t'i harroj Vajzat "guguftu", Nëpër mend e shkoj Edhe zonjën Lu...


Sa për " Hanko Hallën" Në qoshen e odës, Pa frik' e them fjalën: " Në çdo koh', e modës".


H. Mehmetaj

62 views1 comment

1 Comment


kadritarelli
Dec 09, 2021

Urime dhe mirenjohje per poetin dhe shtetarin e madh. Sa shume i kujtojme burrat e rend, ku na dhembin syte nga te rinjte pa pënde

.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page