top of page

POETI MAGJISTAR


Ilir Bobo

 

POETI MAGJISTAR

       (M. GJ)

 

I qepem prapa një poeti,

Një mikut të babait tim;

E lus të më rrëfejë sekretin,

E Gjuhës Shqipe, shkrim e këndim!

 

Orfeu do ja kish zilinë,

Në rrokje, muzikalitetin;

Se dhimbja e lartëson njerinë,

Kthen fillozof, edhe poetin!

 

Thonë, ka mësuar magjinë e fjalës,

(Nga Kryeëngjëlli, Mikael).

Godet me tingujt e balladës,

"Dragojtë e Hadit, qentë cerber!"

 

Shtatshkurtër, balli i tij, me brazda,

Këndon lirikën e poetit;

Totalitarët kthen në kërrma,

Dhe sot, "me heshtën e shën Gjergjit!"

 

Dhjetor 2023.

76 views0 comments

Comentarii


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page