top of page

POETI I GJITHË BOTËS


Jani Rico

Nga Vasil Klironomi


Poeti Jani Rico u lind në Monemvasia më 1 maj të vitit 1909 në Athinë dhe vdiq më11 nëntor 1990. Ishte një nga poetët më të mëdhenj grekë të shekullit XX me reputacion dhe rrezatim ndërkombëtar. Krijimtaria e Ricos përfshin një numër të madh librash me poezi, përkthime të letërsisë bashkëkohore dhe shkrime publicistikë. Në Athinë fillimisht punoi si regjisor autodidakt, njëkohësisht dhe valltar në Skenën Lirike. Më pas, aktor në Teatrin Kombëtar.

Ishte fëmija e fundit e familjes Rico. I ati i tij Elefterios me origjinë nga Kreta; monarkist, zotëronte një pasuri të patundshme. E ëma Elefteria,bijë tregtarësh të pasur nga Jithio. U martuan kur ishte vetëm 13 vjet, duke u pajtuar se do të bashkëjetonin vetëm kur ajo të mbaronte nivelin e ulët të arsimimit të mesëm. Gjatë gjithë kohës jeta e çiftit u përshkua prej mosmarrëveshjeve të thella, sepse Elefterios, ishte maniak dhe bënte një jetë të shthurur «në kumar dhe me gratë.»

Ndërkaq, Ricosi i vogël shfaqi prirjet për artet, në pikturë dhe në piano dhe siç dëshmon edhe vet, shkruan vargje qysh në moshë 7 vjet. Nëna e mbështet dhe beson se : /do të bëhet pasuesi i poetit të madh kombëtar të Greqisë, Kosti Pallama/. PorRicua i vogël parapëlqen lojërat dhe jo mësimet dhe për këtë shkak shpesh, ai do të ndëshkohet nga mësuesi duke e detyruar të qëndroj më këmbë në një cep të klasës.

Μë pëlqenin ndëshkimet shkruan: / Më pëlqente të isha i ndëshkuar. Nuk më pëlqenin njerëzit që shkëlqenin për gjithçka. Dhe më tej:/ Mendoj se njeriu i pandëshkuar në jetë, asnjëherë nuk e kupton se çdo të thotë shkelje e së ndaluarës. Dhe përderisa jeta është plot ndalime, mësova të shkruaj poezi për t’ i kapërcyer/...

Atë që humbi nga shkolla e gjeti në bibliotekën e nënës, ku njohu dhe të Majtën, gjë që mërziti pa masë të atin.

Vjen një ditë dhe familja shkatërrohet ekonomikisht. Së bashku me varfërinë, jeta e Ricos do të kalojë nëpër prova shumë të vështira. Vdekja e të vëllait nga tuberkulozi dhe disa muaj më vonë vdekja e nënës nga e njëjta sëmundje, ishin ngjarje që do ta tronditnin thellë poetin e ardhshëm. Mbas këtyre dy fatkeqësive motra e madhe Nina, martohet me policin e fshatit dhe largohet nga shtëpia. I ati çmendet. Jeta e tij mbaron në çmendinën Dhafni. Po aty, më 1936 do të përfundoj dhe e motra Lula, shoqja besnike e viteve të fëmijërisë.

Nuk do të vonoj dhe Rico do të infektohet dhe ai nga tuberkulozi. Gjer në vitin 1940, jeta e tij do të shkoj nëpër sanatoriume. Ndërkaq në Athinë, me disa ndërprerje kohe për të mbijetuar detyrohet të bëj punë të rënda dhe poshtëruese. Ndodhitë në fjalë shënojnë kohën kuraktori Stelio Bokoviç duke e parë të uritur, të sëmur dhetë mjeruar, i drejtohet gazetës Akropol dhe Aleko Lidhoriki, shkroi një artikull për shpëtimin e poetit ku propozoi dhe një fond publik. Ofertat mbërritën por Rico i refuzoi.

Përkundërfatkeqësive dhe të vetë vdekjes që e kërcënon vazhdimisht, Ricojeton në valën e ethshme të një krijimtarie të gjerë poetike. Shkruan pa reshtur. Në vitin 1934 shkruan vëllimin me poezi «Traktor», 1935 «Piramidat», 1936 «Epitaf», 1937 «Kënga e motrës sime»,1937 «Një xixëllonjë ndriçon natën», 1938 «Simfoni pranverore», 1940 poemën madhështore «Marshi i oqeanit».

Në poezi gjeti strehën e përhershme por që nga viti 1929 edhe inspirohet prej idealit socialist, që e përqafoi në sanatoriumin e Sotirias – atje ku kuroheshin shumë luftëtarë. Besimi në atë ideal të ardhshëm, do të frymëzonte dhe poezinë e tij.

Në vitet e para të pasluftës punon si korrektor dhe redaktor në shtëpinë botuese Govosti dhe njëkohësisht, bashkëpunon me revistën Eleftera Gramata. Në vitin 1954 martohet me mjeken Garufalio Gjeorgjiadhu. Pas një viti lindet bija Eri. Në vitin 1956 nderohet me Çmimin e Parë Shtetëror të Poezisë për poemën «Sonata e Hënës». Por krijimtaria e tij nuk fillon dhe as mbaron këtu.Më 1943 boton «Mazurkë e vjetër në rritëm shiu», më 1945 «Shoku ynë», më 1952 boton «Njeriu me karafil», 1954 «Zgjim», 1955 «Yll mëngjesi», 1957 «Mëhallat e botës», 1958 «Arkitektura e drurëve», 1959 «Plakat dhe deti», 1966 «Romiosini» dhe më tej dhjetëra libra të tjerë me poezi.

Gjer më 21 prill të vitit 1967, ishin vite të qeta. Poezia e tij bëhej e njohur,por, me vendosjen e Diktaturës Ushtarake, Rico arrestohet dhe çohet në Hipodrom. Në vazhdim internohet në Jiaro dhe më pas në Partheni të Leros. Nga tetori i vitit 1968 gjer në fund të vitit 1970, mbahet në arrest shtëpie në Karlovasi të Samos. Përsëri ndalohet qarkullimi i librave të tij. Më 1971 kthehet i lirë në Athinë.

Ka ardhur koha e njohjes në Greqi dhe në botë. Menjëherë pas tranzicionit (1975), nderohet doktor nderi në Universitetin e Selanikut, më 1978 gjithashtu nderohet me titullin doktor në Universitetin Birmingham në Angli, më 1984 në Universitetin Karl Marks në Leipzing dhe po këtë vit në Universitetin e Athinës. Në vitin 1977 i jepet Çmimi Leni për Paqen.

Krijimtaria e Ricos përbëhet nga 100 libra me poezi, 4 vepra teatrale si dhe 9 dedikime në prozë me titullin e përgjithshëm«Ikonostaset e shenjtorëve anonim».Janë botuar gjithashtu 12 libra me përkthime dhe një libër me ese. Vepra e poetit Jani Rico është përkthyer në dyzetë gjuhë të huaja dhe është publikuar nga 320 shtëpi botuese në gjithë planetin.

Vasil Klironomi

53 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page